Kapitujt

2 i Kronikave: 6. Fjalimi i Salomonit qė ia mbajti popullit

6

1 Atėherė Salomoni tha:

“Zoti vendosi tė banojė nė renė e errėt,

2 kurse unė tė punova njė Shtėpi tė

shkėlqyeshme

qė nė tė tė banosh pėrgjithmonė”.

Fjalimi i Salomonit qė ia mbajti popullit

3 Atėherė mbreti Salomon u soll dhe e bekoi mbarė bashkėsinė e Izraelit ‑ mbarė bashkėsia e vėmendshme qėndronte nė kėmbė. Ai tha:

4 “Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, qė e ēoi nė vend atė qė me gojėn e vet i tha Davidit, babait tim, kur i premtoi: 5 ‘Qė atė ditė kur e nxora popullin tim prej Egjiptit, nuk zgjodha asnjė qytet prej tė gjitha fiseve tė Izraelit, qė nė tė tė punohet njė shtėpi nė nder tė emrit tim dhe nuk zgjodha asnjė qė tė sundojė mbi popullin tim Izraelin, 6 por zgjodha Jerusalemin qė Emri im tė banojė nė tė dhe zgjodha Davidin qė tė jetė nė krye tė popullit tim Izraelit’.

7 E kur im atė Davidi vendosi ta ndėrtojė njė Shtėpi nė nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tė Izraelit, 8 atėherė Zoti i tha: ‘Vetė dėshira jote tė ndėrtosh njė Banesė nė nder tė emrit tim ėshtė njė gjė e mirė qė ke menduar ashtu, 9 por ti nuk do tė ma ndėrtosh Banesėn, por nė tė vėrtetė ndėrtesėn pėr tė banuar Emri im do ta ndėrtojė djali yt, ai qė do tė dalė prej ijės sate’.

10 Kėshtu, pra, Zoti e ēoi nė vend fjalėn e vet qė e kishte thėnė: unė e trashėgova tim atė dhe hipa nė fronin e Izraelit si ka thėnė Zoti dhe unė e ndėrtova Shtėpinė nė nder tė Emrit tė Zotit, Hyjit tė Izraelit. 11 Unė e vendosa nė tė edhe Arkėn, nė tė cilėn ėshtė Besėlidhja e Zotit qė e lidhi me bijtė e Izraelit”.

Lutja e Salomonit

12 Atėherė qėndroi para lterit tė Zotit, nė praninė e mbarė bashkėsisė sė Izraelit dhe i shtriu duart e veta. 13 Salomoni, nė tė vėrtetė, kishte punuar edhe njė nėnkėmbėz tė bronztė dhe e kishte vėnė nė mes tė tremes. Ishte e gjatė pesė kute, e gjerė pesė kute dhe e lartė tre kute. Qėndroi nė kėmbė mbi tė. Atėherė u ul nė gjunjė nė tė, nė praninė e mbarė bashkėsisė, i lartėsoi duart drejt qiellit e 14 tha: “O Zot, Hyji i Izraelit! Nuk ka njė Zot tjetėr tė ngjashėm me ty as nė qiell as nė tokė! Ti e mban besnikėrisht besėlidhjen dhe e ruan mėshirėn ndaj shėrbėtorėve tė tu qė ecin nė praninė tėnde me gjithė zemėr. 15 Ti ia plotėsove shėrbėtorit tėnd Davidit, babait tim, tė gjitha zotimet qė ia ke pasė bėrė: gjithēka i premtove me gojė e bėre realitet nė ditėn e sotme. 16 Tani, o Zot, Hyji i Izraelit, plotėsoja shėrbėtorit tėnd Davidit, babait tim, zotimin qė ia bėre kur i the: ‘Nuk do tė tė mungojė para meje trashėgimtari qė tė rrijė mbi fronin e Izraelit, nė qoftė se vėrtet bijtė e tu do t’i ruajnė udhėt e mia e do tė ecin nė Ligjin tim, sikurse edhe ti ece nė praninė time’. 17 Tani, o Zot, Hyji i Izraelit, le tė vėrtetohet premtimi yt qė ia dhe shėrbėtorit tėnd Davidit.

18 Po a vėrtet ėshtė e besueshme se Hyji banon me njerėz mbi tokė? Nė qoftė se qielli i qiejt e qiejve nuk mund tė tė zėnė, aq mė pak kjo Shtėpi qė e ndėrtova! 19 Por priri sytė e tu mbi lutjen e pėrlutjen e shėrbėtorit tėnd, o Zot, Hyji im, e dėgjo klithmėn dhe lutjen qė shėrbėtori yt po e drejton para teje: 20 mbaji ēelur sytė e tu ditė e natė mbi kėtė vend qė je zotuar se do ta vendosėsh Emrin tėnd dhe se do ta dėgjosh lutjen qė shėrbėtori yt do ta thotė nė tė”.

Lutja pėr popull

21 “Dėgjoji lutjet e shėrbėtorit tėnd dhe tė popullit tėnd Izraelit kurdoherė qė tė luten nė kėtė vend! Vėshtroje prej banesės sate, prej qiellit: dėgjoje dhe ji i mėshirshėm!

22 Nėse ndokush mėkaton kundėr tė afėrmit tė vet e nėse ky e kėrkon prej tij pėrbetimin, i shtrėnguar nga mallkimi, vjen para lterit nė kėtė Shtėpi, 23 dėgjoje nga qielli dhe gjykoji shėrbėtorėt e tu, kėshtu qė e keqja tė bjerė mbi kokė tė keqbėrėsit, kurse tė pafajshmin ēliroje duke e shpėrblyer sipas drejtėsisė sė tij.

24 Nėse populli yt Izraeli mundet nga armiqtė, sepse do tė kenė mėkatuar kundėr teje, porse, pasi tė jenė kthyer e tė kenė bėrė pendesė, duke e lavdėruar Emrin tėnd e pasi tė jenė lutur e pėrlutur nė kėtė Shtėpi, 25 atėherė ti dėgjoji prej qiellit, fale mėkatin e popullit tėnd Izraelit dhe ktheji ata nė tokėn qė ua dhurove atyre e etėrve tė tyre!

26 Nė qoftė se mbyllet qielli dhe nuk do tė bjerė shi pėr shkak tė mėkateve tė popullit, e, nėse kanė pėr t’u lutur ty nė kėtė vend, pasi ta kenė lavdėruar Emrin tėnd e tė jenė kthyer prej mėkateve tė tyre pasi t’i kesh ndėshkuar, 27 o Zot, dėgjoji prej qiellit dhe falua mėkatet shėrbėtorėve tė tu, popullit tė Izraelit, mėsojua udhėn e drejtė nėpėr tė cilėn duhet tė ecin dhe dhuroja tokėn qė ia dhe popullit tėnd pėr pronė.

28 E kur nė kėtė vend tė paraqitet uria ose murtaja, kllogjėra ose myku, karkaleci ose vemja, pasi t’i kenė shkretuar krahinat, e armiku t’i ketė rrethuar qytetet e tija, e kur tė ketė ndrydhur ēdo sėmundje e ligėshti, 29 nė qoftė se ndokush prej popullit tėnd Izraelit do tė lutet duke e pranuar plagėn e dobėsinė e vet dhe nėse i shtrin duart e veta drejt kėsaj Shtėpie, 30 Ti dėgjoje prej qiellit, prej vendit tė banimit tėnd, ki mėshirė dhe shpėrbleje gjithkėnd sipas udhėve tė tija, sepse ti e njeh zemrėn e secilit. Sepse ti i vetmi i njeh zemrat e bijve tė njerėzve, 31 qė tė tė druajnė e tė ecin udhėve tė tua nė tė gjitha ditėt e jetės sė tyre sa tė rrojnė mbi faqen e tokės, tė cilėn ua dhurove etėrve tanė.

32 Po edhe tė huajin, atė qė nuk i pėrket popullit tėnd Izraelit, nėse vjen prej njė vendi tė largėt pse ka dėgjuar pėr Emrin tėnd tė madh, pėr dorėn tėnde tė fortė, pėr krahun tėnd tė tendur e nė qoftė se lutet nė kėtė vend, 33 dėgjoje prej qiellit, banesės sate tė patundshme, dhe plotėsoji gjithēka tė ketė kėrkuar ai shtegtar qė ta njohin tė gjithė popujt e dheut Emrin tėnd dhe tė tė nderojnė porsi populli yt Izraeli. Le ta marrin vesh se ka qenė thirrur Emri yt mbi kėtė Shtėpi qė unė e ndėrtova.

34 Kur populli yt tė ketė dalė nė luftė kundėr armiqve tė vet udhės qė ti ta kesh drejtuar dhe, tė tė lutet me fytyrė drejt kėtij qyteti qė ti e ke zgjedhur dhe kėtij Tempulli qė e ndėrtova nė nder tė Emrit tėnd, 35 dėgjoji prej qiellit lutjet e pėrlutjet e tyre dhe jepu tė drejtė.

36 Por kur tė kenė mėkatuar kundėr teje ‑ sepse s’ka njeri qė nuk mėkaton ‑ e ti tė jesh hidhėruar e t’i kesh lėshuar nė duar tė armiqve, e kėta t’i kenė shpėnė robėr, nė njė vend tė largėt apo tė afėrm, 37 e nė qoftė se me gjithė zemėr nė atė vend, ku kanė qenė humbur si skllevėr, bėjnė pendesė dhe tė luten nė tokėn e skllavėrisė sė tyre duke thėnė: ‘Mėkatuam, bėmė keq, vepruam si ėshtė mė keq’, 38 dhe kthehen tek ti me gjithė zemrėn e tyre dhe me gjithė shpirtin e tyre nė dheun e skllavėrisė sė tyre, ku do tė kenė qenė humbur, e nėse tė luten nė drejtim tė vendit tė vet, qė ua dhurove etėrve tė tyre, tė kėtij qyteti, qė ti e zgjodhe dhe tė kėsaj Shtėpie, qė ia ndėrtova Emrit tėnd, 39 ti atėherė prej qiellit, prej vendit tė banesės sate, veshtroji lutjet e pėrlutjet e tyre, gjyko dhe fale popullin tėnd, qė mėkatoi kundėr teje, 40 sepse ti je Hyji im”!

Pėrfundimi i lutjes

“Priri sytė e tu, po tė lutem, e vėrja veshin lutjes qė thuhet nė kėtė vend! 41 Tani, ngrihu, o Zot Hyj, e hyr nė vendin e pushimit tėnd, ti dhe Arka e fuqisė sate! Priftėrinjtė e tu, o Zot Hyj, le tė veshen me shėlbim e shenjtėrit e tu le t’i gėzojnė tė gjitha tė mirat! 42 O Zot Hyj, mos e pėrbuz fytyrėn e tė shuguruarit tėnd! Le tė bien nė mend pėrkrahjet qė ia bėre Davidit, shėrbėtorit tėnd”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Fjalimi i Salomonit qė ia mbajti populli...