Kapitujt

Zanafilla: 5. Patriarkėt para pėrmbytjes

5

1 Ky ėshtė libri i breznive tė Adamit. Kur Hyji e krijoi njeriun, e krijoi nė pėrngjasimin e Hyjit. 2 E krijoi njėrin mashkull, kurse tjetrin femėr dhe i bekoi. Ditėn kur qenė krijuar ua dha emrin “Njeri”.

3 Adami kishte njėqind e tridhjetė vjet kur i lindi djali qė i pėrngjante krejt atij me fytyrė ‑ tė cilin e quajti Set. 4 Adami, pasi i lindi Seti, jetoi tetėqind vjet dhe i lindėn edhe djem e vajza. 5 Adami jetoi nėntėqind e tridhjetė vjet e atėherė vdiq.

6 Po edhe Seti jetoi njėqind e pesė vjet dhe i lindi Enosi. 7 Seti, pasi i lindi Enosi, jetoi edhe tetėqind e shtatė vjet dhe i lindėn bij dhe bija. 8 E tėrė jeta e Setit kapi nėntėqind e dymbėdhjetė vjet kur edhe vdiq.

9 Kurse Enosi jetoi nėntėdhjetė vjet dhe i lindi Kainani. 10 Enosi jetoi, pasi i lindi Kainani, tetėqind e pesėmbėdhjetė vjet dhe i lindėn bij e bija. 11 E tėrė jeta e Enosit kapi nėntėqind e pesė vjet kur edhe vdiq.

12 Po edhe Kainani jetoi shtatėdhjetė vjet dhe i lindi Malaleeli. 13 Edhe Kainani jetoi pasi i lindi Malaleeli, tetėqind e dyzet vjet dhe i lindėn bij dhe bija. 14 E tėrė jeta e Kainanit arrin nė nėntėqind e dhjetė vjet kur edhe vdiq.

15 Po edhe Malaleeli jetoi gjashtėdhjetė e pesė vjet dhe i lindi Jaredi. 16 Po edhe Malaleeli jetoi pasi i lindi Jaredi tetėqind e tridhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija. 17 E tėrė jeta e Malaleelit kapi tetėqind e nėntėdhjetė e pesė vjet kur edhe vdiq.

18 Jaredi jetoi njėqind e gjashtėdhjetė e dy vjet dhe i lindi Henoku. 19 Jaredi jetoi, pasi i lindi Henoku, tetėqind vjet dhe i lindėn bij e bija. 20 E tėrė jeta e Jaredit kap nė nėntėqind e gjashtėdhjetė e dy vjet kur edhe vdiq.

21 Kur Henoku kishte gjashtėdhjetė e pesė vjet i lindi Matusala. 22 Henoku jetoi treqind vjet udhės sė Hyjit, pasi i lindi Matusala, e i lindėn bij e bija. 23 E tėrė jeta e Henokut kapi treqind e gjashtėdhjetė e pesė vjet.

24 Henoku jetoi udhės sė Hyjit dhe u zhduk, sepse e mori Hyji.

25 Kur Matusala kishte njėqind e tetėdhjetė e shtatė vjet i lindi Lameku. 26 Matusala jetoi, pasi i lindi Lameku, edhe shtatėqind e tetėdhjetė e dy vjet dhe i lindėn bij e bija. 27 E tėrė jeta e Matusalės arriti nė nėntėqind e gjashtėdhjetė e nėntė vjet kur edhe vdiq.

28 Kur Lameku u bė njėqind e tetėdhjetė e dy vjeē, i lindi djali, 29 tė cilin e quajti Noeh. E tha: “Ky do tė na ngushėllojė nė mundin tonė dhe nė punėn e duarve tona nė fushė, tė cilėn Zoti e mallkoi”. 30 Lameku jetoi, pasi i lindi Noehi, edhe pesėqind e nėntėdhjetė e pesė vjet dhe i lindėn bij e bija. 31 E tėrė jeta e Lamekut kapi shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė vjet kur edhe vdiq.

32 Noehi kishte pesėqind vjet kur i lindėn Semi, Kami e Jafeti.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Patriarkėt para pėrmbytjes