Kapitujt

Jeremia: 43. Jeremia parakallėzon pushtimin e Egjiptit prej Nabukodonozorit

43

1 Posa Jeremia ia tha mbarė popullit tė gjitha fjalėt e Zotit, Hyjit tė tyre, tė gjitha ato fjalė pėr tė cilat e kishte dėrguar Zoti, Hyji i tyre, pėr t’ua thėnė, 2 Azaria, biri i Ozaisė, Johanani, biri i Kareesė, e tė gjithė ata njerėz, krenarė e kryengritės, i thanė Jeremisė: “Ti po na rren! Zoti, Hyji ynė, nuk tė dėrgoi tė na thuash: ‘Mos shkoni nė Egjipt pėr t’u strehuar atje!’, 3 por Baruku, biri i Nerisė, tė ngacmon kundėr nesh, qė tė na lėshojė nė duar tė kaldenjve pėr tė na vrarė e pėr tė na tretur nė Babilon.”

4 Johanani, biri i Kareesė, tė gjithė oficerėt dhe mbarė populli nuk e dėgjuan zėrin e Zotit qė tė qėndroni nė tokėn e Judesė. 5 Por Johanani, biri i Kareesė, dhe tė gjithė oficerėt morėn mbarė tepricėn e Judės, qė ishin kthyer nga tė gjitha vendet, ku mė parė kishin qenė shpėrndarė, qė mė vonė tė ktheheshin nė tokėn e Judės: 6 burra e gra, tė vegjlit e bijat e mbretit dhe ēdo njeri qė e kishte lėnė Nabuzardani, kryekomandanti i rojės trupore, me Godolinė, birin e Ahikamit, tė birit tė Safanit. Morėn edhe Jereminė profet edhe Barukun, birin e Nerisė, 7 dhe hynė nė tokėn e Egjiptit, sepse nuk e dėgjuan zėrin e Zotit. Kėshtu arritėn nė Tafnis.

Jeremia parakallėzon pushtimin e Egjiptit prej Nabukodonozorit

8 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jeremisė nė Tafnis: 9 “Merr gurė tė mėdhenj dhe fshehi nė llaē ndėr sy tė judenjve nė kalldrėmin qė ėshtė para derės sė shtėpisė sė faraonit nė Tafnis 10 e thuaju: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unė do ta dėrgoj e do ta marr mbretin e Babilonisė, Nabukodonozorin, shėrbėtorin tim, dhe fronin e tij do ta vendos mbi kėta gurė qė i fsheha; ai do ta vendosė selinė e vet mbi ta. 11 Do tė vijė e do ta godasė tokėn e Egjiptit:

Kush tė jetė pėr vdekje, nė vdekje!

Kush tė jetė pėr mėrgim, nė mėrgim!

Kush tė jetė pėr shpatė, nė shpatė!

12 Me zjarr do t’i shkrumbojė tempujt e zotave tė Egjiptit, do t’i djegė, e do t’i dėbojė nė mėrgim zotat dhe do ta shkundė tokėn e Egjiptit siē e shkund bariu pėr ta pastruar prej morrave leshnikun e vet e prej andej do tė dalė pa i hyrė ferrė nė kėmbė. 13 Copė e grimė do t’i bėj truporet e tempullit tė Diellit, qė janė nė dheun e Egjiptit, me zjarr do t’i shkrumboj faltoret e zotave tė Egjiptit.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Jeremia parakallėzon pushtimin e Egjipti...