Kapitujt

Jeremia: 29. Letra tė shpėrngulurve

29

1 Ja fjalėt e letrės qė Jeremia profet ia dėrgoi nga Jerusalemi Tepricės sė tė shpėrngulurve ‑ krerėve, priftėrinjve, profetėve e mbarė popullit, tė cilėt i shpėrnguli nga Jerusalemi Nabukodonozori dhe i ēoi nė Babiloni, 2 pasi ishin nisur nga Jerusalemi mbreti Jekonia, zonja mbretėreshė, bujarėt e pallatit, prijėsit e Judės e tė Jerusalemit, mjeshtėr e argjendarė. 3 Letra i qe dėrguar pėr dorė tė Elasės, birit tė Safanit, e tė Gamarisė, birit tė Helcisė, tė cilėt i dėrgoi Sedecia, mbreti i Judės, te Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė, nė Babiloni.

Nė letėr thoshte:

4 “Kėshtu u thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, tė gjithė tė humburve qė i shpėrngula nga Jerusalemi nė Babiloni: 5 Ndėrtoni shtėpi dhe banoni nė to; mbillni kopshte e hani frutat e tyre; 6 martohuni e lindni djem e vajza; merruni djemve tuaj gra, martojini vajzat tuaja, e tė lindin bij e bija e shtohuni atje e mos u pakėsoni! 7 Kėrkojeni tė mirėn e vendit ku ju kam tretur e luteni Zotin pėr tė, sepse nė mirėqenien e tij qėndron edhe e mira juaj. 8 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Mos lejoni t’ju bėjnė tė gaboni profetėt qė janė nė mesin tuaj, dhe shortarėt tuaj, dhe mos kini besim nė ėndrrat tuaja qė ju i ėndėrroni, 9 sepse ata ju parakallėzojnė rrena nė emėr tim, e pra, unė nuk i dėrgova ata ‑ ėshtė fjala e Zotit. 10 Sepse kjo ėshtė fjala e Zotit: Vetėm kur tė mbushen shtatėdhjetė vjetėt nė Babiloni, vetėm atėherė do tė vij t’ju shoh e do ta ēoj nė vend premtimin tim se do t’ju riatdhesoj. 11 Sepse unė e di mirė synimin qė e kam me ju ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhėsi dhe shpresė. 12 Ju do tė mė thirrni nė ndihmė e do tė vini tek unė; do tė mė luteni dhe unė do t’ju dėgjoj. 13 Do tė mė kėrkoni e do tė mė gjeni sa herė qė tė mė kėrkoni me zemėr tė ēiltėr. 14 Do tė lejoj tė gjendem prej jush ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ dhe do tė bėj tė marrė fund skllavėria juaj, do t’ju bashkoj nga tė gjithė popujt e nga tė gjitha vendet, nė tė cilat ju pata tretur ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑. Unė do tė bėj tė ktheheni nė vendin, nga i cili ju pata shpėrngulur.

15 E vėrtet ju thoni: ‘Zoti na ngriti profetė nė Babilon... ’,

16 Ja, veē, se ēka thotė Zoti pėr mbretin qė rri mbi fronin e Davidit, pėr mbarė popullin, banorėt e kėtij qyteti, vėllezėrit tuaj, tė cilėt nuk qenė tretur bashkė me ju nė mėrgim, 17 kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Ja, po dėrgoj mbi ta shpatėn, urinė e murtajėn; do t’i bėj si fiq tė prishur qė s’mund tė hahen ngaqė janė shumė tė kėqij. 18 Do t’i pėrndjek me shpatė, me uri e me murtajė e do t’i bėj tmerr pėr tė gjitha mbretėritė e tokės, shenjė mallkimi, habie, pėshpėritjeje dhe turp pėr tė gjithė popujt, ku unė i flaka, 19 sepse nuk deshėn t’i dėgjojnė fjalėt e mia ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ qė ua dėrgova me anė tė profetėve, shėrbėtorėve tė mi vazhdimisht pa u lodhur, por ju s’mė dėgjuat ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑. 20 Por ju, o mėrgimtarė, dėgjojeni tė gjithė fjalėn e Zotit, qė po jua dėrgoj nga Jerusalemi nė Babilon.

21 Kėshtu i thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, Akabit, birit tė Kolisė, e Sedecisė, birit tė Maasisė, qė nė emėr tim ju profetizojnė rrejshėm: Ja, unė do t’i lė nė duar tė Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonisė, dhe do t’i godasė ndėr sytė tuaj. 22 Me ta si me nėmė do tė mallkojnė tė gjithė tė treturit e Judės nė Babiloni e do tė thonė: Qofsh mallkuar si Sedecia e si Akabi, qė mbreti i Babilonisė i poqi nė zjarr!’, 23 pėr arsye se bėnė poshtėrsi nė Izrael dhe kurorėthyerje me gratė e miqve tė vet e rrejshėm e folėn fjalėn time nė emėr tim, qė unė nuk u kam urdhėruar. Unė e di kėtė dhe jam dėshmitar i kėsaj gjėje ‑ ėshtė fjala e Zotit.”

Reagimi i njė tė treturi ndaj letrės sė Jeremisė

24 E Semejė Nehelamitajt thuaji: 25 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Pėr arsye se nė emėr tėnd i ke dėrguar mbarė popullit qė ėshtė nė Jerusalem si edhe priftit Sofoni, tė birit tė Maasisė, dhe tė gjithė priftėrinjve njė letėr, ku thua: 26 Zoti tė ka vėnė prift nė vend tė priftit Jojadė pėr tė qenė mbikėqyrės nė Tempullin e Zotit mbi ēdo njeri kryekėcyer qė don tė luajė rolin e profetit e pėr ta hedhur nė pranga e nė hekura. 27 Pse atėherė nuk e ke ndėshkuar botėrisht Jereminė nga Anatoti qė po shitet ndėr ju pėr profet? 28 Sepse, pėrmbi tė gjitha, ai edhe neve na shkruan nė Babiloni: ‘Do tė kalojė shumė kohė e gjatė! Ndėrtoni shtėpi e banoni nė to, mbėltoni kopshte e hani frytet e tyre!’“

29 Prifti Sofoni ia lexoi letrėn Jeremisė profet. 30 Po atėherė Jeremisė i qe drejtuar fjala e Zotit e i tha: 31 Dėrgoju tė gjithė tė treturve kėtė lajm: Kėshtu i thotė Zoti Semejės Nehelamit: Pasi Semeja ju profetizoi pa e pasė dėrguar vetė, dhe ai ju bėri tė keni besim nė gėnjeshtėr, 32 prandaj kėshtu thotė Zoti: Unė do ta ndėshkoj Semejėn e Nehelamit e mbarė farėn e tij; askush prej farės sė tij s’do tė rrijė nė mes tė kėtij populli; s’do ta shohė tė mirėn qė unė do t’ia bėj popullit tim ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ sepse ka predikuar kryengritjen kundėr Zotit.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Letra tė shpėrngulurve