Kapitujt

2 i Kronikave: 5. Bartja e Arkės

5

1 Kėshtu u kryen punimet qė Salomoni i bėri pėr Shtėpinė e Zotit. Salomoni i futi nė thesarin e Shtėpisė sė Hyjit gjithēka kishte kushtuar i ati i tij Davidi: argjend, ar dhe tė gjitha enėt.

Bartja e Arkės

2 Pastaj Salomoni e bashkoi nė Jerusalem tė gjithė parinė e Izraelit, mbarė prijėsit e fiseve dhe krerėt e vėllazėrive tė bijve tė Izraelit pėr ta kaluar Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit prej Qytetit tė Davidit, d. t. th. prej Sionit. 3 Tė gjithė burrat e Izraelit u mblodhėn te mbreti ditėn e festės tė muajit tė shtatė. 4 Kur u bashkuan tė gjithė krerėt e Izraelit, levitėt e bartėn Arkėn 5 dhe e sollėn atė dhe Tendėn e Takimit me tė gjitha pjesėt pėrkatėse tė Tendės. Tė gjitha enėt e Shenjtėrores qė ishin nė Tendė i mbartėn priftėrinjtė levitė. 6 Kurse mbreti Salomon dhe mbarė bashkėsia e Izraelit: tė gjithė ata qė ishin bashkuar tek ai para Arkės, flijonin dele e lopė tė panumėrta: kaq i madh ishte numri i flive.

7 Priftėrinjtė e sollėn Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit nė vendin e saj, nė Dabirin e Tempullit, nė Shenjtėroren e shenjtėrve nėn krahėt e kerubinėve. 8 Kerubinėt i kishin krahėt e shtrirė pėrmbi vendin, nė tė cilin ishte vendosur Arka dhe e mbulonin pėrsipėr Arkėn dhe shtatkat e saja. 9 Majėt e shtatkave, me tė cilat bartej Arka, ngaqė ishin pak mė tė gjata, shiheshin brenda nė Dabir, por ai qė ishte pėrjashta, nuk mund t’i shihte. Kėshtu, pra, Arka qėndron aty deri nė ditėn e sotme. 10 Brenda nė Arkė nuk mbahej asgjė tjetėr pėrveē dy rrasave qė i vendosi Moisiu nė Horeb, kur Zoti bėri Besėlidhje me bijtė e Izraelit pasi kishin dalė prej Egjiptit.

Hyji e bėn pronė tė veten Tempullin

11 Tani, posa dolėn priftėrinjtė jashtė Shenjtėrores ‑ sepse tė gjithė priftėrinjtė qė u gjetėn aty ishin shenjtėruar pa marrė parasysh rendin dhe ndėrresėn e shėrbesave ‑ 12 ndėrkaq edhe tė gjithė levitėt kėngėtarė, tė gjithė qė ishin nėn drejtimin e Asafit, tė Emanit e tė Iditunit, bijtė e vėllezėrit e tyre, tė veshur me pėlhurė liri, me cimbale, psalterė e me cetra, qėndronin nė kėmbė nė krahun e lindjes sė lterit e, sė bashku me ta, edhe njėqind e njėzet priftėrinjė qė u binin borive ‑ 13 kėshtu, pra, ndėrsa tė gjithė sė bashku e me bori e me zė e me cimbale e me vegla tė ndryshme muzikore, duke u rėnė e duke e lartėsuar njėherėsh zėrin, ia filluan me njė zė ta lavdėrojnė Zotin e thanė: “Lėvdojeni Zotin, sepse ėshtė i mirė, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij”, Shtėpia e Hyjit u mbush me re, 14 dhe priftėrinjtė pėr shkak tė resė nuk mundėn ta vijonin shėrbesėn: Lavdia e Zotit e mbushi Shtėpinė e Hyjit!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Bartja e Arkės