Kapitujt

2 i Kronikave: 16. Lufta me Izraelin

16

1 Porse nė vitin e tridhjetegjashtė tė mbretėrimit tė Asės, Baasa, mbreti i Izraelit, e sulmoi Judenė. E rrethoi me mure Ramėn qė askush tė mos mundė tė hynte e tė dilte nė mbretėrinė e Asės. 2 Atėherė Asa nxori prej thesarit tė Shtėpisė sė Zotit e tė pallatit mbretėror argjend e ar dhe ia dėrgoi Benadadit, mbretit tė Sirisė, qė banonte nė Damask, me kėtė porosi: 3 “Besabesė ndėrmjet meje e teje siē ishte ndėrmjet tim atit dhe babait tėnd! Pėr kėtė arsye po tė dėrgoj argjend e ar qė ta kėputėsh besėlidhjen qė e ke me Baasėn, mbretin e Izraelit, pėr ta shtrėnguar tė mė hiqet qafe”.

4 Benadadi e dėgjoi mbretin Asė dhe i dėrgoi prijėsit e ushtrive tė veta nė qytetet e Izraelit. Kėta e goditėn Ahionin, Danin, Abelmaimin dhe tė gjitha qytetet drithnike tė Neftaliut. 5 Kur e mori vesh kėtė Baasa, pushoi sė ndėrtuari Ramėn dhe i ndėrpreu punimet e veta. 6 Atėherė mbreti Asa e bashkoi mbarė Judėn, mori gurė e lėndė, me tė cilėt Baasa e kishte ndėrtuar Ramėn dhe me to e ndėrtoi Gabanė dhe Masfėn.

7 Nė ato ditė tek mbreti i Judės Asa, shkoi Hananiu profet dhe i tha: “Pasi e mbėshtete besimin tėnd nė mbretin e Sirisė e jo nė Zotin, Hyjin tėnd, kėndej edhe ushtria e Sirisė doli prej dorės sate. 8 Vallė, etiopėt e libianėt a nuk ishin ushtri e madhe me karroca lufte, me kalorėsi e me shumė jashtėzakonisht tė madhe, tė cilėt, pse e kishe vėnė besimin nė Zotin, a nuk i lėshoi nė dorėn tėnde? 9 Sytė e Zotit vėrejnė mbarė tokėn dhe u japin fuqi atyre qė me zemėr tė ēiltėr besojnė nė Tė. Prandaj nė kėtė rast ke vepruar si i marrė dhe prej tani do tė ngrihen luftėra kundėr teje”.

10 Atėherė Asa u hidhėrua kundėr profetit dhe urdhėroi tė vihen nė pranga, sepse u hidhėrua nė tė pėr sė forti pėr shkak tė kėtyre fjalėve. Aso kohe Asa mori masa tė ashpra kundėr njė pjese tė popullit.

Fundi i mbretėrimit tė Asės

11 Historia e Asės, prej fillimit e deri nė mbarim, ėshtė e shkruar nė Librin e Mbretėrve tė Judės e tė Izraelit.

12 Asa nė vitin e tridhjetenėntė tė mbretėrimit tė vet u sėmur nga njė lėngatė tejet e rėndė e kėmbėve. As i sėmurė nuk e kėroi Zotin, por mė tepėr e mbėshteti besimin e vet nė mjeshtrinė e mjekėve. 13 Asa fjeti me etėrit e vet e, nė vitin e dyzetenjėtė tė mbretėrimit tė vet, vdiq. 14 E varrosėn nė varrin e tij qė e kishte hapur pėr vete nė Qytetin e Davidit. E vendosėn mbi shtrat plot me erėra tė mira dhe me vajėra tė ndryshėm tė pėrgatitur me mjeshtrinė e erėbėrėsit. Nė salikimin e tij bėnė njė djegie tė tillė tė mrekullueshmeve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Lufta me Izraelin