Kapitujt

2 i Kronikave: 24. Joasi e rindėrton Tempullin

24

1 Joasi s’kishte mė shumė se shtatė vjet kur u bė mbret. Nė Jerusalem mbretėroi dyzet vjet. E ėma e kishte emrin Sebi. Ishte nga Bersabeja. 2 Gjatė tė gjithė ditėve tė kryepriftit Joadė bėri ēka ishte e mirė ndėr sytė e Zotit. 3 Jojada e martoi me dy gra, prej tė cilave i lindėn djem e vajza.

4 Mė vonė Joasi vendosi ta rindėrtojė Shtėpinė e Zotit. 5 I bashkoi priftėrinjtė dhe levitėt e u tha: “Shkoni nė qytetet e Judės e mblidhni ēdo vit prej tė gjithė izraelitėve para pėr ta rindėrtuar Tempullin e Hyjit. Bėjeni kėtė punė me nxitim!” Por levitėt nuk nxituan. 6 Atėherė mbreti e thirri Jojadėn, qė ishte i pari i tyre, e i tha: “Pse nuk u kujdese t’i shtrėngosh levitėt tė mbledhin prej Judės e prej Jerusalemit paratė qė i caktoi Moisiu, shėrbėtori i Zotit, qė i kanė pėr detyrė tė gjithė anėtarėt e bashkėsisė sė Izraelit t’i sjellin nė Tendėn e Takimit? 7 Atalia e pafe dhe bijtė e saj e kanė lėnė tė shkojė dėm Shtėpia e Hyjit dhe pėr mė tepėr tė gjitha gjėrat e kushtuara tė Tempullit tė Zotit, ua kushtuan Baalėve”.

8 Prandaj mbreti dha urdhėr e ata e punuan njė arkė dhe vendosėn te dera e Shtėpisė sė Zotit, pėrjashta. 9 Pastaj u shpall nė Judė e nė Jerusalem se duhej tė sillej te Zoti pagesa qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ia kishte caktuar Izraelit nė shkretėtirė. 10 Tė gjithė prijėsit dhe populli u gėzuan, erdhėn e sollėn dhe hodhėn aq sa arka u mbush.

11 Tani, kur ishte koha tė ēohej te mbarėshtuesja mbretėrore qė ishte nė duar tė levitėve, e kur shihnin se ka shumė para, vinte shkruesi i mbretit dhe ai qė e caktonte prijėsi i priftėrinjve, i nxirrnin paratė qė ishin nė arkė, kurse arkėn e vinin pėrsėri nė vendin e saj. Kėshtu bėnin kohė pas kohe dhe u bashkua njė sasi e madhe parash. 12 Mbreti dhe Jojada paratė ua dhanė atyre qė ishin nė krye tė punimeve tė Shtėpisė sė Zotit. Kėta me to i paguanin gdhendėsit e gurėve, mjeshtrit e punimeve tė ndryshme pėr rindėrtimin e Shtėpisė sė Zotit, si dhe farkėtarėt e hekurit e tė bronzit pėr ta forcuar Shtėpinė e Tėnzot. 13 Punėtorėt e vazhduan punėn; puna pėrparonte nė duart e tyre, e ndreqėn Shtėpinė e Zotit, e prunė nė gjendjen e parė dhe e bėnė tė fortė. 14 Kur i kryen kėto punime, pjesėn e parave qė teproi e sollėn para mbretit dhe para Jojadės. Me to u punuan enėt e Tempullit pėr shėrbesė dhe pėr fli shkrumbimi, kupa dhe enė tė tjera ari e argjendi.

Sa qe gjallė Jojada vazhdimisht u kushtuan nė Shtėpinė e Zotit ēdo ditė flitė e shkrumbimit.

15 Por Jojada, plak i ngarkuar me shėngjergja, vdiq njėqind e tridhjetė vjeēar. 16 E varrosėn nė Qytetin e Davidit bashkė me mbretėr, sepse bėri mirė nė Izrael ndaj Zotit e ndaj Shtėpisė sė tij.

Rėnia e Joasit dhe ndėshkimi

17 Pasi vdiq Jojada, prijėsit e Judės hynė te mbreti dhe e pėrshėndetėn me nderim. Mbreti i zbutur me dhurata kėsaj here i dėgjoi. 18 Kėshtu e lanė Tempullin e Zotit, Hyjit tė etėrve tė vet, dhe i nderuan banirėt e shuguruar dhe idhujt. Pėr shkak tė kėtij mėkati tė tyre, hidhėrimi i Zotit shpėrtheu kundėr Judės e Jerusalemit. 19 U qenė dėrguar profetė qė tė ktheheshin nga Zoti. Profetėt i qortonin, por ata nuk ua vinin veshin.

20 Kėndej Shpirti i Hyjit e pushtoi Zakarinė, birin e priftit Jojada. Ky qėndroi pėrpara popullit e u tha: “Kėshtu thotė Hyji: Pse i shkelni urdhėrimet e Zotit? Kjo gjė nuk do t’jua sjellė tė mirėn! Pasi ju e latė Zotin, edhe Zoti do t’ju lėrė ju!”. 21 Ata u ēuan kundėr tij dhe me urdhėr tė mbretit e mbytėn me gurė nė tremen e Shtėpisė sė Zotit. 22 Mbretit Joas nuk deshi t’i bjerė ndėr mend dashuria qė ia kishte treguar Jojada, babai i tij, por e vrau tė birin e tij, qė, duke vdekur, tha: “Zoti paftė e pagoftė!”.

23 Tashti, nė krye tė vitit, u ēua kundėr tij ushtria e Sirisė, i ra Judės e Jerusalemit, i shfarosėn tė gjithė prijėsit e popullit dhe mbarė prenė ia dėrguan mbretit nė Damask. 24 E, megjithėse kishte ardhur njė numėr i vogėl sirianėsh, Zoti e lėshoi nė duart e tyre njė ushtri shumė tė madhe pėr arsye se e kishin lėnė Zotin, Hyjin e etėrve tė vet. Edhe kundėr Joasit, ushtruan dėnime poshtėruese. 25 Ata shkuan dhe e lanė shumė tė sėmurė. Kundėr tij u ēuan shėrbėtorėt e tij dhe, pėr ta marrė gjakun e birit tė priftit Jojadė, e vranė nė shtratin e tij dhe vdiq. E varrosėn nė Qytetin e Davidit, por jo nė varrezat e mbretėrve.

26 Ata qė u ēuan kundėr tij qenė: Zabadi, biri i Semaatit Amonaj, dhe Jozabadi, biri i Semaritit Moabaj.

27 Lidhur me bijtė e tij, me tatimet qė ai i mblodhi, me rindėrtimin e Shtėpisė sė Hyjit u shkrua nė shtjellimet e Librit tė Mbretėrve. Nė vend tė tij u bė mbret i biri, Amasia.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Joasi e rindėrton Tempullin