Kapitujt

Jeremia: 36. Vėllimi i 605 604

36

1 Nė tė katėrtin vit tė Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės, prej Zotit i qe drejtuar Jeremisė kjo fjalė: 2 “Merre njė vėllim dhe shkruaj nė tė tė gjitha fjalėt, qė t’i kam thėnė kundėr Izraelit, Judės dhe kundėr tė gjithė popujve qyshkur nisa tė tė flas, qė prejditėve tė Jozisė deri nė ditėn e sotme. 3 Ndoshta ata tė shtėpisė sė Judės, duke dėgjuar pėr tė gjitha tė kėqijat qė kam nė mend t’ua bėj, do ta lėnė secili rrugėn e vet tė mbrapshtė dhe unė atėherė do t’ua fal fajėsinė dhe mėkatin e tyre.”

4 Atėherė Jeremia e thirri Barukun, birin e Nerisė, dhe Baruku i shkroi, gjithēka qė i thoshte Jeremia, nė njė rrotull tė gjitha fjalėt e Zotit, qė ia kishte thėnė.

5 Atėherė Jeremia e urdhėroi Barukun e i tha: “Unė nuk kam leje tė shkoj dhe nuk guxoj tė shkoj nė Shtėpinė e Zotit. 6 Hyr, pra, ti dhe nė ditė agjėrimi lexoje rrotullėn nė tė cilėn i ke shkruar fjalėt e Zotit si tė kam treguar unė qė tė dėgjojė populli nė Shtėpinė e Zotit. Lexoju edhe tė gjithė judenjve qė vijnė prej qyteteve tė tyre qė edhe ata t’i dėgjojnė. 7 Ndoshta bie lutja e tyre para Zotit dhe secili kthehet nga rruga e vet e mbrapshtė; sepse i madh ėshtė zemėrimi dhe hidhėrimi qė Zoti mendon ta zbrazė kundėr kėtij populli.”

8 Baruku, biri i Nerisė, bėri gjithēka i kishte urdhėruar profeti Jeremi, i lexoi nė Shtėpinė e Zotit fjalėt e Zotit nga rrotulla.

9 Tė pestin vit tė Joakimit, birit tė Jozisė, mbretit tė Judės, tė nėntin muaj, u caktua njė agjėrim nė praninė e Zotit pėr mbarė popullin e Jerusalemit dhe pėr gjithė shumicėn qė ngarendte nga qytetet e Judės nė Jerusalem. 10 Baruku ia lexoi mbarė popullit fjalėt e Jeremisė nga rrotulla nė Shtėpinė e Zotit, nė dhomėn e Gamarisė, birit tė Safanit, shkruesit, nė parahyrjen e lartė, nė hyrjen e Derės sė Re tė Shtėpisė sė Zotit.

11 Kur Mikeja, biri i Gamarisė sė Safanit, i dėgjoi fjalėt e Zotit nga libri, 12 zbriti nė pallatin e mbretit, nė dhomėn e shkruesit. Aty ndodheshin tė gjithė prijėsit: Elisama, shkruesi, Dalaja, biri i Semajės, Elnatani, biri i Ahoborit, Gamaria, biri i Safanit, Sedecia, biri i Hananisė dhe tė gjithė bujarėt. 13 Mikeja ua tregoi tė gjitha fjalėt qė i dėgjoi kur Baruku ia lexoi nga rrotulla popullit.

14 Atėherė tė gjithė prijėsit dėrguan te Baruku Judin, birin e Natanisė, e Selamin, birin e Kusit, me kėto fjalė: “Merre me vete rrotullėn prej sė cilės i ke lexuar popullit dhe eja!” Kėshtu, pra, Baruku, biri i Nerisė, e mori nė dorė rrotullėn dhe erdhi tek ata. 15 Ata i thanė: “Ulu e na i lexo kėto gjėra!” Baruku ua lexoi. 16 Kur, pra, i dėgjuan tė gjitha fjalėt, mbetėn shtang nga habia dhe i thanė Barukut: “Na duhet t’ia lajmėrojmė mbretit tė gjitha kėto fjalė.” 17 E pyetėn Barukun me kėto fjalė: “Na trego si i ke shkruar tė gjitha kėto fjalė nėn diktatin e tij.” 18 E Baruku iu pėrgjigj: “Ai m’i thoshte me gojė tė gjitha kėto fjalė, kurse unė i shkruaja nė rrotullėn me ngjyrė tė zezė.” 19 Atėherė princat i thanė Barukut: “Shko e fshihu ti dhe Jeremia dhe askush tė mos e dijė se ku jeni!” 20 Pasi e vendosėn rrotullėn nė shkrojtoren e Elisamės, shkruesit, hynė nė tremen e pallatit tė mbretit. Ia treguan mbretit tė gjitha.

21 Mbreti e dėrgoi Judin tė shkojė e ta sjellė rrotullėn. Ky e mori nga dhoma e shkruesit Elisamė, ia lexoi mbretit dhe tė gjithė bujarėve qė ishin rreth mbretit. 22 Mbreti po ndodhej nė banesėn dimėrore ‑ ishte muaji i nėntė ‑ pėrpara tij ishte njė tangar plot me prush. 23 Kur Judi i lexonte tri ose katėr shtylla, mbreti i priste me njė brisk shkruesi dhe i hidhte nė zjarrin, qė ishte nė prushore, derisa mbarė rrotulla mori fund nė zjarrin e prushores. 24 As s’i kapi frika as s’i shqyen petkat as mbreti as tė gjithė shėrbėtorėt e tij megjithėse i dėgjuan tė gjitha ato fjalė. 25 Vėrtet, Elnatani, Delaja e Gamaria iu lutėn ngrohtėsisht mbretit qė tė mos e digjte librin, por ai nuk i dėgjoi. 26 Atėherė mbreti e urdhėroi djalin e mbretit Jeremielit, Sarajės, birit tė Azrielit edhe Selemisė, birit tė Abdeelit ta kapin shkruesin Baruk e profetin Jeremi; por ata i kishte fshehur Zoti.

27 Atėherė i qe drejtuar fjala e Zotit Jeremisė, pasi mbreti e dogji rrotullėn me fjalėt, tė cilat prej gojės sė Jeremisė i kishte shkruar Baruku. Zoti i tha: 28 “Pėrsėri merre njė rrotull tjetėr dhe shkruaj nė tė tė gjitha fjalėt e mėparshme, qė ishin nė rrotullėn e parė, tė cilėn e dogji Joakimi, mbreti i Judės. 29 E pėr Joakimin, mbretin e Judės, thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Ti e dogje atė rrotull duke thėnė: ‘Pse shkrove nė tė e shpalle: Me siguri do tė vijė mbreti i Babilonit, do ta shkretojė kėtė vend dhe do tė zhdukė prej faqes sė tij njerėz e kafshė?’ 30 Prandaj kėshtu thotė Zoti kundėr Joakimit, mbretit tė Judės: Trashėgimtar i tij nuk do tė rrijė mbi fronin e Davidit; kufoma e tij do tė flaket ditėn nė vapė e natėn nė tė ftohtė. 31 Do ta ndėshkoj atė, farėn e tij dhe shėrbėtorėt e tij pėr shkak tė fajėsisė sė tyre. Do tė sjell mbi ta, mbi banorėt e Jerusalemit dhe mbi judenjtė tė gjitha tė vėshtirat me tė cilat u jam kėrcėnuar e nuk mė dėgjuan.”

32 Jeremia mori njė rrotull tjetėr, ia dha Barukut, birit tė Nerisė, shkruesit. Ky i shkroi nė tė, nėn diktatin e Jeremisė, tė gjitha fjalėt e librit, qė e dogji nė zjarr Joakimi, mbreti i Judės. Pėr mė tepėr qenė shtuar edhe shumė fjalė tė tjera tė ngjashme me ato.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Vėllimi i 605 604