Kapitujt

Jeremia: 31. Rimėkėmbja i premtohet Judės

31

1 Po, nė atė kohė ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

unė do tė jem Hyji i tė gjitha fiseve tė Izraelit

dhe ato do tė jenė populli im.

2 Kėshtu thotė Zoti:

Gjeti hir nė shkretėtirė

populli qė i shpėtoi shpatės:

Izraeli po shkon drejt vendbanimit tė vet!

3 Prej sė largu mua Zoti m’u dėftua:

“Tė desha me dashuri tė amshueshme,

prandaj ruajta pėr ty mėshirėn.

4 Pėrsėri do tė tė ndėrtoj e do tė ndėrtohesh,

o virgjėra e Izraelit!

Pėrsėri do tė stolisesh me tupanat e tu

e do tė hidhesh nė valle!

5 Prapė do tė mbėltosh vreshta

nė malet e Samarisė:

do tė mbėltojnė mbėltuesit

e do tė vjelin tė vjela!

6 Sepse do tė vijė dita

kur rojtarėt do tė bėrtasin

nė malin e Efraimit:

“Mėkėmbni! Tė ngjitemi nė Sion,

te Zoti, Hyji ynė!”

7 Sepse kėshtu thotė Zoti:

Brohoritni me gėzim pėr Jakobin,

lavdėroni tė parin ndėr popuj,

t’ju kumtojė zėri, kėndoni e thoni:

‘Shpėtoje, o Zot, popullin tėnd,

Tepricat e Izraelit!’

8 Ja, unė po i kthej nga toka e Veriut,

do t’i bashkoj nga skajet e tokės:

ndėr ta janė tė verbėr e tė shqepėt,

sė bashku shtatzėna e ajo qė tė lind:

bashkėsi e madhe qė kėtu po kthehet!

9 Shkuan duke vajtuar,

do t’i kthej duke lotuar nga gėzimi,

do t’u prij gjatė rrjedhės sė pėrrenjve,

udhės sė drejtė ku s’do tė zėnė nė thua,

sepse jam baba i Izraelit,

Efraimi ėshtė djali im i madh.

10 Dėgjojeni, o popuj, fjalėn e Zotit,

shpalleni ndėr ishuj tė largėt!

Thoni:

“Ai qė e shpėrndau Izraelin

pėrsėri po e bashkon,

do ta ruajė porsi bariu grigjėn e vet”.

11 Sepse Zoti e shpėrbleu Jakobin,

e ēliroi nga dora e mė tė fortit.

12 Do tė vijnė e do tė kėndojnė lavde

nė malin e Sionit,

do tė ngarendin drejt tė mirave tė Zotit,

drejt drithit, verės e vajit,

drejt grigjave e drejt lorive.

Shpirti i tyre do tė jetė kopsht i ujitur,

urinė kurrė mė s’do ta sprovojnė!

13 Atėherė vajzat do tė galdojnė ndėr valle,

djelmoshat sė bashku me pleq.

Zinė e tyre nė galdim do ta kthej,

do t’i ngushėlloj e do t’i gėzoj pas vuajtjes.

14 Priftėrinjtė do t’ua shujtoj me dhjamė,

popullin tim do ta ngij me tė mira

‑ ėshtė fjala e Zotit.

15 Kėshtu po thotė Zotynė:

‘Po dėgjohet njė zė nė Ramė!

Vajtim, gjėmė edhe dėnesje:

vajton Rakela bijtė e vet!

Assesi s’mund tė pajtohet,

pse ata mė nuk janė!’

16 Kėshtu thotė Zoti:

‘Pusho mė sė vajtuari,

edhe sytė e tu nga lotėt,

dhimba jote ka shpagim:

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

ata do tė kthehen prej dheut tė armikut.

17 Ka shpresė pėr pasardhės tė tu

‑ ėshtė fjala e Zotit

bijtė e tu do tė kthehen nė tokė tė vet!’

18 Po e dėgjoj fare mirė

Efraimin tek shpėrngulet:

“Ti mė ndėshkove e unė nxura mend

porsi mėzati i pamėsuar;

bėj qė tė kthehem e unė do tė kthehem,

sepse ti je Zoti, Hyji im.

19 Pasi ta ktheva shpinėn, zura tė pendohem,

pasi mė bėre ta njoh gabimin,

kokėn time e rraha me grushte;

i turpėruar jam e i skuqur,

sepse e mbarta turpin e rinisė sime!”

20 Vallė, Efraimi a s’ėshtė biri im i dashur,

a s’e kam unė djalė pėr zemėr?

Pse, sa herė qė i kėrcėnohem,

aq herė prapė mendoj pėr tė!

Prandaj zemra pėr tė mė dridhet:

kam dhimbje, po kam dhimbje pėr tė!’

‑ ėshtė fjala e Zotit.

21 Ngul gurė tregues tė udhės,

vėr shenja qė tė tė tregojnė rrugėn,

pėrqėndroje mendjen nė udhė,

nė rrugėn, nėpėr tė cilėn ece!

Kthehu, Virgjėra e Izraelit,

kthehu nė qytetet e tua!

22 Deri kur kėshtu do tė endesh,

bija ime kundėrshtare?!

Diēka tė re po krijon Zoti nė tokė:

Gruaja do ta rrethojė Burrin.

Rimėkėmbja i premtohet Judės

23 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Gjithnjė do tė thuhet kjo fjalė nė tokėn e Judės dhe nė qytetet e tij, kur unė ta kem ndryshuar fatin e tyre:

Tė bekoftė Zoti,

banesė e Drejtėsisė,

ty, o Mali i Shenjtė!

24 Nė kėtė vend do tė ngulė Juda dhe tė gjithė qytetet e tij sė bashku, bujqit dhe ata qė ruajnė grigjat. 25 Sepse:

Unė do ta pėrtėrijė shpirtin e mekur,

do ta ngij ēdo shpirt tė marrakotur.

26 Sepse:

Posa u zgjova, vėrejta:

sa e ėmbėl qė ishte ėndrra ime!

Izraeli e Juda

27 “Ja, po vijnė ditėt ‑ thotė Zoti ‑ e do ta mbjell nė shtėpinė e Izraelit e nė shtėpinė e Judės farėn e njerėzve e farėn e bagėtive. 28 Dhe, sikurse qeshė i kujdesshėm kundėr tyre pėr tė ērrėnjosur, pėr tė shkatėrruar, pėr tė shpėrndarė, pėr tė shpėrngulur e pėr tė ndėshkuar, kėshtu do tė jem i kujdesshėm ndaj tyre pėr tė ndėrtuar e pėr tė mbjellė ‑ ėshtė fjala e Zotit.”

Pėrgjegjėsia vetjake

29 Nė ato ditė nuk do tė thuhet mė:

“Etėrit hėngrėn rrush tė thartė

dhe u mpinė dhėmbėt e fėmijėve”,

30 por secili do tė vdesė pėr shkak tė fajit tė vet. Kushdo qė tė hajė rrush tė papjekur, do t’i mpihen dhėmbėt!

Besėlidhja e Re

31 Ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ kur do tė lidh me shtėpinė e Izraelit e me shtėpinė e Judės njė Besėlidhje tė re. 32 Jo si Besėlidhja qė e pata bėrė me etėrit e tyre, atė ditė kur i mora pėr dore, pėr t’i nxjerrė nga toka e Egjiptit. Kėtė Besėlidhje qenė ata qė e thyen. Atėherė unė u dėftova se jam zotėria i tyre ‑ ėshtė fjala e Zotit. 33 Por ja Besėlidhja qė unė do ta lidh pas kėtyre ditėve me shtėpinė e Izraelit ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ : Nė shpirtin e tyre do ta fus Ligjin tim, do ta shkruaj nė zemrėn e tyre. Atėherė do tė jem Hyji i tyre e ata do tė jenė populli im. 34 Dhe atėherė s’do tė kenė nevojė ta mėsojė njėri‑tjetrin e vėllai vėllanė: ‘Njihe Zotin!’, sepse tė gjithė do tė mė njohin, prej mė tė voglit e deri nė mė tė madhin ‑ thotė Zoti ‑ sepse do ta fal fajėsinė e tyre e s’do ta kujtoj mė mėkatin e tyre.”

Pėrhershmėria e Izraelit

35 Kėshtu thotė Zoti,

Ai qė diellin e bėn tė ndriēojė ditėn,

hėnėn e yjet qė tė ndriēojnė natėn,

qė e tund detin e i ushtojnė valėt,

qė e ka emrin Zoti i Ushtrive:

36 Nėse kėto ligje para meje zhduken,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

atėherė do tė zhduket edhe fara e Izraelit,

e s’do tė jetė popull para meje askurrė.

37 Kėshtu thotė Zoti:

Nėse mund tė matet qielli lart,

nėse themelet e tokės poshtė mund tė gjurmohen,

atėherė unė do ta flak farėn e Izraelit

pėr gjithēka qė ai ka bėrė,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Rindėrtimi dhe madhėria e Jerusalemit

38 Ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ dhe Qyteti i Zotit do tė rindėrtohet nga pirgu Hananeel deri nė Derėn e Kėndit, 39 e pastaj do tė zgjatet litari i matjes drejt deri nė kodrėn Gareb dhe do tė kthehet drejt Goasė. 40 Pastaj mbarė lugina e kufomave dhe e hirit si dhe mbarė krahina deri te pėrroi Cedron dhe deri nė Kėndin e Derės sė Kuajve nė Lindje, do tė jenė tė kushtuara Zotit: kurrė mė s’do tė ērrėnjoset as nuk do tė rrėnohet!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Rimėkėmbja i premtohet Judės