Kapitujt

2 i Kronikave: 13. Lufta

13

1 Tė tetėmbėdhjetin vit tė mbretėrisė sė Jeroboamit, mbi Judė u bė mbret Abia. 2 Mbretėroi tre vjet nė Jerusalem. E ėma e tij quhej Mikajė. Ishte bija e Urielit nga Gabaa.

Atėherė shpėrtheu lufta ndėrmjet Abisė e Jeroboamit. 3 Abia nisi luftėn me njė ushtri katėrqind mijė burrash tė zgjedhur pėr luftė, kurse Jeroboami i rreshtoi nė luftė kundėr tij tetėqind mijė njerėz, tė gjithė trima tė zgjedhur e pėr luftė tejet tė fortė.

Fjalimi i Abisė

4 Abia qėndroi nė majė tė malit Semeron qė ėshtė nė malet e Efraimit e tha: “Dėgjo, Jeroboam e mbarė Izraeli! 5 Vallė a nuk e dini se Zoti, Hyji i Izraelit, ia ka dhėnė mbretėrinė pėrgjithmonė Davidit mbi Izraelin, atij dhe pasardhėsve tė tij! Dhe kjo me njė besėlidhje tė pashkatėrrueshme!

6 U ēua Jeroboami, biri i Nabatit, shėrbėtori i Salomonit, birit tė Davidit, dhe bėri kryengritje kundėr zotėrisė sė vet, 7 rreth tij u bashkuan disa njerėz tė mbrapshtė e askushi dhe ia dolėn t’i kundėrshtojnė Roboamit, birit tė Salomonit. Roboami ishte i ri dhe jo guximtar e s’mundi t’u bėnte ballė. 8 Por edhe tani ju thoni se mund t’i bėni ballė mbretėrisė sė Zotit qė ėshtė nė dorė tė bijve tė Davidit. Keni njė sasi tė madhe populli dhe viēa tė artė qė jua punoi pėr zotat tuaj Jeroboami. 9 Ju i flakėt priftėrinjtė e Zotit, bijtė e Aronit, edhe levitėt dhe caktuat pėr priftėrinj siē bėjnė popujt paganė. Kushdo qė vjen tek ju me mėzat pėr dore e me shtatė desh, bėhet prift i atij qė nuk ėshtė Hyj. 10 Kurse Hyji ynė ėshtė Zoti, tė cilin ne nuk e kemi lėnė; priftėrinjtė, bijtė e Aronit, i shėrbejnė Zotit edhe levitėt kryejnė shėrbesėn e tyre. 11 Pėr ēdo ditė i kushtojnė Zotit fli shkrumbimi, nė mėngjes e nė mbrėmje, djegin kem tė erėmirė, paraqiten bukėt e kushtimit nė tryezė tė pastėr. Ndėr ne ėshtė shandani i artė dhe dritėzat e tija qė ndizen ēdo mbrėmje: sepse ne i mbajmė urdhėrimet e Zotit, Hyjit tonė, qė ju e flakėt. 12 Prandaj, nė ushtrinė tonė Prijės ėshtė Hyji dhe priftėrinjtė e tij qė u bien borive tė tingėllojnė thekshėm kundėr jush, o bijtė e Izraelit! Mos luftoni kundėr Zotit, Hyjit tė etėrve tuaj, se qe besa s’ju del mirė”!

Luftimi

13 Ndėrkaq Jeroboami i rrethoi judenjtė me njė pritė pas shpine. Izraelitėt ishin kėshtu pėrballė Judės dhe pas shpinės sė tyre. 14 Si u sollėn judenjtė, panė se u duhej tė luftonin pėr ballė e pas shpine. Atėherė thirrėn ndihmėn e Zotit e priftėrinjtė filluan t’u bien borive. 15 Tė gjithė trimat e Judės e lėshuan britmėn e kushtrimit. Dhe, ja, ndėrkohė qė ata po lėshonin britmėn e kushtrimit, Hyji ia futi frikėn nė palcė Jeroboamit dhe mbarė Izraelit para Abisė dhe Judės. 16 Bijtė e Izraelit u vunė tė iknin para Judenjve dhe Hyji i lėshoi nė duar tė tyre. 17 Kėshtu, pra, Abia dhe ushtria e tij bėnė njė emnesė mbi ta: prej izraelitėve mbetėn tė vrarė pesėqind mijė trima tė zgjedhur. 18 Aso kohe qenė pėrvujtėruar rėndė bijtė e Izraelit, kurse bijtė e Judės erdhėn e u forcuan, sepse shpresėn e kishin vėnė nė Zotin, Hyjin e etėrve tė tyre.

Mbarimi i mbretėrimit tė Abisė

19 Abia e pėrndoqi Jeroboamin qė u vu nė ikje dhe i pushtoi disa qytete tė tija: Betelin me fshatrat e tij, Jesanėn me fshatrat e tij edhe Efronin me fshatrat e tij. 20 Gjatė jetės sė Abisė, Jeroboami s’mundi mė tė pėrtėrihej nė fuqi. Zoti e goditi dhe Jeroboami vdiq.

21 Abia erdhi duke u forcuar. Mori katėrmbėdhjetė gra dhe i lindėn njėzet e dy djem e gjashtėmbėdhjetė vajza. 22 Historia e Abisė, sjellja dhe fjalimet e tija janė tė shkruara nė tregimin e profetit Ado. 23 Pastaj edhe Abia fjeti me etėrit e vet dhe e varrosėn nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret Asa, i biri. Nė kohėn e kėtij vendi pati paqe dhjetė vjet.

Kapitujt

Kapitujt