Kapitujt

2 i Kronikave: 3. Salomoni e filloi ndėrtimin e Shtėpisė sė Zotit

3

1 Atėherė Salomoni e filloi ndėrtimin e Shtėpisė sė Zotit nė Jerusalem nė malin Mori, qė kishte qenė caktuar prej Davidit, babait tė tij, por nė atė vend qė Davidi e kishte bėrė gati, nė lėmėn e Ornan Jebuseut. 2 Ndėrtimin e filloi nė muajin e dytė tė vitit tė katėrt tė mbretėrimit tė vet.

3 Dhe ja, masat qė i caktoi Salomoni pėr ndėrtimin e Shtėpisė sė Hyjit: gjatėsia gjashtėdhjetė kute, me kute tė moēėm, kurse gjerėsia njėzet kute. 4 Tremja, nė ballė, ishte e gjatė sipas gjerėsisė sė Shtėpisė: njėzet kute. I lartė ishte njėqind e njėzet kute. Pėrbrenda e praroi me ar tė kulluar. 5 Sallėn e madhe e mbuloi me dėrrasė bredhi dhe e veshi me pllaka ari tė kulluar gjithkund. Nė to gdhendi palma dhe i gėrshetoi njėra me tjetrėn me vargje. 6 Po ashtu truallin e Tempullit e shtroi me mermer shumė tė ēmueshėm dhe tejet tė bukur.

7 Me arin qė ishte prej Parvaimit e veshi sallėn: d. t. th. muret, tratė, praqet dhe dyert. Nė mure gdhendi kerubinė.

8 E punoi edhe sallėn e Shenjtėrores sė shenjtėroreve: gjatėsia sipas gjerėsisė sė Shtėpisė, njėzet kute dhe gjerėsia po ashtu njėzet kute. E veshi me pllaka ari tė kulluar: shpenzoi afėr gjashtėqind talenta. 9 Pėr gozhda pėrdori pesėdhjetė sikla ari. Po ashtu edhe dhomat e sipėrme i veshi me ar.

10 Nė sallėn e Shenjtėrores sė shenjtėroreve i punoi dy kerubinė: vepėr skulptori, dhe i veshi me ar. 11 Krahėt e kerubinėve ishin tė gjatė njėzet kute, kėshtu qė njėri krah ishte i gjatė pesė kute dhe e prekte murin e sallės, kurse tjetri po ashtu pesė kute qė e prekte krahun e tjetrit kerubin. 12 Po ashtu edhe krahu i kerubinit tjetėr ishte pesė kute dhe mbėrrinte ta prekė murin e sallės, kurse krahu tjetėr po ashtu pesė kute prekte krahun e kerubinit tjetėr. 13 Kėshtu, krahėt e tė dy kerubinėve, ishin tė shtrirė dhe kishin njėzet kute gjatėsi.

14 E punoi edhe velin prej pėlhure vjollcė, tė purpurt, pėlhure tė kuqe e prej bezeje dhe qendisi nė tė kerubinė.

15 Nė hyrje tė Shtėpisė punoi edhe dy shtylla, qė ishin tridhjetė e dy kute tė larta, kurse krerat e tyre ishin pesė kutesh. 16 Gėrshetoi keza dhe i vendosi nė majė tė shtyllave; punoi gjithashtu edhe njėqind shega qė i vuri ndėrmjet gėrshetave. 17 Shtyllat i vendosi nė ballė tė Tempullit, njėrėn nė tė djathtėn e tjetrėn nė tė majtėn. Atė qė ishte nė tė djathtė e quajti Jakin, kurse atė nė tė majtė Booz.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Salomoni e filloi ndėrtimin e Shtėpisė s...