Kapitujt

Jeremia: 33. Njė premtim i ri i ripėrtėritjes

33

1 Edhe herėn e dytė i qe drejtuar Jeremisė fjala e Zotit ndėrkohė qė ai ishte ende nė oborrin e burgut. I tha: 2 ”Kėshtu thotė Zoti, qė do ta bėjė kėtė, Zoti qė do ta trajtojė atė e do ta bėjė tė qėndrueshme ‑ emri i tij ėshtė Zot. 3 Kėrkoje ndihmėn time e unė do tė tė vėshtroj e do tė tė tregoj gjėra tė mėdha e tė pashqyrtueshme qė ti s’i di. 4 Sepse kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit, lidhur me shtėpitė e kėtij qyteti dhe me shtėpitė e mbretit tė Judės qė u rrėnuan nga veprimet e rrethimit e nga shpata 5 e atyre qė erdhėn pėr tė luftuar kundėr kaldenjve pėr t’i mbushur me kufoma njerėzish, qė i godita nė furinė time e nė zemėrimin tim duke e fshehur fytyrėn time nga ky qytet pėr shkak tė gjithė keqėsisė sė tyre.

6 Shiko: unė vetė do ta shėroj varrėn e tyre, do t’i shėroj e do t’u kthej shėndetin dhe do t’u dhuroj mbushulli paqeje tė vėrtetė. 7 Do ta ndėrroj fatin e Judės e fatin e Izraelit dhe do t’i ndėrtoj porsi nė fillim. 8 Unė do t’i pastroj nga ēdo fajėsi, me tė cilėn mėkatuan kundėr meje, do tė kem dhimbje pėr tė gjitha fajet e tyre, me tė cilat mė fyen dhe mė pėrbuzėn. 9 Do tė jetė pėr mua zė i mirė, gėzim, nder e lavdi nė sy tė tė gjithė popujve tė tokės, kur tė dėgjojnė pėr tė gjitha tė mirat qė unė do t’ua bėj izraelitėve e judenjve. Popujt do tė mahniten e do tė dridhen pėr shkak tė tė gjitha tė mirave dhe pėr paqe tė madhe qė unė do ta bėj pėr ta.

10 Kėshtu thotė Zoti: Pėrsėri do tė dėgjohet nė kėtė vend, pėr tė cilin ju thoni se ėshtė i shkretuar, pasi s’ka mbetur njeri as kafshė nė qytetet e Judės e nė sheshet e Jerusalemit, qė janė shkretuar pa njeri, pa banorė e pa bagėti, 11 zėri i gėzimit e zėri i haresė, brohoritja e dhėndrit e brohoritja e nuses, zėri i atyre qė do tė brohorisin:

‘Lavdėrojeni Zotin e Ushtrive,

sepse Zoti ėshtė i mirė,

sepse e amshuar ėshtė dashuria e tij!’,

ata qė do tė sjellin kushte nė Shtėpinė e Zotit: sepse unė dua ta ripėrtėrij kėtė vend siē ka qenė mė parė ‑ ėshtė fjala e Zotit.

12 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Nė kėtė vend qė ju thoni se ėshtė i shkretuar, pa njeri e pa kafshė, nė mbarė qytetet e tij, pėrsėri do tė ketė tėbana barinjsh qė kullotin grigjat. 13 Nė qytetet malore, nė qytetet e Sefelės, edhe nė qytetet qė janė nė krah tė mesditės, nė tokėn e Beniaminit e pėrreth Jerusalemit, po edhe nė qytetet e Judės, pėrsėri do tė kalojnė grigjat nėn dorėn e atyre qė e numėrojnė ‑ ėshtė fjala e Zotit.

Themelatė pėr ardhmėri

14 Ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė shpallje e Zotit ‑ e do ta ēoj nė vend fjalėn e mirė qė ia premtova shtėpisė sė Izraelit e shtėpisė sė Judės:

15 Nė ato ditė e po nė atė kohė,

do tė bėj tė ngallitė pėr Davidin njė pinjoll drejtėsie,

Ai do ta ēojė nė vend tė drejtėn e drejtėsinė mbi tokė.

16 Ndėr ato ditė Juda do tė shpėtojė

e Jerusalemi do tė banojė nė siguri.

Dhe ja, emri me tė cilin do tė quhet Qyteti:

‘Zoti ėshtė Drejtėsia jonė’.”

17 Sepse kėshtu thotė Zoti: Kurrė s’do t’i mungojė Davidit njė pasardhės qė tė rrijė mbi fronin e Izraelit. 18 Kurrė s’do tė mungojnė priftėrinjtė levitė para fytyrės sime qė tė kushtojnė fli shkrumbimi, fjollė ta ēojnė tymin e flive dhe tė bėjnė fli pėr ēdo ditė.

19 Atėherė Jeremisė i qe drejtuar fjala e Zotit. I tha: 20 “Kėshtu thotė Zoti: Nė qoftė se mundeni ta prishni besėlidhjen time me ditėn e besėlidhjen time me natėn, kėshtu qė ato tė mos vijnė mė nė kohėn e caktuar, 21 atėherė do tė mund tė prishet edhe besėlidhja ime me Davidin, shėrbėtorin tim, kėshtu qė tė mos ketė prej tij djalė qė tė mbretėrojė mbi fronin e tij, kėshtu edhe me priftėrinjtė levitė, shėrbėtorėt e mi. 22 Sikurse nuk mund tė numėrohen yjet e qiellit as s’mund tė matet rėra e detit, po ashtu do ta shumoj farėn e Davidit, shėrbėtorit tim, edhe levitėt, shėrbėtorėt e mi.”

23 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jeremisė, e i tha: 24 “A nuk e ke vėnė re se ēka thotė ky popull: ‘Dy barqet qė Zoti i kishte zgjedhur, u pėrbuzėn prej Zotit’, dhe e pėrbuzėn popullin tim, sikurse mė tė mos ishte popull ndėr sytė e tyre?

25 Kėshtu thotė Zoti: Nė qoftė se unė nuk e kam lidhur besėlidhje me ditėn e me natėn e nė qoftė se nuk ua kam vėnė ligjet qiellit e tokės, 26 atėherė do ta pėrbuz edhe farėn e Jakobit e tė Davidit, shėrbėtorit tim, dhe mė nuk do tė marr prej farės sė tij prijės pėr farėn e Abrahamit, Izakut e Jakobit: por unė do ta ndėrroj fatin e tyre e do tė kem mėshirė pėr ta.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Njė premtim i ri i ripėrtėritjes