Kapitujt

Jeremia: 32. Blerja e njė are, peng i tė ardhmes sė lumtur pėr Judėn

32

1 Kjo fjalė i qe drejtuar Jeremisė prej Zotit nė tė dhjetin vit tė Sedecisė, mbretit tė Judės, d. m. th. nė tė tetėmbėdhjetin vit tė Nabukodonozorit. 2 Asohere ushtria e mbretit tė Babilonisė e mbante nė rrethim Jerusalemin dhe profeti Jeremi ishte i burgosur nė oborrin e pallatit tė mbretit tė Judės. 3 Sedecia, mbreti i Judės, e kishte burgosur me kėto fjalė: “Pse profetizon e thua: ‘Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do ta lėshoj kėtė qytet nė duart e mbretit tė Babilonisė dhe ai do ta pushtojė. 4 As Sedecia, mbreti i Judės, nuk do t’u shpėtojė duarve tė kaldenjve, por do tė bjerė nė duar tė mbretit tė Babilonisė dhe do tė bisedojė me tė gojė pėr gojė dhe do ta shikojė sy ndėr sy. 5 Sedecinė do ta ēojė nė Babilon dhe atje do tė qėndrojė derisa unė t’i shkoj nė pasi ‑ ėshtė fjala e Zotit. Por, edhe nė qoftė se do tė luftoni kundėr kaldenjve, s’do tė keni kurrfarė suksesi!’“?

6 Jeremia i tha: “Kėshtu mė qe drejtuar fjala e Zotit: 7 Ja, Hanameeli, biri i Salumit, djali i ungjit tėnd, po vjen te ti e do tė thotė: ‘Bleje arėn time qė ėshtė nė Anatot; sepse ty tė takon ta blesh pasi je kushėriri’.

8 Kushėriri im Hanameeli erdhi tek unė ashtu siē ishte fjala e Zotit. Erdhi te dera e oborrit tė burgut e mė tha: ‘Bėje pronė tėnden arėn time qė e kam nė Anatot, nė tokėn e Beniaminit, sepse ty tė takon trashėgimi, dhe ti je mė i afėrmi qė i takon ta shpaguajė.’ E kuptova se ishte fjala e Zotit 9 dhe e bleva arėn prej Hanameelit, djalit tė ungjit tim, qė ėshtė nė Anatot, dhe ia peshova argjendin: shtatėmbėdhjetė sikla tė argjendta. 10 E shkrova kontratėn e shitblerjes, e nėnshkrova, mora dėshmitarėt dhe e peshova argjendin nė peshore. 11 Atėherė e mora dokumentin e blerjes tė vulosur ‑ sipas rregulloreve tė pėrpikta. 12 Dokumentin e pronėsisė ia dhashė Barukut, birit tė Neriut, birit tė Maasisė, ndėr sy tė Hanameelit, kushėririt tim, ndėr sy tė dėshmitarėve, qė nėnshkruan nė dokumentin e shitblerjes dhe ndėr sy tė tė gjithė judenjve, qė ndodheshin nė oborrin e burgut. 13 Ndėr sy tė tyre Barukut i dhashė kėtė urdhėr: 14 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Merri kėto dokumente, kėtė dokument tė blerjes tė vulosur, si dhe kėtė dokumentin tjetėr qė ėshtė i hapur, shtjeri nė enė argjile, qė tė mund tė qėndrojnė pėr kohė tė gjatė. 15 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Edhe pas kėsaj dite do tė blehen shtėpi, ara dhe vreshta nė kėtė vend!

16 Pasi ia dorėzova kontratėn e blerjes Barukut, birit tė Neriut, iu luta Zotit e thashė: 17 Ah, o Zot, Hyj, ti e pėrftove qiellin e tokėn me fuqinė tėnde tė madhe e me krah tė shtrirė! Pėr ty asgjė s’ėshtė e vėshtirė! 18 Ti ke mėshirė pėr mijėra, por edhe e ndėshkon fajėsinė e etėrve mbi bijtė e tyre pas tyre! O Hyj i madhėrishėm, i gjithėpushtetshėm! Zot i Ushtrive ėshtė emri i tij: 19 i madhėrueshėm nė synime, i gjithėpushtetshėm nė vepra. Sytė e tij rrinė hapur mbi sjelljet e bijve tė Adamit, pėr ta shpėrblyer gjithcilin sipas sjelljes dhe sipas fryteve tė veprave tė secilit. 20 Ti bėre shenja e mrekulli nė tokėn e Egjiptit deri nė ditėn e sotme nė Izrael e mes njerėzve dhe e madhėrove emrin tėnd siē mund ta shohim sot! 21 Ti e nxore popullin tėnd Izraelin nga toka e Egjiptit me shenja e me mrekulli tė mėdha me krah tė shtrirė e me tmerr tė madh. 22 Ti ua dhe kėtė tokė, pėr tė cilėn u qe betuar etėrve tė tyre se do t’ua japėsh, kėtė tokė qė rrjedh qumėsht e mjaltė. 23 Ata hynė dhe e pronėsuan, por nuk e dėgjuan zėrin tėnd dhe nuk ecėn sipas Ligjit tėnd: nuk bėnė gjithēka ti i kishe urdhėruar tė bėjnė, prandaj ti i ēove pėrmbi ta tė gjitha kėto tė vėshtira. 24 Ja, u rrethuan veprat e rrethimit kundėr qytetit qė tė pushtohet dhe kalaja u la nė duart e kaldenjve qė po luftojnė kundėr saj me shpatė, me uri e me murtajė. Gjithēka ti ke thėnė, ja, po ndodh siē po sheh edhe ti vetė. 25 E pra, ti, o Zot Hyj, mė thua: Bleje arėn me para e thirri dėshmitarėt, kurse qyteti tashmė ėshtė lėnė nė duar tė kaldenjve!”

26 Atėherė iu drejtua fjala e Zotit Jeremisė dhe i tha: 27 “Ja, unė jam Zoti Hyji i ēdo qenieje tė gjallė! Pse, vallė, pėr mua do tė jetė ndonjė gjė e pamundshme?! 28 Prandaj kėshtu thotė Zoti: Ja, unė po e lė nė duar tė kaldenjve kėtė qytet dhe nė duart e mbretit tė Babilonisė: ai do ta pushtojė. 29 Do tė hyjnė kaldenjtė qė luftojnė kundėr tij, do ta djegin me zjarr, do t’i bėjnė shkrumb shtėpitė, mbi taracat e tė cilave u kushtonin fli Baalit dhe u kushtonin fli njomjeve hyjnive tė tjera me qėllim qė tė mė ngacmonin. 30 Sepse bijtė e Izraelit e bijtė e Judės, qė nga rinia e tyre, bėnin tė keqen ndėr sytė e mi; bijtė e Izraelit s’ditėn tė bėjnė tjetėr deri nė ditėn e sotme, pos tė mė ngacmojnė me veprat e duarve tė veta ‑ ėshtė fjala e Zotit.

31 Vėrtet ky qytet, qė kur u ndėrtua, s’mė qe pėr tjetėr, por pėr hidhėrim e zemėrim deri nė ditėn e sotme qė do tė zhduket prej pranisė sime, 32 pėr shkak tė keqėsisė sė bijve tė Izraelit e tė bijve tė Judės, qė e bėnė me qėllim qė tė mė zemėrojnė ata dhe mbretėrit e tyre, prijėsit e tyre, priftėrinjtė e profetėt e tyre, judenjtė banorėt e Jerusalemit. 33 Shpinėn ma sollėn e jo fytyrėn; unė i mėsoja me kujdesin mė tė madh, por ata s’donin tė mė dėgjonin pėr ta marrė mėsimin. 34 Vendosėn idhujt nė Shtėpinė, mbi tė cilėn u thirr Emri im pėr ta dhunuar atė. 35 Ndėrtuan lartėsi pėr nder tė Baalit nė luginėn Benenom pėr t’i kaluar nėpėr zjarr bijtė e bijat e veta pėr nder tė Molokut ‑ gjė qė unė kurrėn e kurrės nuk e kisha urdhėruar, as nėpėr mend nuk mė kishte shkuar ta bėnin njė poshtėrsi tė tillė dhe Judėn ta shpinin nė mėkate.”

36 Megjithatė, e po pėr tė njėjtėn arsye, kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit, pėr kėtė qytet, pėr tė cilin ju thoni se me shpatė, me uri e me murtajė do t’i lihet nė dorė mbretit tė Babilonisė: 37 ‘Ja, unė do t’i bashkoj nga tė gjitha vendet nė tė cilat i pata tretur ‑ nė zemėrimin tim, nė hidhėrimin tim e nė zemėrimin tim tė madh: unė do t’i kthej nė kėtė vend e do tė bėj tė banojnė krejtėsisht tė sigurt. 38 Kėta do tė jenė populli im dhe unė do tė jem Hyji i tyre. 39 Unė do t’u jap njė zemėr tė vetme dhe njė udhė tė vetme qė tė mė druajnė mua vazhdimisht, qė tė jenė mirė ata dhe bijtė e tyre pas tyre. 40 Unė do tė lidh me ta njė besėlidhje tė amshueshme: nuk do tė pushoj duke u bėrė mirė e nė zemrėn e tyre do ta fus frikėn time qė tė mos largohen prej meje. 41 Kėnaqėsi pėr mua do tė jetė t’u bėj mirė. Do tė bėj thellė tė lėshojnė rrėnjė nė kėtė vend me gjithė besnikėrinė time, me gjithė zemrėn time e me gjithė shpirtin tim. 42 Sepse kėshtu thotė Zoti: Sikurse mbi kėtė popull solla njė tė keqe kaq tė madhe, kėshtu do tė sjell pėrmbi ta ēdo tė mirė qė ua premtoj. 43 Do tė blihen ara nė kėtė vend, pėr tė cilin ju thoni se ėshtė shkretėtirė, sepse nė tė nuk mbeti njeri as s’mbeti kafshė, por u la nė dorėn e kaldenjve. 44 Arat do tė blihen me para, do tė shkruhen nė vėrtetimin e pronėsisė, do t’u vihet vula e do tė vėrtetohen me dėshmitarė nė tokėn e Beniaminit, nė rrethet e Jerusalemit, nė qytetet e Judės, nė qytetet malore, nė qytetet e Sefelės dhe nė qytetet e mesditės, sepse do ta shndėrroj fatin e tyre ‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Blerja e njė are, peng i tė ardhmes sė l...