Kapitujt

Jeremia: 27. Veprimi simbolik me zgjedhėn dhe kumtim mbretėrve tė Perėndimit

27

1 Nė fillim tė mbretėrisė sė Sedecisė, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės, kjo fjalė i qe drejtuar prej Zotit Jeremisė: 2 ”Kėshtu mė thotė Zoti: puno pėr vete litarė e njė zgjedhė dhe mbėrtheje nė qafėn tėnde. 3 E ēoji fjalė mbretit tė Edomit, mbretit tė Moabit, mbretit tė bijve tė Amonit, mbretit tė Tirit e mbretit tė Sidonit me anė tė lajmėtarėve, tė cilėt kanė ardhur te Sedecia, mbreti i Judės, nė Jerusalem. 4 Urdhėroji t’u thonė zotėrinjve tė vet: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Kėshtu thuajuni zotėrinjve tuaj: 5 Unė e krijova tokėn, njeriun dhe kafshėt qė janė pėrmbi sipėrfaqen e tokės, me fuqinė time tė madhe e me krahun tim tė shtrirė dhe ia dhurova atij qė u pėlqeu syve tė mi. 6 E tani pėr tani unė i lashė tė gjitha kėto vende nė dorė tė Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonisė, shėrbėtorit tim. Pėr mė tepėr nė duar tė tij i lashė edhe egėrsirat e malit qė t’i shėrbejnė. 7 Tė gjithė popujt do t’i shėrbejnė atij e birit tė tij dhe birit tė birit tė tij, derisa t’i vijė dita edhe atij e tokės sė tij: atij do t’i shėrbejnė popuj tė shumtė e mbretėr tė mėdhenj. 8 Ai popull dhe ajo mbretėri qė nuk do t’i nėnshtrohet Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonisė, secili qė nuk do ta pėrkulė qafėn e vet nėn zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė, unė do ta ndėshkoj atė popull ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ me shpatė, me uri e me murtajė derisa ta kem asgjėsuar nė duart e tij. 9 Ju pra, mos i dėgjoni profetėt tuaj, shortarėt, ėndėrruesit, falltarėt e magjistarėt qė ju thonė: ‘S’do tė bini nė skllavėri tė mbretit tė Babilonisė’, 10 sepse ju profetizojnė rrena, qė t’ju largojnė nga vendi juaj, qė unė t’ju dėboj e tė sharroni. 11 Kurse popullin qė do ta mbėrthejė zverkun e vet nė zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė e do t’i shėrbejė, do ta lė tė rrijė i qetė nė vendin e vet ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ do ta lėvrojė atė e do tė banojė nė tė.”

12 Edhe Sedecisė, mbretit tė Judės, i kam folur po tė njėjtat fjalė e i kam thėnė: “Pėruleni qafėn tuaj nėn zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė, shėrbejini atij dhe popullit tė tij e do t’ju shpėtojė jeta. 13 Pėrse tė vdisni ti dhe populli yt nga shpata, uria e murtaja, siē ka thėnė Zoti pėr popullin qė s’do tė dojė t’i shėrbejė mbretit tė Babilonisė? 14 Mos i dėgjoni fjalėt e profetėve qė ju thonė: ‘S’do tė bini nėn skllavėri tė mbretit tė Babilonisė’, sepse ata ju flasin rrena. 15 Sepse ata unė nuk i kam dėrguar ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ ata rrejshėm profetizojnė nė emėr tim, qė unė t’ju pėrbuz e tė sharroni, si ju, ashtu edhe profetėt qė ju profetizojnė.”

16 Po edhe priftėrinjve dhe kėtij populli i kam folur kėshtu: “Kėshtu thotė Zoti: Mos i dėgjoni fjalėt e profetėve tuaj, qė ju profetizojnė e thonė: ‘Ja, enėt e Shtėpisė sė Zotit tashti sė shpejti do tė kthehen kėtu prej Babilonisė!’ Ata ju profetizojnė rrena! 17 Pra, mos i dėgjoni, por shėrbejini mbretit tė Babilonit, qė tė jetoni. Pėrse tė bėhet shkretėtirė ky qytet? 18 Nė qoftė se janė profetė dhe po qe se fjala e Zotit ėshtė nė ta, le tė ndėrmjetėsojnė, pra, te Zoti i Ushtrive qė tė mos shkojnė nė Babiloni enėt qė kanė mbetur nė Shtėpinė e Zotit e nė pallatin e mbretėrve tė Judės e nė Jerusalem!” 19 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive lidhur me shtyllat, me detin, me bazat e me enėt e tjera, qė mbetėn nė kėtė qytet, 20 tė cilat nuk i mori Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, kur e shpėrnguli Jehoninė, birin e Joakimit, mbretin e Judės, nga Jerusalemi nė Babiloni bashkė me tė gjithė bujarėt e Judės e tė Jerusalemit. 21 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, nė lidhje me enėt, qė janė lėnė nė Shtėpinė e Zotit, nė shtėpinė e mbretit tė Judės e nė Jerusalem: 22 ‘Do tė ēohen nė Babiloni dhe atje do tė qėndrojnė deri nė ditėn qė unė tė shkoj pėr to ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ e tė bėj qė tė merren e tė kthehen nė kėtė vend. ’“

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Veprimi simbolik me zgjedhėn dhe kumtim ...