Kapitujt

Jeremia: 49. Profeci kundėr Amonit

49

1 Nė lidhje me bijtė e Amonit, kėshtu thotė Zoti:

“Izraeli, vallė, a nuk paska djem,

a thua s’paska asnjė trash’gimtar?

Pse Milkomi e trashėgoi Gadin,

populli i tij banoi nė qytete tė tij?

2 Ja, prandaj se po vijnė ditėt

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

urratė e luft’s do tė bėj tė dėgjohen

mbi Rabanė e bijve tė Amonit,

do tė bėhet njė grumbull gurėsh

Bijat e saj me zjarr do tė digjen,

atėherė Izraeli do t’i plaēkitė

ata qė atė e plaēkitėn

‑ ėshtė fjala e Zotit.

3 Ulėrit, Hesebon, sepse Ari u rrafshua,

dhe u bė njė grumbull gurėsh;

vajtoni bijat e Rabės,

ngjeshuni nė grathore, qani,

enduni rreth e rreth muresh,

se Milkomi po tretet nė skllavėri,

priftėrinjtė e tij sė bashku me prijės.

4 Pėrse mburresh ti me vėrritė?

Rrjedh begatshėm vėrria jote,

bijė kryengritėse,

qė shpreson nė visaret e tua

e thua: ‘ Kush guxon tė mė sulmojė?’

5 Ja, unė po sjell tmerrin mbi ty

‑ thotė Zoti, Hyji i Ushtrive ‑

nga tė gjithė qė janė rreth teje,

do tė shpėrndaheni kah t’ju ēojnė sytė,

s’do tė ketė kush t’i bashkojė tė ikurit!

6 Por, pas kėsaj, do t’ia ndryshoj fatin Amonit”

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Profeci kundėr Edomit

7 Lidhur me Edomin.

Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

“Vallė, a s’ka mbetur mė urti nė Teman?

Vallė, ndėr tė menēur a mungoi kėshilla?

A thua dija e tyre u dėvar?

8 Ikni! Ktheni shpinėn! Zbritni nė greminė,

ore ju, banorė tė Dedanit,

rrėnimin e tij po e sjell mbi Ezaun,

ėshtė koha tė mė japė llogari.

9 Nėse do tė tė vijnė vjelėsit e rrushit,

asnjė vile s’do ta lėnė;

nėse do tė tė vijnė vjedhėsit e natės,

do tė vjedhin ēka tė duan.

10 Se jam unė qė e shqyrtoj Ezaun,

ia zbuloj ēdo skutė tė fshehtė,

assesi nuk mund tė fshihet!

Iu shua fara, iu zhdukėn vėllezėrit,

s’i mbet vėlla, fqinj qė mund t’i thotė:

11 “Mos u shqetėso pėr bonjakė tė tu,

sepse unė ata i rris,

tė vejat e tua

unė do tė kujdesem pėr to!”

12 Sepse kėshtu thotė Zoti: Ja, ata qė nuk do tė duhej ta pinin kupėn, janė tė dėnuar ta pinė deri nė fund. E ti tė kalosh pa e pirė si tė ishe i pafajshėm?! S’do tė jesh i pafajshėm, por do ta pish deri nė fund! 13 Po, unė po pėrbehem me vetvete ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ Bosra do tė bėhet vend i shkretė, emnesė, shkretėtirė e mallkim dhe tė gjithė qytetet qė i pėrkasin do tė bėhen njė grumbull rrėnojash tė pėrhershme.”

14 Njė lajm prej Zotit e mora,

kasneci u dėrgua ndėr popuj:

“Bashkohuni dhe ejani kundėr saj!

Ngrihuni e bini nė luftė!”

15 Dhe, ja, tė vogėl do tė tė bėj mes popujsh,

tė pėrbuzur mes njerėzish.

16 Mendja e madhe jotja tė tradhtoi,

krenaria e zemrės sate;

ti qė banon nė shpella tė qetave,

ti qė kapesh kreshtave tė bjeshkėve,

edhe nėse e ngreh, si shqiponja, lart ēerdhen tėnde,

prej andej poshtė do tė tė plandos

‑ ėshtė fjala e Zotit.

17 Edomi do tė shkatėrrohet: kushdo tė kalojė nėpėr tė, do tė mbetet shtang nga habia dhe do tė fėrshėllejė mbi plagėt e tij. 18 Sikurse qenė pėrmbysur Sodoma e Gomorra dhe qytetet fqinje ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ askush mė nė tė s’do tė banojė, asnjė bir njeriu nė tė s’do tė strehohet.

19 Ja, porsi luani sulmon nga pylli i dendur i Jordanit

drejt vėrrive pėrherė tė gjelbėrta,

po ashtu, nė njė tė rrahur tė qepallės,

do ta bėj tė ikė larg prej tij,

do t’ia vė tė parė tė zgjedhurin tim.

E njėmend, kush mund tė jetė i ngjashėm me mua?

Kush ėshtė i zoti mua tė mė padisė?

Cili bari mund tė mė bėjė ballė?

20 Pra, dėgjojeni synimin e Zotit

qė e ka nė mend kundėr Edomit,

e vendimet qė i mori

kundėr banorėve tė Temanit:

rrėshqanė do t’i heqin edhe qengjat e grigjės,

pėr ta shkretė do tė mbesin kullotat!

21 Nga rropama e rėnies sė tyre

do tė trandet toka,

klithmat e tyre do tė dėgjohen

der nė Det tė Kuq!

22 Ja, po ngjitet, fluturon si shqipja,

krahėt e vet i shtrin mbi Bosrėn;

atė ditė zemra e trimave tė Edomit

do tė jetė si zemra e gruas kur lind!

Profeci kundėr qyteteve siriane

23 Lidhur me Damaskun.

“U harbuan Emati e Arfadi,

se dėgjuan njė kumt tė zi.

U trazuan porsi deti, ngushtė janė,

assesi s’mund tė gjejnė qetėsi.

24 U shkatėrrua Damasku, mori arratinė;

tmerri e frika i pushtoi,

e shtrėnguan ngushticė e dhimbje

porsi gruan kur lind fėmijė.

25 Si tė mos lihet qyteti i lavdishėm,

fortesa e haresė?

26 Tė rinjtė e tij nė sheshe do tė vriten,

tė gjithė atė ditė do t’i vriten trimat

‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive.

27 Mureve tė Damaskut zjarr do t’u jap,

do t’i pėrpijė kullat e Benadadit.”

Profeci kundėr fiseve arabe

28 Kundėr Cedarit e mbretėrive tė Asorit qė i shpartalloi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisė.

Kėshtu thotė Zoti:

“Nė kėmbė! Suluni kundėr Cedarit!

Asgjėsoni bijtė e Lindjes!

29 Merruani ēadrat edhe grigjat,

pėlhurat e ēadrės me almiset e tyre;

le t’u merren gamilet e tyre

dhe le tė klithet pėrmbi ta:

tmerr gjithkund pėrreth!

30 Ikni! Zhdukuni me shpejtėsi!

Fshehuni nė gėrrla,

ju qė banoni Asorin

‑ thotė Zoti ‑

se mbreti i Babilonisė,

ai Nabukodonozori,

ka shestuar kundėr jush njė plan,

kundėr jush vendim ka marrė:

31 “Nė kėmbė! Suluni kundėr pop’llit tė qetė,

qė jeton nė pakujdesi”

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

qė s’ka derė as shula dere

e jeton krejt i vetmuar!

32 Pre do tė jenė devet e tyre,

plaēkė delet e tyre tė shumta!”

Do t’i tres nė ēdo anė,

ata njerėz me tėmtha tė rruar,

nga ēdo anė do t’u sjell rrėnimin

‑ ėshtė fjala e Zotit.

33 Strofull ēakejsh do tė bėhet Asori,

njė shkretėtirė e pėrhershme.

Askush mė nė tė s’do tė banojė,

bir njeriu nė tė s’do tė strehohet.”

 

Profeci kundėr Elamit

34 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar profetit Jeremi kundėr Elamit, nė fillim tė mbretėrimit tė Sedecisė, mbretit tė Judės.

35 “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive:

Ja, po e thyej harkun e Elamit,

fuqinė mė tė madhen tė tijėn,

36 dhe do tė sjell pėrmbi Elamin,

katėr erėrat nga katėr anėt e qiellit,

do t’i hedh nė tė gjitha kėto erėra:

asnjė popull kund s’do tė ketė,

ku tė mos arrijnė tė ikurit e Elamit!

37 Elamitėve tmerrin do t’ua shtie

pėrballė armiqve tė tyre,

pėrballė atyre qė u kėrkojnė jetėn;

fatkeqėsinė do ta ēoj mbi ta:

zemėrimit tim tė ndezur flakė

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

pėrpas shpatėn do t’ua ēoj

derisa krejt t’i asgjėsoj.

38 Fronin tim nė Elam do ta vė,

do tė zhduk mbretėr edhe princa

‑ ėshtė fjala e Zotit.

39 Por dikur, nė ditėt e largėta,

do t’ia ndėrroj fatin Elamit

‑ ėshtė fjala e Zotit.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Profeci kundėr Amonit