Kapitujt

Jeremia: 35. Shembulli i rekabitėve

35

1 Fjala qė prej anės sė Zotit i qe drejtuar Jeremisė nė ditėt e Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės: 2 “Shko ndėr rekabitė, fol me ta, bjeri e futi nė njė dhomė tė Shtėpisė sė Zotit dhe jepu tė pinė verė.” 3 Atėherė mora Jazoninė, birin e Jeremisė, birit tė Habsanisė, vėllezėrit e tij, tė gjithė bijtė e tij ‑ mbarė barkun e rekabitėve. 4 I solla nė Tempullin e Zotit, nė dhomėn e bijve tė Hananit, birit tė Jegdalisė, njeriut tė Hyjit, qė ishte pėrbri dhomės sė princave, mbi dhomėn e Maasisė, birit tė Salumit, qė ishte rojtari i derės. 5 Para bijve tė barkut tė rekabitėve u solla poēat plot me verė dhe kupat dhe u thashė: “Pini verė!”

6 Por ata m’u pėrgjigjėn: “Ne nuk do tė pimė verė, sepse Jonadabi, biri i Rekabit, babai ynė, na urdhėroi e na tha: ‘Mos pini verė ju as bijtė tuaj, kurrėn e kurrės! 7 Mos ndėrtoni shtėpi, mos mbillni farė as mos mbėltoni vreshta as mos kini prona, por banoni nė ēadra tė gjitha ditėt e jetės suaj qė tė jetoni ditė tė shumta pėrmbi dheun ku jetoni si endacakė’. 8 Kėshtu, pra, e dėgjuam urdhrin e Jonadabit, birit tė Rekabit, babait tonė, nė gjithēka na urdhėroi, kėshtu qė nuk do tė pimė verė gjatė gjithė jetės sonė, as ne as gratė tona, as bijtė e bijat tona, 9 s’do tė ndėrtojmė shtėpi pėr tė banuar, s’do tė kemi as vreshta as ara tė mbjella, 10 e do tė banojmė nėn tenda. Ne me bindje u pėrmbahemi gjithēkaje qė na urdhėroi Jonadabi, babai ynė. 11 Por, kur Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, nisi luftėn kundėr kėtij vendi, ne thamė: ‘Ejani tė hyjmė nė Jerusalem e t’i shpėtojmė ushtrisė sė kaldenjve e ushtrisė siriane. Dhe qėndruam nė Jerusalem.”

12 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Jeremisė e i tha: 13 “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Shko e thuaju njerėzve tė Judės dhe banorėve tė Jerusalemit: Vallė, a nuk do ta pranoni mėsimin tim e nuk do t’i dėgjoni fjalėt e mia? ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑. 14 Mė tė forta qenė fjalėt e Jonadabit, tė birit tė Rekabit, qė u urdhėroi bijve tė vet qė tė mos pinė verė, e nuk pinė deri nė ditėn e sotme, sepse e dėgjuan urdhrin e babait tė vet! Kurse unė ju kam urdhėruar juve me kujdesin mė tė madh e vazhdimisht, por nuk mė dėgjuat. 15 Unė ju dėrgova me kujdes e vazhdimisht shėrbėtorėt e mi, profetėt pėr t’ju thėnė: Le tė kthehet secili nga udha e vet e mbrapshtė dhe pėrmirėsojeni veprimtarinė tuaj, mos i ndiqni hyjnitė e huaja e mos i adhuroni ato e atėherė do tė banoni nė tokėn qė jua dhurova juve e etėrve tuaj; por ju nuk mė vutė vesh as nuk mė dėgjuat. 16 Shiko, pra, bijtė e Jonadabit, tė birit tė Rekabit, e dėgjuan urdhrin e babait tė vet qė ua kishte dhėnė; kurse populli im nuk mė dėgjoi mua. 17 Prandaj kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unė po i sjell mbi Judėn, mbi tė gjithė banorėt e Jerusalemit tė gjitha ato tė vėshtira me tė cilat u jam kėrcėnuar, sepse unė u kam folur e ata nuk mė dėgjuan, i thirra e ata nuk m’u pėrgjigjėn.”

18 Atėherė Jeremia i tha barkut tė Rekabit: “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Pasi e dėgjuat urdhrin e Jonadabit, babait tuaj, dhe i dėgjuat tė gjitha urdhėrimet e tij dhe zbatuat gjithēka ju kishte urdhėruar, 19 prandaj kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Kurrėn e kurrės Jonadabit, birit tė Rekabit, nuk do t’i mungojė pasardhėsi qė do tė qėndrojė para fytyrės sime ēdo ditė!”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Shembulli i rekabitėve