Kapitujt

Jeremia: 5. Shkaqet e pushtimit

5

1 Enduni udhėve tė Rusalemit,

vėreni mirė edhe shikoni,

kėrkoni nė sheshet e tij,

a mund ta gjeni njė njeri tė vetėm,

njė njeri qė e zbaton tė drejtėn,

qė kėrkon tė jetė besnik,

vetė qytetin do ta fal.

2 Por edhe “Pasha Zotin” kur thonė,

ėshtė e sigurt se betohen nė rrenė.

3 Sytė e tu, Zot, a s’kėrkojnė besėn?

ti i godite e ata s’ndiejnė dhimbje,

i ndrydhe, por nuk nxėnė mend:

fytyra e tyre mė e fortė se shkėmbi,

s’duan tė kthehen.

4 Unė mendoja: ‘Vetėm vegjėlia marrėzisht vepron

pse s’e njeh udhėn e Zotit,

s’e di tė drejtėn e Hyjit tė vet.

5 Do tė shkoj, pra, tė takoj bujarėt,

do tė flas me ta,

ata e njohin udhėn e Zotit,

e dinė tė drejtėn e Hyjit tė vet.’

Oh mjerim! Edhe kėta e kanė thyer zgjedhėn,

kėputur i kishin tė gjitha lozet.

6 Ja pse i sulmon nga pylli luani,

emnesė nė ta bėn bisha e malit,

nė pritė qyteteve u rri leopardi:

kush del jashtė copė e grimė do tė bėhet,

sepse tė shumta janė mėkatet e tyre,

janė tė shumta kryengritjet e tyre!

7 E si mund tė kem unė dhimbje pėr ty?

Bijtė e tu mė kanė braktisur,

pėrbetohen nė zota qė s’janė.

Unė i ngija,

e ata mė shkelnin besnikėrinė,

grumbull shkonin nė shtėpi tė lavires.

8 Kuaj tė majmė janė, hamshorė tė

tė ndezur,

hingėllojnė pas gruas sė tė afėrmit.

9 A thua tė tillėt s’do t’i godas

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

mbi njerėz tė tillė nuk do tė hakmerrem?

10 Kėrceni mbi mure tė tij, shkatėrrojeni,

por krejtėsisht veē mos e zhdukni!

kėputni shermendet e tij,

se s’janė tė Zotit!

11 Se mė tradhtuan me pabesi

shtėpia e Izraelit dhe e Judės,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

12 Mohuan Zotin,

thanė: ‘Nuk ėshtė!

Asnjė e keqe s’do tė na gjejė,

shpatė, uri s’kemi pėr tė parė!

13a Profetėt janė porsi era,

pėrgjigje nuk ka ndėr ta!’

14a Prandaj kėshtu thotė Zoti,

Hyji i Ushtrive:

13b Ja se ēka do t’ju ndodhė

14 pse keni folur kėshtu:

nė zjarr do t’i kthej fjalėt e mia

nė gojėn tėnde

e kėtė popull nė dru

qė ta pėrpijė zjarri.

15 Ja, unė do ta sjell kundėr jush

njė popull prej sė largu,

o shtėpia e Izraelit

‑ thotė Zoti ‑

njė popull tė pamposhtshėm,

njė popull tė lashtė,

popull, qė s’do t’ia njohėsh gjuhėn,

qė s’do tė kuptosh se ēka tė thotė.

16 Kukurra e tij varr i hapur,

tė gjithė janė trima tė zgjedhur.

17 Ai do t’i hajė tė korrat e tua e bukėn tėnde,

do t’i pėrpijė bijtė e bijat e tua,

do t’i hajė grigjat e tua e lorinė tėnde,

do ta hajė vreshtin tėnd e fiqtė e tu,

rrafsh do t’i bėjė kalatė e tua,

nė tė cilat mbėshtetej shpresa jote.

Dy shtojca

18 Megjithėkėtė, unė as atėherė

‑ thotė Zoti ‑

krejtėsisht nuk do tė tė zhduk.

19 E nėse do tė thoni: “Pse na i bėri Zoti, Hyji ynė, tė gjitha kėto?”, thuaju: “Siē mė latė mua e u shėrbyet hyjnive tė huaja nė vendin tuaj, po ashtu do t’u shėrbeni tė huajve nė njė vend qė s’ėshtė juaji.”

Me rastin e njė urie /?/

20 Lajmėrojani kėtė gjė shtėpisė sė Jakobit

dhe shpalleni kėtė nė Judė:

21 “Dėgjo, o popull i marrė e i pamend:

‑ sytė i kanė, por nuk shohin,

veshėt i kanė, por nuk dėgjojnė!

22 Vallė, a mua nuk do tė mė druani

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

a s’do tė dridheni para fytyrės sime?

Unė qė ia vura pėr pritė, rėrėn detit

kufi tė pėrhershėm qė s’do ta kalojė.

Ai valėzon, por s’ka fuqi, gjėmojnė,

valėt e tij, por s’do ta kalojnė.

23 Zemėr tekanjoz e kryengritės ėshtė ky popull,

ata prej meje u larguan e shkuan

24 e as ndėr mend nuk u shkoi tė thonė:

“Le ta druajmė Zotin, Hyjin tonė,

qė na e dhuron shiun me kohė

tė vjeshtės e tė pranverės;

qė na i ruan javėt

e caktuara pėr korrje.”

25 Fajet tuaja e ērregulluan kėtė rend,

mėkatet tuaja jua humbėn mirėqenien.

Rimerret tema

26 Po, nė popullin tim ka njerėz tė paudhė,

qė struken nė pritė porsi gjuetarėt,

qė vėnė leqe pėr tė kapur njerėz.

27 Si flanikthi joshės plot me zogj,

shtėpitė e tyre janė plot dredhi,

kėndej u bėnė tė mėdhenj e tė pasur,

28 u majėn e u dhjamosėn:

i kapėrcyen kufijtė e sė keqes:

ēėshtjet e drejta nuk i mbrojnė,

ēėshtjen e bonjakut qė tė jenė tė lumė,

nuk e mbrojnė tė drejtėn e tė varfėrve.

29 Vallė, a s’do t’i ndėshkoj kėto faje

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

ose mbi njerėz tė tillė

a thua s’do tė hakmerrem?

30 Gjėra tė tmerrshme e tė frikshme

po ngjajnė nė kėtė vend:

31 profetėt profetizojnė rrena

e priftėrinjtė po i durtrokasin

e popullit tim kjo po i pėlqen.

Po ē’do tė bėni kur tė vijė fundi?

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Shkaqet e pushtimit