Kapitujt

Jeremia: 9. Prishja morale e popullit tė Judesė

9

1 Oh, ta kisha nė shkretėtirė

njė bujtinė strehimi udhėtarėsh!

Do ta lija popullin tim,

prej tyre do tė ikja larg,

sepse tė gjithė janė fėlligėshtarė,

turmė tradhtarėsh.

2 Gjuha e tyre hark i ngrehur,

rrena, e jo e vėrteta,

e pushtoi vendin anembanė.

Prej njė tė keqeje nė tjetrėn bien,

e mua s’mė njohin,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

3 Gjithkush t’i ruhet tė afėrmit tė vet,

nė vėllanė e vet kush besė tė mos ketė,

se ēdo vėlla bėn pabesi,

ēdo i afėrm pėrhap shpifje.

4 Vėllai vėllanė e tradhton,

s’ia thotė tė vėrtetėn;

e mėsuan gjuhėn tė flasė gėnjeshtra,

bėjnė tė keqen, s’duan tė kthehen.

5 Padrejtėsi mbi padrejtėsi,

dhelpėri mbi dhelpėri:

s’duan tė mė pranojnė,

‑ ėshtė fjala e Zotit.

6 Prandaj kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Ja, do t’i shkrij, nė provė do t’i vė;

ē’mund tė bėj tjetėr

pėr tė bi’nė e popullit tim?

7 Sh’gjetė plaguese gjuha e tyre;

e nė gojė fjala mashtruese:

me gojė mikut i uron paqe,

kurse fshehtas i vė pritėn.

8 Tė mos i ndėshkoj pėr punė tė tilla,

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

mbi njė popull siē ėshtė ky

a thua s’duhet tė hakmerrem?”

Vajtim mbi Sionin

9 Do tė vajtoj, do t’i qaj malet,

gjėmė e vaj mbi kullota tė bjeshkėve,

qė u dogjėn e u bėnė shkrumb!

Nėpėr to s’kalon njeri,

blegėrimė grigjash mė s’dėgjohet.

Shpendėt e qiellit e bagėtitė

tė gjitha ikėn, tė gjitha u zhdukėn!

10 Jerusalemin do ta shndėrroj

nė rrėnojė gurėsh, nė strofull ēakejsh;

tė Judės qytetet nė shkretėtirė

pse askush nė to s’do tė banojė!

11 Kush ėshtė i urtė kėtė ta kuptojė?

Kujt t’ia zb’lojė goja e Zotit

qė tė lajmėrojė kėshtu:

Pėrse vendi u shkretua,

ėshtė bėrė shkrumb porsi shkretėtira

nėpėr tė cilėn askush s’kalon?

12 Atėherė tha Zoti: “Ėshtė kėshtu pse e kanė lėnė Ligjin tim, qė ua kam dhėnė, nuk e dėgjuan zėrin tim dhe nuk ecėn sipas tij, 13 por shkuan pas dashakeqėsisė sė zemrės sė vet dhe ndoqėn baalėt, pėr tė cilėt i mėsuan etėrit e tyre.” 14 Prandaj, kėshtu thotė Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Ja, unė do ta ushqej kėtė popull me mendėr dhe do t’i jap tė pijė ujė tė helmuar. 15 Do t’i shpėrndaj ndėr popuj qė nuk i njohėn as ata as etėrit e tyre e do ta dėrgoj shpatėn pas tyre deri qė t’u shuhet fara.”

16 Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Kujdes! Thirrni vajtoret!

Le tė vijnė!

Thirrni ato mė tė dijshmet!

Le tė shpejtojnė!

17 Le tė shpejtojnė,

le t’ia nisin mbi ne vajtimit:

qė sytė tanė tė derdhin lot,

ujė tė rrjedhin qepallat tona!”

18 Po, nga Sioni jehon vajtimi:

“Heu, si u shkretuam, u mb’luam me turp!

U shtrėnguam vendin ta lėmė,

t’i braktisim vatrat tona!”

19 Dėgjojeni, o gra, fjalėn e Zotit,

veshėt tuaj ta ndiejnė mirė

fjalėn qė del prej gojės sė tij.

Bijat tuaja tė vajtojnė mėsojini,

njėra-tjetrės kėtė vajtim:

20 “Pėr dritaresh na hyri vdekja,

depėrtoi nė shtėpitė tona,

i kositi fėmijėt n’pėr rrugė

e djelmoshat nėpėr tregje.”

21 Thuaj! Kėshtu thotė Zoti:

“Kufoma njerėzish do tė bien

porsi plehu pėrmbi ara,

porsi dujt pas korrtarit

e askush nuk i mbledh.”

Urtia e vėrtetė

22 Kėshtu thotė Zoti:

“Mos tė mburret i urti me menēuri tė vet,

as trimi mos tė mburret mė trimėrinė e vet,

as pasaniku mos tė mburret me pasurinė e vet;

23 por kush mburret me kėtė le tė mburret:

se ka dije pėr tė mė njohur mua,

se jam Zoti qė bėn mirėsi,

zbaton tė drejtėn e drejtėsinė nė tokė,

se kėto janė gjėrat qė mė pėlqejnė

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Shpresė e kotė nė rrethprerje

24 Ja, po vijnė ditėt ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ kur do t’i ndėshkoj tė gjithė ata qė janė tė rrethprerė nė trup: 25 egjiptianėt, judenjtė, edomėt, bijtė e Amonit, moabėt e tė gjithė ata qė i qethin tėmthat e kokės, qė banojnė nė shkretėtirė, sepse tė gjithė kėta janė tė parrethprerė, kurse mbarė shtėpia e Izraelit janė tė parrethprerė nė zemėr.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Prishja morale e popullit tė Judesė