Kapitujt

2 i Kronikave: 7. Kushtimi

7

1 Kur Salomoni e kreu lutjen, nga qielli zbriti zjarri dhe e pėrpiu flinė e shkrumbimit e theroret dhe madhėria e Zotit e mbushi Shtėpinė. 2 Priftėrinjtė nuk mund tė hyjnė nė Shtėpinė e Zotit, sepse madhėria e Zotit e mbushi Tempullin. 3 Po ashtu edhe tė gjithė bijtė e Izraelit e shikonin zjarrin dhe lavdinė e Zotit duke zbritur mbi Shtėpinė dhe duke rėnė me fytyrė pėrmbi truall tė shtruar me gurė, e adhuruan dhe e lavdėruan Zotin: “Sepse ai ėshtė i mirė, sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij”!

4 Atėherė mbreti dhe mbarė populli zunė tė flijojnė therore para Zotit. 5 Kėshtu mbreti Salomon kushtoi fli njėzet e dy mijė bagėti tė trasha, njėqind e njėzet mijė bagėti tė imėta dhe mbreti me mbarė popullin e shuguroi Shtėpinė e Zotit. 6 Priftėrinjtė i kryenin shėrbesat e tyre e levitėt i jepnin lavdi Zotit me veglat muzikore tė Zotit qė i kishte punuar mbreti David pėr tė lavdėruar Zotin: “Sepse e amshueshme ėshtė dashuria e tij”! Ata i kėndonin kėngėt qė i kishte nxjerrė Davidi. Ndėrkaq priftėrinjtė u binin borive para tyre e populli mbarė qėndronte qiri nė kėmbė.

7 Salomoni e shuguroi gjithashtu edhe mesin e tremes para Tempullit tė Zotit; sepse aty i kishte kushtuar flitė e shkrumbimit, dhjamin e flive tė pajtimit, sepse lteri i bronztė qė e kishte punuar, nuk mund t’i zinte flitė e shkrumbimit, kushtimoret dhe dhjamin e tyre.

8 Nė atė kohė Salomoni festoi shtatė ditė dhe bashkė me tė edhe mbarė Izraeli, njė tubim shumė i madh, prej hyrjes nė Emat e deri te pėrroi i Egjiptit. 9 Tė tetėn ditė u bė njė kuvend i madh meqėnėse shugurimi i lterit zgjati shtatė ditė, edhe kremtimi zgjati po aq ditė. 10 Kėshtu mė njėzet e tre tė muajit tė shtatė e lėshoi popullin tė shkojė nė ēadrat e veta, tė kėnaqur e tė gėzuar pėr tė mirėn qė ia kishte bėrė Zoti Davidit e Salomonit dhe Izraelit, popullit tė vet.

Pėrgjigjja hyjnore

11 Salomoni e kreu Shtėpinė e Zotit dhe pallatin e vet, dhe ia doli tė pėrfundojė gjithēka kishte synuar tė bėnte nė Shtėpinė e Zotit e nė pallatin e vet. 12 Atėherė natėn Salomonit iu dėftua Zoti e i tha: “E dėgjova lutjen tėnde dhe kėtė vend e zgjodha pėr vend flie timin. 13 Kur unė ta mbyll qiellin qė tė mos bjerė shi, kur t’u urdhėroj karkalecave ta shkretojnė tokėn e kur ta ēoj murtajėn nė popullin tim, 14 e populli im, i ndėshkuar, mbi tė cilin qe thirrur Emri im, nėse ka pėr t’u lutur, nėse ka pėr ta kėrkuar fytyrėn time e nėse do tė kthehet prej udhėve tė veta tė mbrapshta, atėherė unė prej qiellit do ta dėgjoj dhe do t’ia falė mėkatet e tija dhe do ta shėroj tokėn e tyre. 15 Tani sytė e mi do tė jenė tė ēelur e veshėt e mi tė prirur ta dėgjojnė lutjen e atij qė do tė lutet nė kėtė vend. 16 Vėrtet e zgjodha dhe e shugurova kėtė vend qė tė banojė nė tė pėrgjithmonė Emri im, sytė e mi dhe zemra ime do tė qėndrojnė aty pėrgjithmonė.

17 Nė qoftė se edhe ti do tė jetosh nė praninė time, siē eci yt atė Davidi, dhe nėse do tė bėsh gjithēka si tė kam urdhėruar dhe nėse do t’i mbash rregulloret dhe vendimet e mia, 18 do ta bėj tė qėndrueshėm fronin e mbretėrisė sate, siē i jam zotuar Davidit, babait tėnd kur i thashė: Nuk do tė mungojė prej derės sate trashėgimtari qė tė jetė prijės nė Izrael. 19 Por, nė qoftė se do tė mė lini e do t’u shmangeni urdhėrave dhe urdhėrimeve tė mia qė jua parashtrova, e do tė shkoni t’u shėrbeni hyjnive tė huaja e do t’i adhuroni ato, 20 atėherė do t’ju ērrėnjos prej tokės sime qė jua dhurova dhe kėtė Shtėpi qė ia kushtova Emrit tim, do ta flak prej syve tė mi dhe do ta bėj pėrrallė e lojė pėr tė gjithė popujt. 21 E pėr kėtė Shtėpi, qė ishte e mrekullueshme, kushdo do tė kalojė pėrbri saj do tė ēuditet e do tė thotė: ‘Pse Zoti ia bėri kėshtu kėtij vendi dhe kėsaj Shtėpie’? 22 E do tė pėrgjigjen: ‘Sepse e lanė Zotin, Hyjin e etėrve tė vet, qė i kishte nxjerrė prej Egjiptit e u lidhėn me zota tė huaj dhe i adhuruan ata e i nderuan, prandaj edhe erdhėn mbi ta tė gjitha kėto tė zeza’”.

Kapitujt

Kapitujt