Kapitujt

Zanafilla: 32. Jakobi pėrgatit takimin me Ezaun

32

1 Edhe Jakobi e vazhdoi udhėn qė kishte marrė dhe i dolėn para engjėjt e Hyjit. 2 Kur i pa, tha: “Ky ėshtė fushimi i Hyjit”. Dhe atė vend e quajti Mahanaim (d. m. th. Fushim).

Jakobi pėrgatit takimin me Ezaun

3 Atėherė Jakobi dėrgoi pėrpara vetes disa lajmėtarė tek Ezau, vėllai i vet, qė ishte nė Seir, nė krahinėn e Edomit. 4 Atyre u urdhėroi: “Kėshtu thuajini zotėrisė tim Ezaut: Jakobi, shėrbėtori yt, thotė: Kam qenė nė shtegtim te Labani dhe tek ai qėndrova deri tani. 5 Kam lopė e gomarė, bagėti tė imėta, shėrbėtorė e shėrbėtore. Po i dėrgoj kėta njerėz tek imzoti pėr tė gjetur hir para syve tė tu”.

6 Lajmėtarėt u kthyen te Jakobi dhe thanė: “Qemė tek Ezau, yt vėlla dhe, ja, po nxiton tė tė dalė para me katėrqind burra”.

7 Jakobi u tremb pėr sė tepėrmi dhe prej frikės i ndau njerėzit, qė ishin me tė, si edhe grigjat, dele, lopė e deve nė dy tuba. 8 Mendonte: ‘Nėse vjen Ezau dhe i bie njėrės turmė, tjetra do tė shpėtojė.’

9 Jakobi u lut: “O Hyj i atit tim, Abrahamit, Hyji i atit tim, Izakut! O Zot! Ti mė the: ‘Kthehu nė vendin tėnd, nė atmen tėnde dhe do tė tė bėj mirė!’, 10 jam tepėr i vogėl pėr tė gjithė atė mėshirė dhe pėr tė tėrė atė besėnikėri qė ia bėre shėrbėtorit tėnd. Vetėm me njė shkop e kalova lumin Jordan e tani po kthehem me dy tufa! 11 Mė shpėto prej dorės sė tim vėllai, prej dorės sė Ezaut, sepse e druaj pa masė; druaj se kur tė vijė ai do tė mbysė nėnė e bij! 12 Ti m’u zotove se do tė mė bėsh mirė dhe se do ta pėrhapėsh farėn time porsi rėrėn e detit, qė ka aq shumė sa qė s’mund tė numėrohet”.

13 Jakobi u ndal atė natė nė atė vend. Atėherė mori prej atyre qė kishte pėr t’ia dhėnė dhuratė Ezaut, vėllait tė vet: 14 dyqind dhi, cjep njėzet, dele dyqind, desh njėzet, 15 deve pėlleja me tė vegjėlit e tyre tridhjetė, lopė dyzet, mėzetėr dhjetė, gomarica njėzet dhe dhjetė zogj gomarėsh. 16 Ua dha shėrbėtorėve tė vet, secilit tubėn nė vete dhe u tha shėrbėtorėve: “Kaloni para meje dhe lini vend prej tufės nė tufė”.

17 Tė parit i urdhėroi: “Nėse do ta takosh Ezaun, tim vėlla, dhe nėse tė pyet: ‘I kujt je?’ dhe ‘Kah po shkon?’ dhe ‘Tė kujt janė kėto qė po i ndjek?’, 18 pėrgjigju: ‘Tė shėrbėtorit tėnd, Jakobit; ėshtė njė dhuratė qė ia dėrgon imzotit, Ezaut. Edhe ai vetė po vjen pas nesh’”.

19 Po kėshtu i urdhėroi edhe tė dytit e tė tretit dhe tė gjithėve qė u grahnin tufave. U tha: “Po kėto fjalė thojani Ezaut kur ta takoni, 20 dhe shtoni: Po edhe vetė Jakobi, shėrbėtori yt, po vjen pas nesh. Sepse tha: Dėshiroj ta qetėsoj me dhurata qė po ia dėrgoj pėrpara dhe atėherė do tė takohem me tė: shpresoj se do tė pajtohet me mua”.

21 Dhuratat, pra, u nisėn pėrpara tij, kurse ai u ndal atė natė nė zemėrimiė.

Luftimi me Hyjin

22 Po atė natė Jakobi u ēua, i mori dy gratė e veta dhe dy shėrbėtoret me njėmbėdhjetė bijtė dhe e kaloi vaun e Jabokut.

23 I mori, pra, dhe i kaloi nė atė anė tė pėrroit ata dhe gjithēka ishte e tija, 24 kurse ai mbeti vetėm.

Kur, ja, njė njeri po luftonte me tė deri nė mėngjes! 25 Ky, kur pa se nuk po mund ta mundė, ia preku kėrdhokullėn, dhe menjėherė i doli gjymtyra e kėrdhokullės sė Jakobit, ndėrsa po rrokej me tė. 26 Ai i tha: “Mė lėsho se zbardhi agimi”! ‑ “Jo, nuk tė lėshoj ‑ i tha ky ‑ nė qoftė se nuk mė jep mė parė bekimin”!

27 Ai tha: “Si quhesh pėr emėr”? iu pėrgjigj: “Jakob”. 28 Atėherė ai i tha: “Nuk do tė quhesh mė Jakob, por Izrael: sepse luftove me Perėndinė e me njerėz dhe ngadhėnjeve”! 29 Jakobi e pyeti: “Ma trego emrin tėnd”! U pėrgjigj: “Pėrse ma kėrkon emrin”? Dhe ia dha bekimin nė atė vend. 30 Jakobi e quajti atė vend Fanuel. Tha: “E pashė Perėndinė faqe faqas dhe mbeta gjallė”!

31 Dielli po lindte kur Jakobi e kaloi Fanuelin. Shqeponte pėr shkak tė kėrdhokullės. 32 Pėr kėtė arsye izraelitėt nuk e hanė dellin qė ėshtė nė gjymtyrėn e kėrdhokullės as sot e kėsaj dite. Arsyeja ėshtė pse Ai ia preku Jakobit glicėn e kėrdhokullės.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jakobi pėrgatit takimin me Ezaun