Kapitujt

Jeremia: 38. Jeremia nė ubėl.

38

1 Por dėgjuan Safatia, biri i Matanit, Gedalia, biri i Fasurit, Jukali, biri i Selemisė dhe Fasuri, biri i Malkisė pėr fjalėt qė Jeremia ia thoshte mbarė popullit: 2 ”Kėshtu thotė Zoti: Kushdo qė tė qėndrojė nė kėtė qytet, do tė vdesė nga shpata, uria e murtaja, ndėrsa kush tė ikė te kaldenjtė, do tė jetojė; do tė jetė i lumė qė e ka shpėtuar kokėn e do tė jetojė. 3 Sepse kėshtu thotė Zoti: Me siguri ky qytet do tė bjerė nė duar tė mbretit tė Babilonit dhe ai do ta pushtojė!”

4 Atėherė paria i thanė mbretit: “Kėrkojmė qė tė vritet ky njeri: me qėllim po ua humb guximin luftėtarėve qė qėndrojnė nė kėtė qytet dhe mbarė popullit duke u thėnė fjalė tė tilla, sepse ky njeri nuk kėrkon tė mirėn e kėtij populli, por tė zezėn. 5 Mbreti Sedeci tha: “Ja, ai ėshtė nė duart tuaja; mbreti s’ka se si t’ju mohojė ndonjė gjė!” 6 Kėshtu, pra, e morėn Jereminė dhe e hodhėn nė njė sternė tė Malkisė, birit tė mbretit, qė ishte nė oborr tė burgut. Nė sternė Jereminė e lėshuan me litarė. Nė ubėl nuk kishte ujė, por baltė. Kėshtu Jeremia u zhyt nė baltė.

7 Por dėgjoi Abdemeleku etiopas, njė oborrtar nė pallatin e mbretit, se e kishin hedhur Jereminė nė ubėl. Mbreti ishte ndalur te dera e Beniaminit; 8 Abdemeleku doli nga pallati mbretėror dhe foli me mbretin. I tha: 9 “Imzot, o mbret, kanė vepruar keq ata njerėz gjithēka kanė bėrė kundėr profetit Jeremi: e kanė hedhur nė ubėl qė tė vdesė aty prej urisė, sepse nė qytet nuk ka mė bukė!” 10 Atėherė mbreti i dha Abdemelekut etiopas kėtė urdhėr: “Merri me vete prej kėtu tre burra dhe nxirre profetin Jeremi nga ubla para se tė vdesė!”

11 Abdemeleku, si i mori me vete njerėzit, hyri nė shtėpinė e mbretit, nė odėn qė ishte nėn thesar, i mori disa zhele prej petkave tė vjetra, i shqeu dhe i lėshoi me litarė te Jeremia nė ubėl. 12 Atėherė Abdemeleku etiopian i tha Jeremisė: “Vėri kėto peca e kėto zhele nėn sqetull e mbi to litarin!” Jeremia bėri ashtu. 13 Me litarė e nxorėn Jereminė dhe e hodhėn pėrjashta ublės. Jeremia u ndal nė oborrin e burgut.

Kuvendimi i fundit i Jeremisė me Sedecinė

14 Mbreti Sedeci dėrgoi dhe bėri tė sillet tek ai profeti Jeremi te dera e tretė qė ishte nė Shtėpinė e Zotit. Mbreti i tha Jeremisė: “Dua tė tė pyes njė fjalė, mos mė fsheh asgjė!” 15 E Jeremia iu pėrgjigj Sedecisė: “A nuk mė vret nėse ta shpall? Por nė qoftė se tė kėshilloj, ti s’do tė mė dėgjosh!” 16 Prandaj mbreti Sedeci iu pėrbetua fshehtazi Jeremisė: “Pasha Zotin e gjallė, qė na e jep kėtė jetė, nuk do tė tė vras as nuk do tė tė lėshoj nė duar tė njerėzve qė e kėrkojnė kokėn tėnde.” 17 Atėherė Jeremia i tha Sedecisė: “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Nėse del e u dorėzohesh oficerėve tė mbretit tė Babilonisė, ti do ta shpėtosh kokėn, ky qytet nuk do tė digjet, ti dhe familja jote do tė shpėtoni. 18 Por, nė qoftė se nuk do tė dalėsh t’u dorėzohesh oficerėve tė mbretit tė Babilonisė, ky qytet do t’u lihet nė dorė kaldenjve. Ata do ta djegin me zjarr dhe ti s’do tė shpėtosh prej duarve tė tyre.” 19 Atėherė mbreti Sedeci i tha Jeremisė: “Jam shumė i brengosur pėr shkak tė judenjve qė kanė kaluar te kaldenjtė: kam frikė se ndoshta mė lėshojnė nė duar tė tyre e ata mė pėrqeshin!” 20 Por Jeremia iu pėrgjigj: “S’do tė tė dorėzojnė! Dėgjoje, po tė lutem, fjalėn e Zotit, qė unė po ta them dhe do tė jetė mirė pėr ty dhe do tė tė shpėtojė jeta. 21 Por, nė qoftė se s’do tė duash tė dalėsh, ja se ē’mė ka dėftuar Zoti: 22 Ja, tė gjitha gratė qė ende qėndrojnė nė pallatin e mbretit tė Judės, do t’i ēojnė te oficerėt e mbretit tė Babilonisė dhe do tė thonė:

‘Tė kanė ngashnjyer e tė kanė tradhtuar

njerėzit qė ti u besoje;

nė llom po tė zhyten kėmbėt,

kurse ata tė lanė e shkuan.’

23 Po, se tė gjitha gratė e tua e tė gjithė fėmijėt e tu do t’i ēojnė te kaldenjtė. Po as ti nuk do t’u shpėtosh duarve tė tyre, por do tė biesh nė dorėn e mbretit tė Babilonit, kurse kėtė qytet do ta djegė.”

24 Atėherė Sedecia i tha Jeremisė: “Askush tė mos i dijė kėto fjalė, pėrndryshe do tė vritesh. 25 Por, nė qoftė se do ta marrin vesh dinjitarėt se kam folur me ty e nė qoftė se vijnė te ti e tė pyesin: ‘ Na trego ēka ke biseduar me mbretin, mos na fsheh gjė e nuk do tė tė vrasim, si edhe ēka ka biseduar me ty mbreti’, 26 thuaju:’ I bėra lutje mbretit tė mos urdhėrojė tė mė kthejnė nė shtėpinė e Jonatanit qė tė mos vdes atje. ’“

27 Vėrtet shkuan tė gjithė dinjitarėt te Jeremia dhe e pyetėn. Ai u tha tė gjitha fjalėt qė ia kishte urdhėruar mbreti. Kėshtu ata e lanė nė qetėsi, sepse gjė s’u mor vesh prej asaj bisede.

28 Jeremia mbeti nė oborrin e burgut deri ditėn qė u pushtua Jerusalemi.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Jeremia nė ubėl.