Kapitujt

Jeremia: 14. Thatėsira e madhe

14

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar Jeremisė me rastin e thatėsirės sė madhe.

2 Judeja u mbulua nė zi,

qytetet e saj rėnkojnė,

tė mekura rrafsh ranė pėrdhe,

nė qiell arrin e Jerusalemit vigma!

3 Bujarėt ēojnė vegjėlinė pėr ujė:

shkojnė ndėr puse e ujė nuk gjejnė,

zbrazėt i kthejnė shtambat e veta

duke rrahur kokėn me grushta.

4 Anembanė toka shkretuar,

sepse shiu nuk bie mbi tė,

mjeruar bujqit e ngratė

me grushta e rrahin kokėn.

5 Deri shuta nė mal e lė pjellėn e vet,

pse fije bari s’ka.

6 Gomarėt e egjėr grumbull mblidhen nė kodra,

dihasin porsi ēakejtė,

as sytė dritė mė nuk u bėjnė,

pse s’gjejnė dot njė fije bari.

7 Kundėr nesh nėse flasin tė kėqijat tona,

mėshirė, o Zot, pash Emrin tėnd.

Po, tė mėdha janė kryengritjet tona,

kundėr teje ne mėkatuam!

8 Ti, o Shpresa e Izraelit,

Shpėtimtari i tij nė kohė tė vėshtirė,

pse qėndron si i huaj nė kėtė vend,

si shtegtari sa pėr tė bujtur?

9 Pse sillesh porsi i hutuari,

si trimi qė s’mund tė ndihmojė?

E pra, mes nesh ti je, o Zot,

emri yt u thirr mbi ne,

deh, ti dore mos na lėsho!

10 Kėshtu i thotė Zoti kėtij populli: “Atyre kėshtu u pėlqen tė enden andej‑kėndej, aspak nuk i kursejnė kėmbėt e veta! Kėndej edhe Zotit nuk i pėlqejnė. Tashti i bien nė mend fajet e tyre dhe i ndėshkon pėr mėkatet e tyre”.

11 Atėherė Zoti mė tha: “Mos kėrko mėshirė pėr kėtė popull. 12 Po edhe sikur tė agjėronin, s’do t’ua dėgjoja lutjen; po edhe nė kushtofshin fli shkrumbimi dhe fli kushtimi, s’do t’ua pranoj. Unė do t’i shfaros me shpatė, me uri e me murtajė”.

13 Por unė iu pėrgjigja: “Ehu, o Zot Hyj! Ja, profetėt u thonė: ‘Ju s’do tė shihni shpatė, uri s’do tė keni, por do t’u japė paqe tė vėrtetė nė kėtė vend’“.

14 Atėherė Zoti mė tha: “Rrejshėm profetėt profetizojnė nė emėr tim: unė nuk i dėrgova as nuk i urdhėrova, as nuk u kam folur. Ata ju parakallėzojnė vegime tė rreme, shorti, dredhi e joshjet e zemrės sė tyre. 15 Prandaj kėshtu thotė Zoti kundėr profetėve, qė profetizojnė nė emėr tim, tė cilėt unė nuk i dėrgova, e thonė: ‘Shpatė e uri nuk do tė ketė nė kėtė vend’: Shpata dhe uria do t’i shfarosė pikėrisht kėta profetė; 16 kurse njerėzit, tė cilėve kėta u profetizojnė, rrah do tė bien nėpėr rrugė tė Jerusalemit prej urisė e prej shpatės e s’do ketė kush as t’i varrosė: as ata, as gratė e tyre, as bijtė e bijat e tyre. Do ta zbraz mbi ta tė keqen e tyre.”

17 E ti thuaju kėtė fjalė:

Le tė derdhin lot sytė e mi

natė e ditė e tė mos pushojnė,

sepse me ndrydhje tė rėndė u ndrydh

virgjėra, bija e popllit tim,

me plagė tė rėndė, tė pashėrueshme!

18 Nėse dal nė fushė,

ja, tė grirė prej shpatės,

e nėse hyj brenda nė qytet,

kockė e lėkurė tė bėrė prej urisė:

profet e prift enden n’pėr vend

e mė asgjė nuk marrin vesh.

19 ‑ Po a njėmend krejtėsisht e pėrbuze Judėn?

Po a aq fort t’u neverit Sioni?

Pėrse ne aq na godite,

sa tė mos kemi shpresė shėrimi?

Prisnim paqen, por tė mirė s’ka,

kohė shėrimi dhe, ja, tmerri!

20 E pranojmė, o Zot, paudhėsinė tonė,

mbrapshtinė e etėrve tanė:

po, mėkatuam kundėr teje!

21 Mos na dėbo, pash Emrin tėnd,

mos e turpėro fronin e lavdisė sate!

Tė tė bjerė ndėr mend e mos e prish

Besėlidhjen tėnde me ne!

22 Pse a ka ndėr idhuj ndonjė qė jep shi?

Pse vetė a qielli i jep shirat?

Pse a s’je ti, o Zot, Hyji ynė,

nė tė cilin ne shpresojmė?!

Ti je Ai qė tė gjitha kėto i bėn!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Thatėsira e madhe