Kapitujt

2 i Kronikave: 8. Pėrfundim: mbarimi i ndėrtimit

8

1 Si kaluan njėzet vjet gjatė tė cilėve Salomoni e ndėrtoi Shtėpinė e Zotit dhe pallatin e vet, 2 ai i rindėrtoi edhe qytetet qė ia kishte dhėnė Hirami dhe i vendosi tė banojnė nė to bijtė e Izraelit.

3 Salomoni pastaj shkoi nė Ematin tė Sobės dhe e pushtoi. 4 E rindėrtoi Palmirėn nė shkretėtirė dhe tė gjitha qytetet drithnikė qė i kishte pasė ndėrtuar nė Emat. 5 I ndėrtoi edhe Betoronin e Sipėrm e Betoronin e Poshtėm, qyteza tė fortifikuara me mure, dyer e shula. 6 Po ashtu edhe Balaatin dhe tė gjitha qytetet drithnikė qė ishin tė Salomonit dhe tė gjitha qytetet e karrocave tė luftės dhe qytetet e kalorėsve. Gjithēka Salomoni dėshiroi e synoi tė ndėrtojė, ndėrtoi nė Jerusalem, nė Liban e nė mbarė vendin e pushtetit tė vet.

7 Tė gjithė hetitėt, amorrenjtė, ferezenjtė, hevenjtė e jebusenjtė, qė kishin shpėtuar e nuk ishin izraelitė, 8 bijtė e atyre qė kishin mbetur nė vend, tė cilėt nuk i kishin vrarė bijtė e Izraelit, Salomoni i ngarkoi me angari deri nė ditėn e sotme. 9 Bijtė e Izraelit, Salomoni nuk i bėri skllevėr pėr tė punuar pėr tė, sepse ata ishin luftėtarė, prijės tė luftėrave tė tija, prijės tė karrocave tė luftės dhe tė kalorėsisė sė tij. 10 Prijėsit e mbikėqyrėsve qė i kishte mbreti Salomon ishin dyqind e pesėdhjetė. Kėta ishin nė krye tė popullit.

11 Prej Qytetit tė Davidit Salomoni e kaloi bijėn e faraonit nė pallatin qė e kishte ndėrtuar pėr tė. Ai pleqėroi: “S’do tė jetojė gruaja ime nė pallatin e Davidit mbretit tė Izraelit, sepse ėshtė i shuguruar, pasi nė tė hyri Arka e Zotit”.

12 Atėherė Salomoni i kushtoi Zotit fli shkrumbimi nė lter tė Zotit qė e kishte ndėrtuar para tremes, 13 qė ēdo ditė tė kushtoheshin nė tė sipas urdhėrit tė Moisiut: nė tė shtuna, pėr hėnė tė re dhe nė tė kremte tri herė nė vit: d. t. th. nė tė kremten e Pabrumeve, nė tė kremten e Javėve dhe nė tė kremten e Tendave. 14 Sipas vendimeve tė Davidit, tė babait tė vet, i caktoi rendete priftėrinjve nė shėrbesat e tyre dhe levitėt sipas rendeve tė tyre, qė tė lavdėrojnė e tė shėrbejnė pranė priftėrinjve sipas ritit tė pėrditshėm, derėtarėt sipas ndėrresave tė tyre, secili nė derėn e vet: sepse kėshtu kishte urdhėruar Davidi, njeriu i Hyjit. 15 Dhe nuk i shkelėn urdhėrat e mbretit lidhur me priftėrinjtė e me levitėt nė asgjė as nė rojėn e thesarėve.

16 Kėshtu u zbatua vepra e Salomonit qė prejditės qė iu hodhėn themelet shtėpisė sė Zotit deri nė ditėn qė i dha fund asaj.

Lavdia e Salomonit

17 Atėherė Salomoni shkoi nė Asiongabėr dhe nė Ailat, nė bregun e Detit tė Kuq, qė ėshtė nė Edom. 18 Atje Hirami ia dėrgoi me anė tė shėrbėtorėve anijet dhe detarėt, mjeshtra deti, tė cilėt shkuan me shėrbėtorėt e Salomonit nė Ofir dhe i sollėn prej andej katėrqind e pesėdhjetė talenta ar e ia prunė mbretit Salomon.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Pėrfundim: mbarimi i ndėrtimit