Kapitujt

Jeremia: 6. Pėrsėri mbi pushtimin

6

1 Ikni, bijtė e Beniaminit,

jashtė Jerusalemit!

Bini borisė nė Tekua,

nė Betkarem ngritni flamurin,

se prej Veriut po vjen rreziku,

njė fatkeqėsi shumė e madhe.

2 Bėra tė mos i dėgjohet zėri

bijės sė hijshme e tė bukur tė Sionit.

3 Tek ajo po vijnė barinjtė

sė bashku me grigjat e veta,

rreth e rreth nė tė ngulin ēadrat,

kullot secili pjesėn e vet.

4 Pėrgatiteni luftėn e shenjtė kundėr saj!

Nė kėmbė! Ta sulmojmė nė mesditė!

Vaj pėr ne se shkoi nga mbarimi dita,

sepse u zgjatėn hijet e mbrėmjes!

5 Nė kėmbė! Le ta sulmojmė natėn,

t’i rrafshojmė pallatet e saj!

6 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Pritni drurėt e saj,

ngritni pendėn rreth Jerusalemit;

qytet pėr t’u ndėshkuar ėshtė ky,

ēdo gėnjeshtėr gjendet nė mesin e tij!

7 Sikurse rrjedh uji prej burimit,

po ashtu prej tij rrjedh paudhėsia.

Nė tė dėgjohet dhunė e shkretim,

para meje gjithnjė sėmundje e plagė.

8 Pranoje mėsimin, o Jerusalem,

qė tė mos largohem prej teje,

qė tė mos tė tė shkretoj,

tė mos tė tė bėj vend tė pabanueshėm.

9 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Porsi nė vresht deri nė vilen e sprasme

do tė kokrrohet ē’teproi prej Izraelit.

Sille dorėn tėnde

porsi vjelėsi nėpėr hardhi!”

10 Por, kujt t’i flas, kė ta qortoj,

qė tė mė dėgjojė?

Ja, tė parrethprerė janė veshėt e tyre,

prandaj s’mund tė dėgjojnė!

Ja, fjala e Zotit ėshtė bėrė pėr ta bezdi,

s’mund ta pranojnė.

11 Kėndej plot jam me zemėrimit e Zotit,

mė s’mundem tė pėrmbahem.

“Zbraze pėrmbi fėmijė nė rrugė,

edhe mbi mbledhjen e tė rinjve;

e do tė kapen trim e grua,

plaku e burri nė moshė tė plotė.

12 Nė duar tė tjerėve do t’u kalojnė shtėpitė,

gjithashtu edhe arat e gratė,

sepse dorėn do ta shtrij

mbi banorėt e kėtij vendi

‑ ėshtė fjala e Zotit.

13 Prej mė tė voglit deri tek mė i madhi

tė gjithė janė dhėnė pas horrjatisė,

nga profeti deri te prifti,

tė gjithė si njė po bėjnė dredhi.

14 Mendjelehtas shėrojnė plagėn e popullit tim

e thonė: “Paqe! Paqe!” e paqe s’ka!

15 Le tė turpėrohen pse bėnė turpėri,

por ata mė s’dinė pėr turp,

por mjerisht nuk dinė tė skuqen.

“Ja, pra, do tė rrėzohen porsi tė tjerėt,

rrafsh do tė bien kur t’i ndėshkoj,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

16 Kėshtu thotė Zoti:

“Qėndroni nė udhė e shikoni,

pyetni pėr shtigjet e vjetra,

cila udhė ėshtė e mirė, andej ecni

e paqe do tė gjeni pėr shpirtrat tuaj.”

Por ata thanė: “Andej s’do tė shkojmė!”

17 Atėherė vetė rojtarėt u vura:

“Dėgjojeni zėrin e bririt!”

Por m’u pėrgjigjėn: “S’do ta dėgjojmė!”

18 Prandaj, dėgjoni, o popuj,

ta marrė vesh kuvendi i dheut,

se ēfarė do t’u bėj atyre!

19 Dėgjo, o tokė!

“Kėtij populli po ia sjell tė zezėn,

frytin e synimeve tė tij,

sepse fjalėt e mia s’i dėgjuan,

Ligjin tim nuk e zbatuan.

20 Po ē’mė duhet kemi qė vjen nga Saba,

kallami i erėndshėm nga vendi i largėt?

Flitė e djegies nuk mė pėlqejnė,

theroret tuaja s’i kam pėr zemėr!”

21 Pėr kėtė arsye Zoti thotė kėshtu:

“Ja, do tė vė kundėr kėtij populli

pengesa nė tė cilat tė rrėzohen

sė bashku etėr e fėmijė,

do tė sharrojnė mik e i afėrm.”

22 Kėshtu thotė Zoti:

“Ja, po vjen nga veriu njė popull,

si mizėria ėshtė nga skajet e tokės,

23 ka ngritur nė kėmbė hark e heshtė,

ėshtė i egėr e s’di ē’ėshtė dhimbja;

zhurma e tij si zhurma e detit,

po u hipin kuajve nė shpinė,

si njė tė gjithė gati pėr luftė

kundėr teje, Bija e Sionit.

24 Kur na arriti ky lajm:

duart tona i la fuqia,

frikė e madhe na pushtoi,

dhimbjet si dhimbje e lindėses.”

25 Assesi mos dilni nė ara,

assesi mos merrni rrugė,

se ju pret shpata e armikut,

edhe tmerri gjithkund pėrreth.

26 Vesh grathoren, bija e popullit tim,

zhgėrryhu mirė nėpėr pluhur,

vajto veten si e vajtojnė tė vetmin djalė,

bėj njė gjėmė tejet tė hidhur,

se papritmas na sulmoi vrastari!

27 Shqyrtues tė bėra pėr pop’llin tim

t’ia njohėsh e t’ia shqyrtosh udhėn.

28 Tė gjithė janė prijės kryengritės

qė jetojnė me dredhi.

Tumbak e hekur:

qė tė gjithė janė njerėz tė prishur.

29 Nė zjarr fryn rrėshiqi,

qė plumbi tė shtrihet;

porse shkrirėsi mė kot mundohet,

sepse elementet e kėqija s’po ndahen dot!

30 Ata quajini “argjend i keq”,

sepse Zoti i pėrbuzi!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Pėrsėri mbi pushtimin