Kapitujt

Jeremia: 34. Fati i fundit i Sedecisė

34

1 Fjala qė i qe drejtuar Jeremisė prej Zotit, kur Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, e mbarė ushtria e tij, mbarė mbretėritė qė ishin nėn pushtetin e tij dhe tė gjithė popujt luftonin kundėr Jerusalemit dhe kundėr tė gjitha qytezave tė tij. Thoshte: 2 Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Shko e i thuaj Sedecisė, mbretit tė Judės. Thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Shiko, unė po ia dorėzoj kėtė qytet mbretit tė Babilonisė. Ai do ta djegė me zjarr. 3 Ti s’i shpėton dot dorės sė tij, por do tė kapesh e do tė zihesh e do t’i dorėzohesh. Sytė e tu do t’i shohin sytė e mbretit tė Babilonisė dhe goja e tij do tė flasė me gojėn tėnde dhe do tė hysh nė Babiloni! 4 Megjithatė, dėgjoje fjalėn e Zotit, Sedeci, mbreti i Judės! Kėshtu tė thotė Zoti: S’do tė vdesėsh nga shpata, 5 por do tė vdesėsh nė paqe. Sikurse u pėreruan etėrit e tu, mbretėrit e mėparshėm, qė qenė para teje, ashtu do tė digjen edhe pėr ty dhe do tė vajtojnė: “I mjeri unė, Imzot!” Kjo ėshtė fjala qė e them unė ‑ ėshtė fjala e Zotit!

6 Tė gjitha kėto fjalė ia tha Jeremia profet Sedecisė, mbretit tė Judės, nė Jerusalem, 7 ndėrsa ushtria e mbretit tė Babilonit luftonte kundėr Jerusalemit e kundėr tė gjitha qytezave tė Judės, qė ende bėnin qėndresė ‑ kundėr Lakisit e kundėr Azekės: vetėm kėto nga fortesat e Judės bėnin qėndresė.

Ēlirimi i skllevėrve

8 Fjala qė i qe drejtuar Jeremisė nga ana e Zotit, pasi mbreti Sedeci bėri besėlidhje me mbarė popullin e Jerusalemit duke u shpallur lirinė: 9 secili duhej ta linte tė lirė skllavin e vet e secili skllaven e vet, hebreun e hebrejen, dhe assesi s’do tė sundojnė mė me ta, d. m. th. me judeun, vėllain e vet.

10 Tė gjithė tė parėt e mbarė populli qė kishin marrė pjesė nė marrėveshje, morėn vesh se duhej ta lėshonte secili tė lirė skllavin e vet e skllaven e vet dhe mė tė mos kishte tė drejtė ta mbante nė skllavėri: si e morėn vesh, i lanė tė lirė. 11 Por mė vonė, u sollėn prapė dhe i morėn pėrsėri skllevėrit e skllavet qė i kishin liruar dhe i bėnė pėrdhunė t’u jenė skllevėr e skllave. 12 Atėherė Jeremisė i qe drejtuar, nga ana e Zotit, kjo fjalė e Zotit:

13 “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Unė bėra besėlidhje me etėrit tuaj atė ditė, kur i nxora nga toka e Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė, e thashė: 14 ‘Kur tė mbushen shtatė vjet, secili le ta lėshojė tė lirė vėllanė e vet hebre qė t’i jetė shitur; pasi tė ketė shėrbyer gjashtė vjet, lėshoje tė lirė; por baballarėt tuaj nuk mė dėgjuan e nuk ma vunė veshin. 15 Ju u kthyet sot e bėtė ēka ėshtė e pėlqyeshme para syve tė mi duke shpallur lirinė pėr ēdo tė afėrm tė vet; nė Shtėpinė time, mbi tė cilėn u thirr emri im, nė praninė time, bėtė kėtė besėlidhje. 16 Por pastaj u sollėt dhe e pėrdhosėt emrin tim dhe secili prej jush e robėroi pėrsėri skllavin e skllaven e vet, qė u kishte dhėnė lirinė e tė jenė zotėrues tė vetvetes, por ju i robėruat qė t’i keni skllevėr e skllave!

17 Pėr kėtė arsye kėshtu thotė Zoti: Ju nuk mė dėgjuat qė t’ia shpallė secili lirinė vėllait tė vet dhe secili tė afėrmit tė vet; ja, pra, edhe unė po e shpall ēlirimin tuaj ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ e po ia besoj shpatės, urisė e murtajės dhe do t’ju bėj pėrqeshjen e tė gjitha mbretėrive tė tokės. 18 E njerėzit qė e thyen besėlidhjen time dhe nuk i mbajtėn fjalėt e besėlidhjes, tė cilat i pranuan me pėlqim para syve tė mi, do tė bėj si i bėnė viēit qė e ndanė nė dy pjesė e kaluan ndėrmjet dy pjesėve tė tij. 19 Prijėsit e Judės, prijėsit e Jerusalemit, oborrtarėt dhe priftėrinjtė e mbarė populli i vendit qė kaloi ndėrmjet pjesėve tė viēit, 20 do t’i lėshoj nė duart e armiqve tė tyre e nė duart e atyre qė e kėrkojnė jetėn e tyre. Kufomat e tyre do tė jenė ushqim pėr shpendėt e ajrit e pėr egėrsirat e malit. 21 Sedecinė, mbretin e Judės, e princat e tij do t’i lėshoj nė duar tė armiqve tė tyre, nė duart e atyre qė ua kėrkojnė jetėn dhe nė duart e ushtrive tė mbretit tė Babilonisė, qė tani pėr tani u larguan prej jush. 22 Ja, unė do tė jap urdhėr ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ do t’i kthej nė kėtė qytet: do tė luftojnė kundėr tij, do ta pushtojnė e do t’i fusin zjarr; tė shkreta do t’i bėj qytetet e Judės, ku askush nuk do tė banojė.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Fati i fundit i Sedecisė