Kapitujt

Jeremia: 47. Profeci kundėr filistinėve

47

1 Fjala e Zotit qė i qe drejtuar profetit Jeremi kundėr filistinėve para se faraoni ta pushtonte Gazėn.

2 Kėshtu thotė Zoti:

“Ja, po fryhen ujėrat nga Veriu

porsi pėrroi kur ame del,

vėrshojnė tokėn e ēka ėshtė mbi tė,

qytetet e banorėt e tyre!

Njerėzit tė madhe do tė gėrthasin,

ulėrijnė tė gjithė banuesit e tokės

3 nga krisma e thundėrzave tė kuajve tė tij tė fortė,

nga rropama e karrocave tė tij,

nga ushtima e rrotave tė tij.

Etėrit mė pėr fėmijėt e vet s’shikojnė,

duart e tyre pa fuqi kanė mbetur,

4 pse arriti dita e shfarosjes sė tė gjithė filistinėve,

kur Tirit e Sidonit do t’i zhduket

edhe mė i sprasmi ndihmės:

po Zoti po i asgjėson filistinėt,

tepricat e ujėdhesės Kaftor.

5 Rruar kokėn e ka Gaza,

vėr me gojė s’bėn Askaloni!

Ju tepricat e enacimėve,

der’kur fytyrėn do tė gėrvishtni?

6 Eheu, shpata e Tenzot,

deri kur nuk do tė pushosh?

Kthehu nė mill, pusho e hesht!

7 Si tė pushojė kur Zoti e urdhėroi

tė veprojė kundėr Askalonit,

kundėr brigjeve bregdetare,

aty Ai i shėnoi cakun!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jeremia > Profeci kundėr filistinėve