Kapitujt

Jobi: 33. Guximi i tepruar i Jobit

33

1 “Dėgjo, Job, ēfarė dua tė tė them,

vėru veshin fjalėve tė mia!

2 Ja, e ēela gojėn time,

le tė mė flasė gjuha nė grykėn time!

3 Biseda ime rrjedh nga zemra e drejtė,

gjyq tė pastėr do tė thonė buzėt e mia.

4 Shpirti i Hyjit mė ka krijuar,

Fryma e tė Lumit jetė mė dha.

5 Nėse mundesh, deh, mė pėrgjigj,

bėhu gati e ktheu nga unė!

6 Ja, si ti jam para Hyjit,

nxjerrė nga e njėjta baltė si ti,

7 prandaj frikė s’dua tė kesh prej meje,

as tė tė rėndoj nė mend s’e kam.

8 Pra, ti the ‑ me veshė tė dėgjova ‑

mirė i ndieva fjalėt qė fole:

9 ‘Jam i pastėr, faj nuk kam,

i patėmetė e pa farė mėkati.

10 Halė nė pėrpeq i jam unė atij,

prandaj mė mban pėr armik tė vetin.

11 Kėmbėt e mia nė pranga i futi

dhe e pėrcjell ēdo hap timin.’

12 Kėtu ėshtė faji, unė tė them

se njeriu me Hyj’n s’mund tė matet!

13 Si, me Tė ti do tė pleqėrohesh,

pse nė fjalė tė tua gjegje s’jep?

14 Sepse Hyji flet njė herė,

tė njėjtėn gjė nuk e pėrsėrit.

15 Nė ėndėrr, nė vėgime nate

mbi vdekatarė kur gjumi bie,

kur mbi shtroja ėmbėl flejnė,

16 ua hap veshėt vdekatarėve

dhe i tremb nė vėgime nate

17 pėr ta shmangur vdekatarin

prej punėsh tė liga,

prej krenarisė pėr ta ēliruar.

18 E shpirtin ia ruan nga gropa,

jetėn prej udhės nė Nėntokė.

19 E qorton nė shtrat me dhimbje,

me dridhje eshtrash tė papushim,

20 qė der buka nė jetė i ndyhet,

mė e shijshmja haje shpirtit tė tij,

21 kur ndėr sy i shkrihet mishi,

kur kockat nėn lėkurė i shihen,

22 kur i afrohet gropės sė shkatėrrimit,

jeta e tij shtėpisė sė vdekatarėve.

23 Nėse afėr i ndodh njė Engjėll,

njė Shtjellues ndėr njė mijė,

ta kujtojė ē’ka pėr detyrė,

24 pėr tė, mėshirė tė ketė dhe tė lutet:

‘Shpėtoje, Zot, tė mos zbresė nė gropė,

e gjeta pėr tė shpėrblimin’,

25 trupi atij do t’i pėrtėrihet

mė i freskėt se nė rini,

do tė kthehet nė ditėt e djalėrisė!

26 Hyut i lutet e Ai e fal,

me kėnaqėsi nė f’tyrė sytė ia prir,

e ia kthen njeriut drejtėsinė.

27 Plot hare k’ndon para njerėzve:

‘Mėkatova, tė drejtėn e shkela,

por Hyji s’mė ndėshkoi pėr mėkate.

28 Ma shpėtoi shpirtin prej pėshtjerrės,

qe, i gjallė, dritės i gėzohem!’

29 Ja, kėshtu Hyji vepron

me njeriun dy, tri herė,

30 prej gropės shpirtin pėr t’ia ruajtur,

pėr t’ia ndritur me dritė tė tė gjallėve.

31 Kujdes, Job, mirė mė dėgjo:

hesht se kam ende pėr tė folur.

32 Por nėse ke gjė ti pėr tė mė thėnė,

mė pėrgjigj, krejt lirisht fol,

sepse mė pėlqen tė dalėsh i drejtė.

33 Por nėse s’ke mua mė dėgjo,

hesht dhe unė do tė tė mėsoj urtinė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Guximi i tepruar i Jobit