Kapitujt

2 i Kronikave: 23. Priftėrinjtė kundėr Atalisė

23

1 Tė shtatin vit Jojada u vendos. Ēoi e i thirri urdhėrqindėsit e ushtrisė: Azarinė, birin e Jerohamit, Ismahelin, birin e Johananit, Azarinė, birin e Obedit, Maasinė, birin e Adajės edhe Elisafatin, birin e Zekriut dhe bėri me ta besėlidhje. 2 Kėta e qarkulluan Judenė dhe i bashkuan levitėt prej tė gjitha qyteteve tė Judės dhe prijėsit e vėllazėrive tė Izraelit, dhe erdhėn nė Jerusalem. 3 Mbarė kuvendi i dheut, i mbajtur nė Shtėpinė e Hyjit, lidhi besė me mbretin. Jojada u tha: “Ja, biri i mbretit! Le tė mbretėrojė siē ka thėnė Zoti pėr bijtė e Davidit! 4 Dhe, ja, se ēfarė duhet tė bėni. 5 Njė e treta e juaj qė tė shtunėn hyni nė shėrbim edhe priftėrinj edhe levitė e derėtarė, le tė qėndrojnė nė dyer; kurse njė e treta pjesė le tė qėndrojė nė pallatin mbretėror dhe e treta pjesė tjetėr nė derėn qė quhet e Themelit, ndėrsa mbarė populli tjetėr le tė qėndrojė nė tremet e Shtėpisė sė Zotit. 6 Askush tjetėr tė mos hyjė nė Shtėpinė e Zotit pėrveē priftėrinjve dhe ata levitė qė janė nė shėrbim: le tė hyjnė vetėm ata, sepse ata janė tė shuguruar. Mbarė populli tjetėr le t’u pėrmbahet urdhėresave tė Zotit. 7 Tė gjithė levitėt, secili me armė nė dorė, le tė qėndrojnė pėrreth mbretit. Nėse ndokush tjetėr hyn nė Tempull, le tė vritet. Le t’i rrinė pėrkrah mbretit ngado qė tė shkojė”.

8 Kėshtu, pra, levitėt dhe mbarė Juda bėnė ashtu si u urdhėroi kryeprifti Jojada. Secili i mori njerėzit e vet qė tė shtunėn hynin nė shėrbim bashkė me ata qė tė shtunėn do ta lėshonin shėrbimin: sepse kryeprifti Jojadė nuk i la tė shkonin ndėrresat qė pėr ēdo tė shtunė e kishin zakon tė zėvendėsoheshin. 9 Prifti Jojadė, ua dha urdhėrqindėsve heshtat, shqytat e shqytėzat e mbretit David qė ruheshin nė Shtėpinė e Hyjit. 10 E vendosi mbarė popullin, secilin me armė nė dorė, prej pjesės sė djathtė tė Tempullit deri nė pjesėn e majtė tė Tempullit rreth e rreth mbretit para lterit e Tempullit. 11 Atėherė e nxorrėn djalin e mbretit, ia dhanė kurorėn dhe dėshminė, dhe e bėnė mbret. Atėherė prifti Jojada dhe bijtė e tij e shuguruan dhe pastaj brohoritėn: “Rroftė mbreti!”.

12 Porsa Atalia dėgjoi popullin qė vraponte e i brohoriste mbretit, hyri nė mes tė popullit nė Tempullin e Zotit. 13 Kur e pa mbretin duke qėndruar nė mėkėmbėzėn e vet nė hyrje, prijėsit e borizanėt pėrreth tij e mbarė popullin e vendit duke u gėzuar e duke u rėnė borive, dhe kėngėtarėt me vegla muzikore tė ndryshme duke i dhėnė shenjė kėndimit tė kėngėve tė lavdit, i shqeu petkat e veta e bėrtiti: “Tradhti! Tradhti!”.

14 Atėherė prifti Jojada u urdhėroi urdhėrqindėsve qė ishin nė krye tė ushtrisė, e u tha: “Nxirreni jashtė hijes sė Tempullit! Ai qė e pėrkrah, le tė vritet pėrjashta me shpatė!”. Sepse prifti u kishte urdhėruar: “Mos e vritni nė Shtėpinė e Zotit”! 15 Ata e kapėn. Kur hyri nga dera e Kuajve tė pallatit mbretėror, e vranė aty.

Reforma e Jojadės

16 Jojada bėri besėlidhje ndėrmjet vetes, mbarė popullit dhe mbretit se do tė jenė popull i Zotit. 17 Prandaj mbarė populli shkoi nė faltoren e Baalit dhe e rrėnuan atė, lterėt dhe truporet e idhullit i copėtuan, kurse Matanin, priftin e Baalit, e vranė para lterėve.

18 Jojada i caktoi mbikėqyrėsit e Shtėpisė sė Zotit nėn pushtetin e priftėrinjve dhe levitėve qė Davidi i kishte ndarė pėrpara nė rende pėr shėrbesė nė Tempull qė tė kushtonin flitė e shkumbimit nė nder tė Zotit, siē shkruan nė Ligjin e Moisiut, me hare e kėngė sipas vendosjes sė Davidit. 19 I caktoi gjithashtu edhe derėtarėt nė dyert e Shtėpisė sė Zotit qė tė mos hynte brenda askush i papastėr dhe pėr asnjė arsye. 20 Atėherė i mori urdhėrqindėsit e trimat e zgjedhur, prijėsit e popullit dhe mbarė vogėlinė dhe e nxorėn mbretin nga Shtėpia e Zotit, e kaluan nėpėr derėn e Sipėrme nė pallatin mbretėror dhe e vendosėn nė fronin mbretėror. 21 Mbarė populli u gėzua dhe qyteti ra nė qetėsi. Atalinė e prenė me shpatė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Priftėrinjtė kundėr Atalisė