Kapitujt

2 i Kronikave: 10. Ndarja

10

1 Roboami shkoi nė Sikem, sepse atje ishte mbledhur mbarė Izraeli pėr ta bėrė mbret. 2 Kur Jeroboami, biri i Nabatit, e kuptoi kėtė ‑ ai ndodhej nė Egjipit, ku kishte ikur atje prej frikės sė Salomonit ‑ menjėherė u kthye. 3 E thirrėn dhe ai shkoi bashkė me mbarė Izraelin. Populli i tubuar foli me Roboamin dhe i thanė: 4 “Yt atė na ka shtypur me njė zgjedhė shumė tė rėndė. Ti tani na e lehtėso barrėn e shėrbimit qė na e ngarkoi yt atė dhe zgjedhėn e rėndė qė na e mbėrtheu e ne do tė tė shėrbejmė”. 5 Ai u pėrgjigj: “Ejani tek unė pas tri ditėsh”.

Pasi u largua populli, 6 mbreti Roboam u kėshillua me pleqtė, me tė cilėt kėshillohej i ati i tij Salomoni kur ishte gjallė. I pyeti: “Ē’kėshillė mė jepni qė t’i pėrgjigjem popullit”? 7 Ata i pėrgjigjėn: “Nėse i pėlqen kėtij populli dhe nėse i flet me fjalė tė buta, do tė tė shėrbejnė gjithmonė”. 8 Por ai e hodhi kėshillėn e pleqve dhe filloi tė kėshillohet me tė rinjtė qė ishin rritur me tė dhe ishin pėrcjellja e tij. 9 Edhe atyre u tha: “Si e mendoni ju dhe ēfarė pėrgjigje duhet t’i japim kėtij populli qė mė tha: ‘Na e lehtėso zgjedhėn qė na e ngarkoi yt atė’”! 10 Tė rinjtė qė kishin qenė rritur me tė i pėrgjigjėn e i thanė: “Kėshtu thuaji popullit qė tė tha: ‘Yt atė na ngarkoi zgjedhė tė rėndė, ti na e lehtėso’, pėrgjigju e thuaju: Gishti im i vogli do tė jetė mė i trashė se ija e tim eti. 11 Im atė ju ngarkoi zgjedhė tė rėndė, por unė do t’jua shtoj barrėn; im atė ju rrahi me frushkuj, kurse unė do t’ju rrah me frushkuj me plumba”.

12 Kėshtu, pra, Jeroboami dhe mbarė Izraeli dolėn para Roboamit tė tretėn ditė siē u kishte urdhėruar mbreti kur u tha: “Ejani tek unė tė tretėn ditė”. 13 Mbreti u pėrgjigj me fjalė tė rėnda duke mos e pėrfillur kėshillėn e pleqve. 14 U foli sipas dėshirės sė tė rinjve:

“Im atė ju ngarkoi zgjedhė tė rėndė

e unė atė do ta bėjė edhe mė tė rėndė.

Im atė ju rrahi me frushkuj,

kurse unė do t’ju rrah me frushkuj me krera gallomėsh”.

15 Mbreti nuk i pranoi lutjet e popullit, sepse kėshtu ishte vullneti i Hyjit me qėllim qė tė plotėsohej fjala e tij, tė cilėn ia tha me gojė tė Ahisė nga Siloja Jeroboamit, birit tė Nabatit.

16 Atėherė mbarė Izraeli, duke parė se mbreti s’donte t’i dėgjonte, i thanė mbretit:

“S’ kemi pjesė nė Davidin

as farė trashėgimi nė birin e Isait!

Kthehu, Izrael, nė ēadrat e tua!

Tani ti, David, kujdesu pėr shtėpinė tėnde”!

Dhe Izraeli shkoi nė ēadrat e veta.

17 Roboami mbretėroi vetėm mbi ata bij tė Izraelit qė jetonin nė qytetet e Judės. 18 Atėherė mbreti Roboam e dėrgoi Aduramin, mbikėqyrėsin e angarisė, por bijtė e Izraelit e vranė me gurė dhe vdiq, kurse mbreti Roboam me tė shpejtė kėrceu nė karrocė dhe iku nė Jerusalem.

19 Kėshtu Izraeli u nda nga Shtėpia e Davidit deri nė ditėn e sotme.

Kapitujt

Kapitujt