Kapitujt

Jeremia: 17. Gabimet e Judės nė nderimin e Hyjit

17

1 Mėkati i Judės ėshtė gdhendur

me thumba hekuri

me majė diamanti

pėrmbi dėrrasėn e zemrės sė tyre,

pėrmbi brirėt e lterėve tė tyre,

2 qė bijtė e tyre t’i kujtojnė lterėt e vet

banirėt e vet pėrbri drurėve gjithėherė tė njomė

nė kodra tė larta,

3 nė male e nė fushė tė hapėt.

Pasuritė e tua e tė gjitha visaret

pre plaēkitjeje do t’i bėj,

lartėsitė e tua pėr shkak tė fajeve

tė bėra nė mbarė vendin tėnd.

4 Do tė heqėsh dorė nga prona jote

qė dhuruar ta pata vetė;

skllav do tė tė bėj tė armiqve tė tu

nė njė vend qė nuk e njeh,

sepse i dhatė flakė zemėrimit tim,

qė do tė djegė pėrgjithmonė.

Fjalė urtie

5 Kėshtu thotė Zoti:

Qoftė mallkuar ai njeri qė nė njeriun shpreson,

ai qė mbėshtjetjen e vet e ka nė njeriun

e zemra e tij largohet prej Zotit.

6 Ai do tė jetė porsi marena nė shkretėtirė:

nuk sheh kurrė asnjė tė mirė,

i shkon ditėt nė thatėsirėn e shkretėtirės,

nė tokė tė kriposur, tė pabanueshme.

7 Qoftė bekuar ai qė shpreson nė Zotin,

Zoti do tė jetė shpresa e tij.

8 Ai do tė jetė porsi druri

i mbėltuar nė breg tė ujit,

qė kah pėrroi i lėshon rrėnjėt

e s’do tė trembet kur tė vijė zhegu:

gjethi i tij do tė jetė i blertė.

Pėr vit thatėsie nuk merakoset,

nuk pushon sė dhėni fruta.

9 Mė dinake se ēdo gjė tjetėr ėshtė zemra,

e pashėrueshme;

kush ėshtė ai qė mund ta njohė?

10 Unė, Zoti, shqyrtoj zemrėn, sprovoj veshkat,

i jap secilit sipas sjelljes sė tij,

sipas fryteve tė veprave tė tij.

11 Shkurtė qė i kuan vezėt qė s’i bėri

ėshtė ai qė pasurohet me tė padrejtė.

Do ta lėrė nė gjysmėn e jetės,

nė ditė tė fundit i marrė do tė jetė.

Shpresa nė Tempullin e nė Hyjin

12 Fron i lavdishėm, i lartėsuar qė nė fillim,

ėshtė Vendi ynė i shenjtė!

13 O Zot, shpresa e Izraelit,

tė gjithė ata qė tė lėnė do tė turpėrohen,

pse e lanė Burimin e ujit tė gjallė, Zotin.

Nė pluhur do tė shkruhen

ata qė nga ti largohen.

Lutje hakmarrėse

14 Mė shėro, o Zot, e do tė shėrohem,

mė shpėto, o Zot, e do tė shpėtoj,

sepse ti je lavdi im!

15 Ja, ata mua mė thonė:

‘Ku ėshtė fjala e Zotit?

Le tė pėrmbushet!’

16 Kurrė s’t’u vura qė tė sjellėsh tė keqen,

s’e dėshiroja ditėn e tmerrshme,

Ti e di: ēka prej buzėve tė mia doli

ishte e drejtė para Teje.

17 Deh, mos mė ji shkak tmerrimi,

ti streha ime, nė Ditėn e ngushticės!

18 Le tė turpėrohen armiqtė e mi,

e jo unė;

le tė tremben ata e jo unė;

Sille mbi ta Ditėn e tmerrit,

zhduki me zhdukje tė dyfishtė!

Mbajtja e tė shtunės

19 Kėshtu mė ka thėnė Zoti: “Shko e qėndro te dera e Bijve tė popullit, nėpėr tė cilėn hyjnė e dalin mbretėrit e Judės edhe nė tė gjitha dyert e Jerusalemit. 20 Thuaju: Dėgjojeni fjalėn e Zotit, mbretėrit e Judės e mbarė Juda edhe tė gjithė banorėt e Jerusalemit, qė hyni nėpėr kėto dyer. 21 Kėshtu thotė Zoti: Ruajeni veten e mos mbani barrė nė ditė tė shtunė as mos i shtini nėpėr dyer tė Jerusalemit. 22 Mos mbartni barrė nga shtėpitė tuaja nė ditė tė shtunė as mos bėni asnjė punė: shenjtėrojeni ditėn e shtunė, siē u kam urdhėruar etėrve tuaj. 23 Por ata nuk dėgjuan as nuk mė vunė vesh, por e ngurėn zverkun e vet pėr tė mė mos dėgjuar e pėr tė mos e pranuar mėsimin. 24 Nėse vėrtet do tė mė dėgjoni ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ nėse nuk do tė shtieni barrė nėpėr dyer tė kėtij qyteti ditėn e shtunė, nė qoftė se do ta shenjtėroni ditėn e shtunė, duke mos punuar asnjė punė, 25 nėpėr dyer tė kėtij qyteti do tė hyjnė ‑ bashkė me ministrat e vet ‑ mbretėrit qė rrinė nė fronin e Davidit, nė karroca e nė kuaj, ata dhe princat e tyre, judenjtė e banorėt e Jerusalemit; ky qytet do tė banohet pėr amshim. 26 Do tė vijnė prej qyteteve tė Judės, nga rrethi i Jerusalemit, nga toka e Beniaminit, nga Sefela e nga malėsitė dhe nga Nagebi e do tė sjellin fli shkrumbimi, therore, fli kushtimi, kem dhe do tė kushtojnė fli falėnderimi nė Shtėpinė e Zotit. 27 Por, nė qoftė se nuk do tė mė dėgjoni ta shenjtėroni ditėn e shtunė e tė mos mbartni barrė e tė mos i shtieni nėpėr dyer tė Jerusalemit ditėn e shtunė, atėherė zjarrin do ta ndez nė dyert e tij: zjarri do t’i pėrpijė pallatet e Jerusalemit e mė nuk do tė fiket.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Gabimet e Judės nė nderimin e Hyjit