Kapitujt

Jeremia: 11. Jeremia e fjalėt e Besėlidhjes

11

1 Prej anės sė Zotit i qe drejtuar kjo fjalė Jeremisė: 2 “Dėgjojini fjalėt e kėsaj Besėlidhjeje e flitni me njerėzit e Judės e banorėt e Jerusalemit. 3 Thuaju: Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Qoftė mallkuar ai njeri qė nuk i dėgjon fjalėt e kėsaj Besėlidhjeje, 4 qė ua urdhėrova etėrve tuaj atė ditė, kur i nxora nga toka e Egjiptit, nga furra e shkrirjes sė hekurit. Unė u thashė: Dėgjojeni zėrin tim dhe vini nė zbatim gjithēka qė po ju urdhėroj e kėshtu ju do tė jeni populli im e unė do tė jem Hyji juaj, 5 qė tė mund ta zbatoj pėrbetimin qė ua bėra etėrve tuaj se do t’u jap njė vend ku rrjedh qumėsht e mjaltė ‑ qė tashti ėshtė prona juaj.” Unė iu pėrgjigja e thashė: “Ashtu ėshtė, o Zot!” 6 E Zoti mė tha: “Shpalli kėto fjalė nėpėr qytete tė Judės e nėpėr rrugė tė Jerusalemit e thuaj: Dėgjojini fjalėt e kėsaj Besėlidhjeje e zbatojini ato. 7 Sepse rreptėsisht i kam qortuar etėrit tuaj atė ditė qė i nxora nga toka e Egjiptit e deri mė sot, vazhdimisht pa u lodhur i kam qortuar e u kam thėnė: Dėgjojeni zėrin tim! 8 Por ata nuk dėgjuan e nuk ma vunė veshin, por ndoqi secili ngurtėsinė e zemrės sė vet tė keqe. Atėherė i vura nė zbatim tė gjitha fjalėt e kėsaj Besėlidhjeje kundėr tyre, qė ua pata urdhėruar ta zbatojnė e nuk e zbatuan”.

9 Pastaj Zoti mė tha: “U besatuan mes tyre njerėzit e Judės e banorėt e Jerusalemit: 10 u kthyen nė paudhėsitė e etėrve tė vet tė mėparshėm, tė cilėt nuk deshėn t’i dėgjojnė fjalėt e mia. Kėshtu, pra, ata shkuan pas hyjnive tė huaja qė t’u shėrbejnė: shtėpia e Izraelit e shtėpia e Judės e thyen Besėlidhjen time qė e lidha me etėrit e tyre. 11 Pėr kėtė arsye Zoti thotė kėshtu: Ja, unė do t’u sjell njė fatkeqėsi, prej sė cilės nuk do tė mund tė shpėtojnė; do ta kėrkojnė ndihmėn time, por s’do t’i dėgjoj. 12 Atėherė le tė shkojnė qytetet e Judės dhe banorėt e Jerusalemit dhe le t’u lėshojnė kushtrimin hyjnive, tė cilave u bėjnė fli! Por s’do t’u japin farė ndihme nė kohėn e ngushticės sė tyre.

13 Po se, aq tė shumtė janė zotat e tu, o Judė, sa dhe qytetet e tua! Aq sa rrugė ka Jerusalemi, aq i ndėrtuat lterė Kotėsisė, lterė pėr t’i flijuar Baalit!

14 Ti, pra, ruaju se lutesh pėr kėtė popull, dhe ruaju se ndėrmerr ndonjė lutje a pėrlutje, sepse nuk do tė tė dėgjoj ditėn e britmės sė tyre drejt meje, nė kohėn e ngushticės sė tyre.

Qortim atyre qė shkojnė nė Tempull

15 Ē’ka e dashura ime qė nė Shtėpinė time vjen pėr tė plotėsuar synimet e veta tė zeza?

Vallė, a kushtet e mishrat e shenjta

do ta shlyejnė paudhėsinė tėnde

me tė cilėn guxon tė mburresh?

16 Ulli gjithmonė i blertė, shtathedhur

e i bukur, me fruta tė shkėlqyeshėm,

do ta quajė Zotynė.

Nė zė tė rropamės sė madhe,

zjarrin nė tė e ndezi,

tė djegur janė gemat e tij!

17 Zoti i Ushtrive, qė tė pati mbėltuar, ka caktuar kundėr teje fatkeqėsinė pėr shkak tė tė kėqijave tė shtėpisė sė Izraelit e tė shtėpisė sė Judės qė i bėnė nė dėm tė vet pėr tė mė ngacmuar duke i flijuar Baalit.

Jeremia i pėrndjekur nė Anatot

18 Por ti, o Zot, mė tregove dhe unė mora vesh; atėherė m’i dėftove synimet e tyre. 19 Unė isha si qengji i butė qė e ēojnė pėr t’a prerė; nuk dija se ata kishin synime tė mbrapshta kundėr meje: “Ta presim drurin nė fuqinė e saj tij tė plotė, ta ērrėnjosim nga toka e tė gjallėve dhe emri i tij s’do tė pėrmendet mė.”

20 O Zoti i Ushtrive, gjykatės i drejtė,

qė i shqyrton veshkat e zemrat,

bėj tė shoh si hakmerresh,

sepse ty ta kam besuar ēėshtjen time.

21 Prandaj kėshtu thotė Zoti kundėr njerėzve tė Anatotit, tė cilėt kėrkojnė jetėn tėnde e thonė: “Mos profetizo nė emėr tė Zotit, pėrndryshe do tė vdesėsh nga dora jonė!” 22 Prandaj, kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Ja, unė do t’i ndėshkoj! Tė rinjtė e tyre do tė vdesin prej shpatės, bijtė e bijat e tyre do tė vdesin prej urisė. 23 Me ferrė do t’ua mbyll derėn, sepse do tė bėj njė emnesė mbi anatotas nė vitin e ndėshkimit tė tyre.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Jeremia e fjalėt e Besėlidhjes