Kapitujt

Zanafilla: 19. Rrėnimi i Sodomės

19

1 Nė mbrėmje arritėn dy engjėjt nė Sodomė. Atėherė Loti po rrinte te dera e Sodomės. Ky, kur i pa, u ngrit dhe u doli para, i pėrshėndeti duke u pėrkulur deri nė tokė 2 dhe tha: “Urdhėroni, ju lutem, zotėrinjtė e mi, dhe ejani nė shtėpinė e shėrbėtorit tuaj e kaloni natėn. Lani kėmbėt tuaja e nė mėngjes vazhdojeni udhėn tuaj”. Ata i thanė: “Assesi! Natėn do ta kalojmė nė treg.” 3 Por, ai aq nguli kėmbė saqė i shtrėngoi tė hyjnė nė shtėpi. Pasi hynė nė shtėpinė e tij, u pėrgatiti njė gosti, u poq bukė tė pabrumė dhe hėngrėn.

4 Para se tė shkonin tė flejnė, njerėzit e qytetit, sodomasit, i ri e i vjetėr ‑ mbarė populli, tė gjithė sė bashku e rrethuan shtėpinė. 5 E thirrėn Lotin dhe i thanė: “Ku janė ata burra qė hynė natėn te ti? Na i qit jashtė qė ta shfryjmė dėshirimin me ta”.

6 Loti doli te ta dhe, pas shpine, e mbylli derėn. U tha: 7 “Mosni, vėllezėrit e mi, mos e bėni kėtė tė keqe. 8 Ja, i kam dy vajza, tė cilat s’i ka prekur ende dora e mashkullit, ato po jua qes dhe bėni me to ē’tė doni, vetėm qė tė mos u bėni gjė kėtyre burrave, sepse hynė nė hijen e pullazit tim”. 9 Por, ata i thanė: “Hiqu asaj!” Dhe vazhduan: “Shih, ky i huaj, i ardhur dhe do tė jetė gjykatės! Do ta bėjmė mė zi, pra, ty se sa atyre”! Ta shtynė Lotin me hov dhe u afruan ta thyejnė derėn. 10 Por, ata dy njerėz e shtrinė dorėn, e futėn Lotin brenda dhe e ndrynė derėn. 11 Ata qė ishin pėrjashta i vėrbuan prej mė tė voglit e deri te mė i madhi, kėshtu qė tė mos mund e gjenin derėn.

12 Njerėzit i thanė Lotit: “A ke mė ndokėnd tėndin kėtu? Dhėndėr? Bij e bija, tė gjithė tė tutė, qė janė nė qytet, nxirri jashtė kėtij vendi. 13 Do ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse ėshtė i madh ankimi kundėr tyre para Zotit, i cili na dėrgoi ta shfarosim”. 14 Loti doli pėr tė folur me dhėndurėt e vet, tė cilėt do t’i merrnin bijat e tija dhe tha: “Ēohuni, e dilni prej kėtij vendi, sepse Zoti do ta shkatėrrojė kėtė qytet”. Por atyre iu duk se po bėnte mahi.

15 Nė tė zbardhur tė dritės, engjėjt e nxitnin Lotin dhe i thonin: “Ēohu, merre gruan tėnde dhe dy bijat e tua qė i ke kėtu qė tė mos mbarosh pėr shkak tė kobėsisė sė qytetit”. 16 Pasi ai po ngarritej, dy burrat e kapėn pėr dore atė, gruan e tij dhe dy bijat e tija, sepse Zoti kishte mėshirė pėr tė, 17 e nxorėn jashtė dhe e qitėn prej qytetit. Aty i tha njėri: “Ik, shpėto jetėn! Mos u kthe tė shikosh prapa dhe mos u ndal askund nė kėtė fushė, por shpėtoje veten nė mal se mbarove”!

18 Loti u tha: “Mos e thėntė Zoti!

19 Shėrbėtori yt gjeti hir para teje dhe pate dhimbje tė madhe ndaj meje duke ma shpėtuar jetėn. Por, unė nuk mund tė shpėtoj nė mal pa mė kapur e keqja dhe do tė vdes. 20 Ja, kėtu afėr ėshtė qyteti. Qytet i vogėl nė tė cilin mund tė iki, tė strehohem. A nuk ėshtė kjo gjė e vogėl qė po e kėrkoj pėr tė shpėtuar jetėn”? 21 I tha: “Ja, edhe pėr kėtė gjė po ta pranoj lutjen: nuk do ta shpartalloj qytetin pėr tė cilin fole.

22 Shpejto e shpėto nė kėtė qytet, sepse nuk do tė mund tė bėj asgjė, derisa tė mos hysh atje”.

Pėr kėtė arsye ai qytet u quajt Segor.

23 Dielli lindte mbi tokė e Loti hyri nė Segor.

24 Atėherė Zoti lėshoi mbi Sodomėn e Gomorrėn, nė formė tė shiut, sulfur e zjarr. Ata binin prej Zotit, prej qiellit. 25 I shfarosi ato qytete dhe tėrė krahinėn pėrreth, tė gjithė banorėt e qyteteve dhe tėrė bimėsinė mbi tokė. 26 E shoqja e Lotit shikoi prapa dhe u bė trupore kripe.

27 Abrahami u ēua heret nė mėngjes dhe erdhi nė atė vend ku ishte ndalur mė parė para Zotit. 28 Ia lėshoi sytė sė largėti Sodomės dhe Gomorrės edhe mbarė krahinės. I pa shkėndijat qė ngriteshin nga toka thua se ishin tym furre.

29 Mirėpo, kur Hyji i shkretoi qytetet e asaj krahine, i ra ndėr mend Abrahami dhe kėshtu e skajoi Lotin para se tė shkretonte qytetet, nė tė cilat banonte.

Prejardhja e moabitėve dhe e amonitėve

30 Loti u ēua nga Segori dhe zuri vend nė mal. Me tė shkuan edhe dy bijat e tija. Kishte frikė tė rrinte nė Segor. Pėr banim zgjodhi njė shpellė. Me tė banonin edhe dy bijat e tija.

31 Vajza e madhe i tha tė voglės: “Baba ynė ėshtė i moēėm e kėndej, nė vend, nuk ka mbetur asnjė mashkull qė tė mund tė flejė me ne, siē ėshtė doke nė mbarė botėn. 32 Eja ta dehim babanė tonė me verė e tė flejmė me tė qė tė mund ta ruajmė farėn tonė”.

33 Prandaj, atė natė i dhanė tė pijė tė atit verė, hyri vajza e madhe dhe fjeti me tė. Ai nuk u kujtua as kur ra e bija me tė as kur u ngrit. 34 Tė nesėrmen gjithashtu i tha e madhja tė voglės: Ja, fjeta dje me tim atė; t’i japim tė pijė verė edhe sonte, dhe ti hyr e fli me tė, qė ta ruajmė farėn e babasė tonė”.

35 Edhe atė natė i dhanė tė atit tė pijė verė, hyri vajza e vogėl dhe fjeti me tė. Po as kėsaj here nuk iu kujtua as kur ra as kur u ngrit ajo.

36 Kėshtu, pra, mbetėn shtatėzėnė dy tė bijat e Lotit prej tė atit tė tyre. 37 E madhja lindi djalė dhe ia ngjiti emrin Moab. Ky ėshtė trungu i moabitėve tė sotėm. 38 Po edhe e vogla lindi djalė dhe ia ngjiti emrin Benami (qė do tė thotė: Djali i popullit tim). Ky ėshtė i ati i amonitėve tė sotėm.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Rrėnimi i Sodomės