Kapitujt

Jeremia: 16. Jeta e profetit si shenjė

16

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 2 ”Mos u marto e mos ki bij as bija nė kėtė vend. 3 Sepse kėshtu thotė Zoti pėr bij e bija, qė lindin nė kėtė vend dhe pėr nėnat qė i lindin ata e pėr etėrit e tyre, tė cilėve do t’u lindin nė kėtė vend: 4 Do tė vdesin me vdekje shumė tė keqe, gjėmė s’do t’u bėhet as nuk do tė varrosen; do tė bėhen pleh pėr ara; do t’u tresė fara prej shpatės e prej urisė e kufomat e tyre do tė jenė ushqim pėr shpendėt e qiellit e bishat e malit”.

5 Sepse kėshtu thotė Zoti: “Mos hyr nė shtėpitė ku shtrohen dreka, mos shko nė salikime as mos merr pjesė nė vajtime me ta, sepse unė e tėrhoqa paqen time prej kėtij populli ‑ ėshtė fjala e Zotit, ‑ dhimbjen dhe dhembshurinė. 6 Nė kėtė vend do tė vdesin tė mėdhenj e tė vegjėl, s’do tė varrosen as s’do t’u bėhet gjėmė; askush pėr ta s’do tė gėrvishtet as nuk do tė qethė flokėt. 7 Atij qė ėshtė nė zi s’do t’ia ndajė kush bukėn e ngushėllimit pėr tė ndjerin e tij dhe s’do t’ia japė kush gotėn e ngushėllimit nė rastin e vdekjes sė babait e tė nėnės sė tij, pėr ta ngushėlluar. 8 Mos hyr nė shtėpi ku bėhen drekat qė tė rrish me ta e tė hash e tė pish. 9 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unė do tė bėj tė zhduken nga kėtu, prej syve tuaj, nė ditėt tuaja brohoritjet e gėzimit e tė haresė, zėrin e dhėndrit e zėrin e nuses!

10 Kur t’ia kesh lajmėruar kėtij populli tė gjitha kėto fjalė e ata tė thonė: ‘Pėrse Zoti ka urdhėruar gjithė kėtė fatkeqėsi tė madhe? Cili ėshtė faji ynė e cili ėshtė mėkati ynė qė e kemi bėrė kundėr Zotit, Hyjit tonė?’, 11 pėrgjigju: Sepse etėrit tuaj mė lanė mua ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ shkuan pas zotave tė huaj, u shėrbyen atyre, i adhuruan, mua mė lanė e nuk e zbatuan Ligjin tim. 12 Por edhe ju punuat, madje edhe mė zi se etėrit tuaj: ja, secili prej jush ecėn pas zemrės sė vet tė keqe pėr tė mos mė dėgjuar mua. 13 Unė do t’ju nxjerr nga ky vend nė njė vend tė panjohur pėr ju ashtu si ishte e panjohur edhe pėr etėrit tuaj. Atje do t’u shėrbeni hyjnive tė huaja ditė e natė: sepse mė s’do tė kem mėshirė pėr ju.

Kthimi i tė shpėrngulurve tė Izraelit

14 Prandaj, ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ kur nuk do tė thuhet mė ‘Pasha jetėn e Zotit, qė i nxori izraelitėt prej Egjiptit’, 15 por: ‘Pasha jetėn e Zotit, qė i nxori izraelitėt prej tokės sė Veriut dhe nga tė gjitha vendet, nė tė cilat i pata humbur!’ Unė do t’i kthej nė tokėn e tyre qė ua dhurova etėrve tė tyre.

Lajmėrim i pushtimit tė armikut

16 Ja, ‑ thotė Zoti ‑ unė do tė dėrgoj njė mori peshkatarėsh qė do t’i peshkojnė; pas tyre do tė dėrgoj njė mori gjuetarėsh, tė cilėt do t’i gjuajnė nė ēdo mal e kodėr edhe plasa tė qetave! 17 Sepse sytė e mi i pėrcjellin tė gjitha shtigjet e tyre: para meje s’mbetet e fshehtė asnjė sjellje e tyre dhe fajėsia e tyre s’mund tė fshihet prej syve tė mi. 18 Madje dyfish do t’i shpaguaj paudhėsitė e mėkatet e tyre, sepse e pėrdhosėn tokėn time me qelbėsirat e idhujve tė tyre dhe me turpėsitė e tyre e mbuluan pronėn time.

Kthimi i paganėve

19 O Zot, forca ime e kėshtjella ime,

strehimi im nė ditėn e ngushticės!

Te ti do tė vijnė paganėt

nga skajet e tokės e do tė thonė:

‘Etėrit tanė vėrtetė pėr pjesė

patėn Gėnjeshtrėn, Kotėsinė

qė s’vlen asgjė!

20 Njeriu a mund t’krijojė zotat pėr vete?

Atėherė ata zota s’janė!

21 Ja, pra: dua t’i njoftoj,

kėsaj here do t’ua dėftoj

dorėn time e fuqinė time:

do ta kuptojnė se emri im ėshtė Zot.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Jeta e profetit si shenjė