Kapitujt

Jeremia: 51. Zoti kundėr Babilonisė

51

1 Kėshtu thotė Zoti:

“Ja, unė do ta ēoj kundėr Babilonisė

e kundėr banorėve tė Kaldesė

njė erė qė sjell vdekjen.

2 Do tė dėrgoj nė Babiloni hedhės

qė do ta hedhin nė erė si me terplote

e do ta shpartallojnė tokėn e tij,

sepse nė tė do tė sulen pėr gjithė anė,

ditėn e ēmoskurrjes sė zezė.

3 Shigjetari tė mos e lėshojė harkun,

e pancirin tė mos e zhveshė.

Tė rinjtė e tyre mos i kurseni,

vritiani tė tėrė ushtrinė!”

4 Do tė bien tė vrarė nė tokėn e kaldenjve,

tė plagosur nė sheshet e saj,

5 sepse s’u vejėrua Izraeli as Juda

prej Hyjit tė vet, Zotit tė Ushtrive.

sepse toka e tyre ėshtė plot fajėsi

para Shenjtit tė Izraelit.

6 Largohuni nga Babilonia,

le tė shpėtojė secili jetėn e vet,

mos u birrni pėr faj tė tij,

sepse ėshtė dita e hakmarrjes sė Zotit:

ē’meritoi atij po i jep.

7 Babilonia nė dorėn e Zotit

ishte kupė punuar prej ari

qė e dehu botėn mbarė;

prej verės sė tij popujt u pinė

e prandaj u dolėn mendtė.

8 Papritmas ra Babilonia,

u copėtua. Mbi tė qani!

Merrni balsam pėr dhimbjet e tij,

se mos shėrohet!

9 “E mjekuam Babilonin,

por s’u shėrua dot,

Lėreni e tė shkojmė secili

nė vend tė vet,

sepse ndėshkimi i tij arriti der’nė qiell,

po lartėsohet deri nė re.

10 E ngriti Zoti drejtėsinė tonė!

Ejani ta shpallim nė Sion,

veprėn e Zotit, Hyjit tonė!”

11 Mprehni shigjetat, mbushni kukurrat,

e zgjoi Zoti shpirtin e mbretėrve medė,

se synoi tė shfaros Babiloninė,

ta rroposė,

sepse ėshtė hakmarrja e Zotit,

hakmarrja e Tempullit tė tij.

12 Mbi mure tė Babilonisė valvitni flamurin!

Shtoni rojat,

vini rojtarė, bėni pusi,

sepse Zoti ka bėrė pleqėri,

e ēka pat thėnė, tani po e zbaton,

ndaj banorėve tė Babilonisė.

13 Ti qė banon bri ujėrash tė shumtė,

o i pasur me visare,

tė erdhi fundi,

momenti i prerjes sate!

14 Edhe Zoti i Ushtrive

me vete u pėrbetua:

“Do tė tė mbush me njerėz si karkaleca,

pėrmbi ty do tė kėndohet kėnga e tė vjelave.”

15 Ai me fuqinė e vet i dha trajtė tokės,

me urti tė vet tė qėndrueshme e bėri botėn,

me dijen e vet qiellin e shtriu.

16 Me zėrin e tij grumbullohen

ujėra tė shumtė nė qiell

dhe i ngre retė nga skaji i tokės,

bėn qė vetėtimat tė shpėrthejnė nė shi,

e nxjerr erėn nga thesaret e vet.

17 Atėherė i marrė bėhet ēdo njeri, pa dije,

ēdo argjendar turpėrohet nga idhulli i vet,

sepse shtatoret e tij s’janė tjetėr, por veē gėnjeshtėr

edhe atyre fryma u mungon.

18 Veprat janė tė kota, tė denja pėr t’u pėrqeshur,

ditėn e ndėshkimit ato do tė zhduken.

19 E tillė s’ėshtė, jo, “Pjesa e Jakobit”,

sepse Ai e ka krijuar gjithėsinė

e Izraeli ėshtė fisi i trashėgimit tė tij:

Emri i tij ėshtė Zoti i Ushtrive.

Maji i Zotit e mali i madh

20 Ti qe maj nė dorėn time,

njė vegėl lufte:

me ty i rraha popujt,

me ty i shpartallova mbretėritė.

21 Me ty rraha kalė e kalorės,

me ty rraha karrocė lufte e karrocierė,

22 me ty rraha burrė e grua,

me ty rraha plak e tė ri,

me ty rraha djalosh e vajzė,

23 me ty rraha bari e grigjė,

me ty rraha bujk e pendėt e qeve,

me ty rraha qeveritarė e bujarė.

24 E tani po i hakmerrem ndėr sy tuaj Babilonisė e tė gjithė banorėve tė Kaldesė pėr tė gjitha tė kėqijat qė ia bėnė Sionit ‑ thotė Zoti.

25 Pritėm se me ty e kam,

o Mali shkatėrrues

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

ti qė e prish gjithėsinė!

Kundėr teje po e lartėsoj dorėn,

do tė tė plandos prej kreshtave tė larta,

do tė tė bėj mal tė djegur zhar!

26 Prej teje s’do tė gdhendet gur kėndi

as gur qė tė vihet nė themele,

sepse do tė bėhesh shkretėtirė e pėrhershme

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Drejt mbarimit

27 Ngrejeni flamurin nė vend,

mes popujsh bini borisė,

bėni gati popujt kundėr tij,

kundėr tij thirrni mbretėritė

Araratin, Meniun e Askenezin.

Pėrcaktoni kundėr tij shkruesit,

sillni kuaj si karkalecat me thimtha.

28 Pėrgatitni popujt pėr ta sulmuar: mbretėrit e Medisė e prijėsit e saj, me tė gjithė bujarėt e saj edhe mbarė vendin qė i pėrket asaj.

29 Atėherė toka do tė trandet, do tė gjėmojė, sepse synimi i Zotit

po shkon nė vend kundėr Babelit:

qė tė bėhet toka e Babelit

shkretėtirė, e pabanueshme.

30 E lanė luftėn trimat e Babilonit,

u ngujuan ndėr fortesa;

trimėria e tyre u sos

dhe u bėnė si tė ishin gra.

U dogjėn banesat e tij,

u copėtuan shulat e tij.

31 Kasneci kasnecin s’e pret,

lajmėtari s’e pret lajmėtarin,

tė njoftojė mbretin e Babilonisė

se u pushtua qyteti i tij

prej njė skaji nė skajin tjetėr,

32 se janė zėnė gjithkund vatė,

kėnetave u ėshtė dhėnė zjarri,

luftėtarėt frika i pushtoi.

33 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive,

Hyji i Izraelit:

“Si lėmė kur pėr shirje bėhet gati

ėshtė bija e Babilonisė,

edhe pak e erdh koha e korrjes sė saj!”

Hakmarrja e Zotit

34 “Mė hėngri, mė pėrpiu Nabuku,

mbreti i Babilonisė

mė la kupė tė thatė,

mė pėrlau porsi kuēedra,

me tė mirat e mia e mbushi barkun

e mua mė treti nė mėrgim.”

35 Padrejtėsia bėrė kundėr meje

e mundimet e trupit tim,

rėnēin, deh, mbi Babiloninė

thonė banorėt e Sionit;

“gjaku im mbi banorėt e Kaldesė!”,

thonė banorėt e Jerusalemit.

36 Prandaj, Zoti thotė kėshtu:

“Ja, unė vetė do ta gjykoj ēėshtjen tėnde,

unė do ta kryej hakmarrjen tėnde,

do ta thaė thaj detin e saj,

do t’i shter burimet e saj.

37 Babilonia, po, do tė bėhet

grumbull gurėsh, strofull ēakejsh,

shenjė ēudie e fėrshėllimi,

vend i shkretė, i pabanueshėm.

38 Ulėrijnė sė bashku si luanėt,

le tė ulėrijnė si klyshė luani!

39 Kur t’i kapė tė nxehtėt do t’u jap tė pijnė,

do t’i deh qė tė kotullohen,

t’i zėrė gjumi i pėrhershėm

e askurrė mė tė mos u dalė

‑ ėshtė fjala e Zotit.

40 do t’i shpie nė therje si qengjat,

porsi desh e porsi cjep.”

Vajtim mbi Babiloninė

41 Si? A u robėrua Babeli,

u pushtua lavdia e botės mbarė?!

Si? A u bė njė emnesė

nė mes tė popujve Babilonia?!

42 U ēua deti kundėr Babilonit,

valėt e shumta tė tij e mbuluan!

43 Qytetet iu bėnė shkretėtirė,

vend i shkretė i pabanueshėm,

vend, nė tė cilin askush s’banon,

erė njeriu n’pėr tė s’kalon!

Ndėshkimi i Zotit kundėr idhujve

44 Do tė ndėshkoj Belin nė Babiloni,

goje do t’i nxjerr ē’pėrlau.

Popujt mė tek ai s’do tė shkojnė,

Babilonisė muret do t’i shemben.

45 Dil prej tij, o populli im,

secili le tė shpėtojė jetėn e vet

nga zemėrimi i zjarrtė i Zotit!”

46 Por mos t’ju ligėshtohet zemra dhe mos u trembni nga lajmi qė do tė shpėrndahet nė vend: njė vit vjen ky lajm, vitin tjetėr njė lajm tjetėr. Dhuna ėshtė nė vend, njė tiran kundėr njė tirani tjetėr.

47 Prandaj, ja po vijnė ditėt, do t’i ndėshkoj idhujt e Babilonit; vendin e tij do ta mbulojė turpi, tė gjithė tė vrarėt e tij do tė mbesin mbi dhe.

48 Qielli e toka dhe gjithēka pėrmbajnė do tė galdojnė mbi Babilonin, sepse nga Veriu do tė sulmojnė rrėmbyesit ‑ ėshtė fjala e Zotit.

49 Edhe Babiloni do tė bjerė pėr shkak tė tė vrarėve tė Izraelit, sikurse pėr Babiloninė ranė tė vrarėt e mbarė botės.

50 Ju qė shpėtuat nga shpata, nisuni e mos u ndalni. Nga ky vend i largėt le t’ju bjerė nė mend Zoti e kijeni nė zemėr Jerusalemin.

51 Skuqeshim duke dėgjuar poshtėrimin; fytyra na skuqej, sepse tė huajt kishin hyrė nė Shenjtėroren e Shtėpisė sė Zotit”.

52 Prandaj, ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ do t’i ndėshkoj idhujt e tij dhe nė mbarė vendin e tij do tė gjėmojnė tė plagosurit.

53 Po edhe nėse ngjitet Babilonia nė qiell, po edhe nėse e bėn tė paafrueshme qytezėn e vet, unė do t’i dėrgoj shpartalluesit e tij ‑ ėshtė fjala e Zotit.

54 Dėgjoni! Njė klithmė nga Babilonia! Njė emnesė e madhe nė tokėn e kaldenjve,

55 sepse Zoti po e shkreton Babiloninė, e bėn tė mos dėgjohet britma e saj e madhe. Gjėmojnė valėt e tij porsi ujėrat e mėdha, ushton zhurma e zėrit tė tyre. 56 Sepse po vjen mbi tė, d. m. th. mbi Babiloninė, shkatėrrimtari. U zunė robėr trimat e tij, iu thye harku! Po, Zoti ėshtė Hyji shpagues, qė shpaguan me pėrpikėri!

57 Do t’i deh prijėsit e tij, tė urtėt e tij, udhėheqėsit e tij, qeveritarėt e tij dhe luftėtarėt e tij: do t’i kapė gjumi i pėrhershėm, mė s’do t’u dalė” ‑ thotė Mbreti, qė emrin e ka Zoti i Ushtrive.

Babilonia e rrafshuar

58 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Muret e gjera tė Babilonisė

do tė shemben deri nė themele,

dyert e tij aq tė shkėlqyeshme,

flaka e zjarrit do t’i djegė.

Pėr asgjė hoqėn keq popujt,

pėr zjarr u lodhėn popujt!”

Profecia e hedhur nė Eufrat

59 Ja urdhri qė profeti Jeremi ia dha Sarajės, birit tė Nerisė, tė birit tė Maasisė, kur ky po udhėtonte bashkė me Sedecinė, mbretin e Judės, pėr Babiloni nė vitin e katėrt tė mbretėrimit tė tij. Saraja ishte kryeudhėheqėsi i pushimeve tė shtegtimit. 60 Nė njė libėr Jeremia i shėnoi tė gjitha fatkeqėsitė qė do t’i binin mbi kokė Babilonisė ‑ tė gjitha kėto fjalė qė kanė qenė shkruar kundėr Babilonisė. 61 Jeremia, pra, i tha Sarajės: “Kur tė arrish nė Babiloni, kėrko rastin t’i lexosh botėrisht kėto fjalė. 62 Pastaj thuaj: ‘Ti, o Zot, vetė ke thėnė kundėr kėtij vendi se do ta shpartallosh ashtu qė tė mos ketė kush tė banojė nė tė as njeri as shtazė shtėpiake dhe se do tė bėhet shkretėtirė e pėrhershme.’ 63 Pasi ta kesh pėrfunduar sė lexuari kėtė libėr, lidh pėr tė njė gur dhe hidhe nė Eufrat 64 e thuaj: ‘Kėshtu do tė fundoset Babilonia e mė s’do tė ngrihet nga e keqja qė unė do ta sjell mbi tė e do tė sharrojė. ’“

Kėto ishin fjalėt e Jeremisė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Zoti kundėr Babilonisė