Kapitujt

2 i Kronikave: 36. Joakazi

36

1 Atėherė populli i vendit, e mori Joakazin, birin e Jozisė dhe e shpalli mbret nė Jerusalem nė vend tė babait. 2 Joakazi kishte njėzet e tri vjet kur u bė mbret dhe mbretėroi nė Jerusalem tre muaj. 3 E shkarkoi nga pushteti mbreti i Egjiptit kur erdhi nė Jerusalem dhe vendin e dėnoi tė paguante njėqind talenta argjend e njė talent ar. 4 Nė vend tė tij e vuri tė vėllanė e tij, Eliakimin, pėr mbret mbi Judėn dhe Jerusalemin dhe ia ndėrroi emrin Joakim, kurse Joakazin e mori me vete dhe e humbi nė Egjipt.

Joakimi

5 Joakimi ishte njėzet e pesė vjeē kur u bė mbret dhe mbretėroi nė Jerusalem njėmbėdhjetė vjet. Bėri tė kėqija para Zotit, Hyjit tė vet. 6 Kundėr tij erdhi Nabukodonozori, mbreti i kaldenjve dhe, tė lidhur me zinxhirė, e humbi nė Babilon. 7 Nabukodonozori mori edhe njė pjesė tė enėve tė Zotit dhe i ēoi e i vendosi nė tempullin e vet.

8 Veprat e tjera tė Joakimit, fėlliqėsitė qė i bėri dhe fajet e tjera tė tija, gjenden nė Librin e Mbretėrve tė Izraelit e tė Judės. Nė vend tė tij u bė mbret i biri, Joakini.

Joakini

9 Joakini ishte tetėmbėdhjetėvjeēar kur u bė mbret dhe nė Jerusalem mbretėroi tre muaj e dhjetė ditė. Bėri tė keqen para Zotit. 10 Nė fillim tė vitit tė ri mbreti Nabukodonozori, dėrgoi njerėzit, tė cilėt e sollėn nė Babilon duke i marrė bashkė me tė enėt mė tė ēmueshme tė Shtėpisė sė Zotit. Vuri Sedecinė, tė vėllanė e tij, pėr mbret mbi Judėn e Jerusalemin.

Sedecia

11 Sedecia kur u bė mbret ishte njėzet e njė vjeē dhe nė Jerusalem mbretėroi njėmbėdhjetė vjet. 12 Bėri tė keqen ndėr sytė e Zotit, Hyjit tė vet, as s’dėgjoi tė pėrulet para profetit Jeremi, qė i fliste nė emėr tė Zotit. 13 Gjithashtu bėri kryengritje kundėr Nabukodonozorit, qė e kishte bėrė t’i premtonte besnikėri me pėrbetim nė Hyjin. Ai mbeti kokėfortė e zemėrgur, dhe nuk u kthye kah Zoti, Hyji i Izraelit.

Kombi

14 Gjithashtu edhe tė gjithė krerėt e priftėrinjve si dhe populli mbarė i shumuan pabesnikėritė e veta duke i ndjekur fėlliqėsitė e paganėve e duke e dhunuar Shtėpinė e Zotit qė vetė Zoti e kishte shuguruar nė Jerusalem.

15 E pra, Zoti, Hyji i etėrve tė tyre, ua dėrgonte me kujdes e ditė pėr ditė lajmėtarėt e vet pėr t’i qortuar, sepse i dhimbsej populli i vet dhe banesa e vet. 16 Por ata i pėrqeshnin lajmėtarėt e Hyjit, i merrnin pėr asgjė fjalėt e tija dhe i vinin nė lojė profetėt derisa mbėrriti nė kulm hidhėrimi i Zotit kundėr popullit tė tij e mė s’kishte shėrim.

Rrėnimi

17 Atėherė e dėrgoi kundėr tyre mbretin e kaldenjve dhe i vrau tė rinjtė e tyre me shpatė nė Shenjtėroren e tij. Nuk pati mė mėshirė as pėr tė rinj, as pėr vajza, as pėr pleq, as pėr tė mbetur, por i lėshoi tė gjithė nė duart e tija. 18 Tė gjitha enėt e Shtėpisė sė Hyjit, tė mėdha e tė vogla, visaret e Tempullit, tė pallatit mbretėror e tė prijėsve i mbarti nė Babilon. 19 Atėherė armiqtė e dogjėn Shtėpinė e Hyjit, e rrėnuan murin e Jerusalemit, i dogjėn tė gjitha pallatet, rrėnuan gjithēka ishte me vlerė.

20 Mbreti i humbi nė Babiloni ata qė i shpėtuan shpatės dhe u bėnė skllevėr tė mbretit e tė bijve tė tij derisa u vendos mbretėria persiane, 21 pėr t’u plotėsuar fjala qė Zoti e tha me gojėn e Jeremisė: “Derisa toka tė mos i zhdetyrojė tė shtunat e veta, do tė pushojė pėr tėrė kohėn djerr, deri qė tė mbushen shtatėdhjetė vjet”.

Drejt sė ardhmes

22 Nė vitin e parė tė Kirit, mbretit tė Persisė, pėr tė shkuar nė vend fjala e Zotit, qė e kishte thėnė me gojėn e Jeremisė, Zoti e zgjoi shpirtin e Kirit, mbretit tė Persisė, i cili shpalli ‑ madje edhe me shkrim ‑ nė mbarė mbretėrinė e vet: 23 ”Kėshtu urdhėron Kiri, mbreti i Persisė: Zoti, Hyji i qiellit, m’i dhuroi tė gjitha mbretėritė e dheut dhe Ai mė urdhėroi t’ia ndėrtoj Shtėpinė nė Jerusalem, qė ėshtė nė Judé. Me cilindo prej jush qė i pėrket popullit tė tij, Zoti, Hyji i tij, qoftė me tė; secili le tė shkojė atje”.

Kapitujt

Kapitujt