Kapitujt

Jeremia: 12. Lumturia e tė kėqijve

12

1 Pa dyshim, o Zot, ti je i drejtė

qė unė tė mund tė rragas me ty.

Megjithatė, doja tė tė sjell njė fjalė mbi drejtėsinė.

Pse punėt e tė kėqijve po pėrparojnė?

Pse tė gjithė tradhtarėt e keqbėrėsit janė mirė?

2 Ti i mbėltove e ata lėshuan rrėnjė,

pėrparojnė e qesin fryt.

Ti je afėr gojės sė tyre

e larg nga zemra e tyre.

3 Por ti, o Zot, mė njeh, mė sheh,

ti e vėrtetove se zemra ime ėshtė me ty.

ndaj veēmas ata porsi qengjat pėr thertore,

ruaji pėr ditėn e prerjes!

4 Deri kur do tė mbajė zi vendi

e do tė thahet bari i mbarė fushės

pėr shkak tė paudhėsisė sė banorėve tė saj?

Sharruan bagėti e shpendė

pse ata thonė:

‘Nuk e sheh Ai tė ardhmen tonė’.

5 Nėse nė vrap lodhesh me kėmbėsorė,

si do tė vihesh nė vrapim me kuaj?

Kur as nė vend paqeje s’je i sigurt,

ē’do tė bėsh nė pyllin e dendur tė Jordanit?

6 Deri edhe vėllezėrit e tu

edhe shtėpia e babait tėnd,

janė me zhibla kundrejt teje,

edhe ata tė shajnė pas shpine me sa munden.

Mos u beso

kur tė flasin fjalė tė bukura!

Ankimi i Zotit mbi trashėgimin e shkretuar

7 E braktisa shtėpinė time,

e lashė trashėgimin tim,

mė tė dashurėn e shpirtit tim

e dhashė nė duar tė armiqėve tė saj.

8 Trashėgimi im u bė pėr mua

porsi luani nė pyll;

ulėriti kundėr meje

prandaj edhe m’u neverit.

9 Pse, a sorrė e larme ėshtė prona ime?

Shpendėt pėrreth vallė, ta sulmojnė?

Ejani, bashkohuni,

tė gjitha kafshėt e pyllit,

nxitoni tė pėrlugėtoni!

10 Barinj tė shumtė e shkretuan vreshtin tim,

e shkelmuan pronėn time,

pjesėn time, atė mė tė dashurėn,

e kanė kthyer nė djerrishtė tė shkretė!

11 Krejtėsisht e shpartalluan,

vajton e mjeruar para meje!

I shkretuar ėshtė krejt vendi,

pse askush pėr tė s’vret mendjen!

12 Mbi ēdo lartėsirė tė shkretėtirės

ia arritėn shkatėrruesit,

shpata e Zotit po pėrpin

prej njė skaji nė skaj tjetėr tė vendit:

s’ka mė paqe pėr askėnd!

13 Mbollėn drithė e korrėn ferra,

u munduan e gjė s’prodhuan.

Turpėrohuni pėr frytet tuaja

pėr shkak tė zemėrimit tė Zotit.

Dėnim dhe shpėtim pėr popujt fqinjė

14 Kėshtu thotė Zoti kundėr tė gjithė tė afėrmve tė mi tejet tė kėqij qė prekin pronėn, tė cilėn ia ndava popullit tim, Izraelit: “Ja, unė do t’i ērrėnjos ata nga toka e tyre si edhe shtėpinė e Judės do ta nxjerr nga mesi i tyre. 15 Por, kur t’i kem shkulur, atėherė do tė kthehem kah ata e do t’i pėrdėllej: do t’i kthej ata secilin nė trashėgimin e vet e secilin nė vendin e vet. 16 E nė qoftė se i mėsojnė udhėt e popullit tim kėshtu qė tė pėrbetohen nė emėr tim: ‘Pasha Zotin e gjallė!’, ashtu siē e mėsuan popullin tim tė pėrbetohet nė Baalin, atėherė ata do tė ngulin nė mes tė popullit tim. 17 Por, nė qoftė se nuk dėgjojnė, do ta ērrėnjos e do t’ia tres farėn atij populli ‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Lumturia e tė kėqijve