Kapitujt

Zanafilla: 26. Izaku nė Gerarė

26

1 U bė zi buke nė vend, pėrpos asaj qė ndodhi nė kohėn e Abrahamit. Izaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i filistenjve, nė Gerarė. 2 Zoti iu dėftua dhe i tha: “Mos shko nė Egjipt, por qėndro nė atė vend qė do tė ta dėftoj. 3 Bėj ēoje nė tė unė do tė jem me ty dhe do tė tė bekoj. Sepse ty dhe farės sate do t’ia jap tė gjitha kėto krahina dhe do ta ēoj nė vend betimin qė ia pata dhėnė Abrahamit, babait tėnd. 4 Unė do ta shtoj farėn tėnde porsi yjet e qiellit dhe pasardhėsve tė tu do t’ua jap tė gjitha kėto treva. Nė pasardhėsinė tėnde do tė bekohen tė gjitha fiset e tokės, 5 sepse Abrahami e dėgjonte fjalėn time, u pėrmbahej tė gjitha urdhėrimeve tė mia dhe i nderonte rregulloret e ligjet e mia”.

6 Kėshtu, pra, Izaku banoi nė Gerarė.

7 Kur njerėzit e vendit e pyetėn pėr gruan e tij, ai u pėrgjigj: “E kam motėr.” Kishte frikė, vėrtet, tė thoshte se e ka grua, sepse mendonte se do ta vrisnin pėr shkak tė hijeshisė sė saj. 8 Pasi kaluan shumė ditė qė ai banonte aty, Abimeleku, duke shikuar prej dritares, e pa duke luajtur me Rebekėn, gruan e tij, 9 Pasi Abimeleku ēoi e thirri Izakun, i tha: “Pa dyshim, ajo ėshtė gruaja jote. Si munde tė thuash se e ke motėr?” Ai u pėrgjigj: “Nga frika se do tė humbja kokėn pėr shkak tė saj”.

10 Abimeleku tha: “Pėrse na e bėre kėtė? Mund tė ndodhte qė ndonjėri prej kėtij populli tė bjerė me gruan tėnde, e kėshtu do tė kishe sjellė mbi ne njė mėkat tė madh.” Dhe mbreti i urdhėroi mbarė popullit:

11 “Kushdo qė e prek kėtė njeri dhe gruan e tij, do tė vritet”.

12 Atė vit Izaku mbolli nė atė vend dhe mblodhi tė lashta njėqind fish. Zoti e bekoi. 13 Dhe ky njeri u pasurua, dhe pasuria e tij vinte e shtohej sa qė u bė jashtėzakonisht e madhe. 14 Kishte gjė tė madhe: bagėti tė imėta e tė trasha me shumicė dhe shumė skllevėr.

Pusat ndėrmjet Gerarės dhe Bersabesė

Pėr kėtė arsye filluan t’i kenė smirė filistenjtė 15 dhe tė gjithė pusat qė i kishin ēelur shėrbėtorėt e t’et, nė kohėn e Abrahamit, i mbushėn me dhe. 16 Aq sa edhe vetė Abimeleku i tha Izakut: “Largohu prej nesh, sepse u bėre shumė mė i zoti se ne”.

17 Ai bėri ēojėn dhe i nguli ēadrat te pėrroi i Gerarės dhe aty u vendos. 18 I ēeli pėrsėri pusat, qė i kishin ēelur nė kohėn e tė atit, Abrahamit, tė cilėt, pasi vdiq ai, i kishin mbyllur filistenjtė. I quajti po me ato emra me tė cilėt i kishte quajtur i ati pėrpara.

19 Shėrbėtorėt e Izakut gropuan nė luginė e gjetėn aty njė pus me ujė tė gjallė. 20 Por, edhe aty shpėrtheu grindje ndėrmjet barinjve tė Gerarės dhe barinjve tė Izakut. Ata thonin: “Uji ėshtė yni!” Pėr kėtė arsye pusin e quajti: ‘Esek’ (d. m. th. Grindje), sepse aty u grindėn me tė. 21 Ēelėn edhe njė pus tjetėr, por edhe pėr tė u grindėn. Kėtė e quajti Sitna (d. m. th. Armiqėsitė). 22 U ēua prej aty dhe ēeli njė pus tjetėr, pėr tė cilin nuk u ngatėrruan. Pėr kėtė arsye e quajti: Rehobot (d. m. th. Gjerėsi), sepse thoshte: “TaniZoti na dha hapėsirė tė lirė dhe do tė shtohemi nė kėtė vend”.

23 Prej kėtij vendi u ngjit nė Bersabe. 24 Po atė natė aty iu dėftua Zoti dhe i tha:

“Unė jam Hyji i atit tėnd Abrahamit.

Mos u tremb, sepse unė jam me ty.

Unė do tė tė bekoj

dhe do ta shumoj farėn tėnde

Pėr dashuri ndaj shėrbėtorit tim, Abrahamit”.

25 Kėndej Izaku e ndėrtoi aty njė lter dhe, pasi e thirri emrin e Zotit, e nguli aty zemėrimiėn dhe shėrbėtorėt e Izakut ēelėn aty njė pus.

Besėlidhja me Abimelekun

26 Ndėrkaq tek ai erdhi Abimeleku prej Gerarės. Me tė erdhi Ohozati, miku i tij, dhe Fikoli, prijėsi i ushtrisė. 27 U tha Izaku: “Pse erdhėt tek unė ju qė mė urreni dhe mė dėbuat prej vendit tuaj”? 28 Ata iu pėrgjigjėn: “E pamė se me ty ėshtė Zoti dhe prandaj thamė: Tė bėjmė njė betim ne dhe ti, ta lidhim njė besėlidhje me ty, 29 qė ti tė mos na bėsh ndonjė tė keqe, sikurse qė edhe ne nuk tė prekėm dhe nuk tė bėmė asgjė tjetėr pėrveē mirė dhe tė lamė tė shkosh nė paqe. Vėrtet ti je i bekuari i Zotit”. 30 Izaku atėherė u bėri njė gosti dhe hėngrėn e pinė. 31 Si u ngritėn heret nė mėngjes, iu pėrbenė njėri‑tjetrit. Atėherė Izaku i pėrcolli dhe ata u ndanė prej tij nė paqe.

32 Po kėtė ditė erdhėn shėrbėtorėt e Izakut dhe e lajmėruan pėr pusin qė kishin hapur dhe i thanė: “Gjetėm ujin”. 33 Kėndej e quajti Sabee (qė do tė thotė: Begati). Pėr kėtė arsye qytetit iu vu emri Bersabe deri nė ditėn e sotme.

Gratė hetenje tė Ezaut

34 Kur Ezau kishte dyzet vjet mori pėr grua Juditėn, bijėn e Beerit hetč edhe Bazematėn, bijėn e Elonit hetč. Tė dyja ua prishėn zemrėn Izakut dhe Rebekės.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Izaku nė Gerarė