Kapitujt

Zanafilla: 28. Njė martesė tjetėr e Ezaut

28

1 Prandaj, Izaku e thirri Jakobin, i dha bekimin dhe i urdhėroi: “Ruaj se martohesh me bijat e Kanaanit. 2 Ēohu, shko nė Padanaram, nė shtėpinė e Batuelit, te babai i nėnės sate dhe merr grua prej andej, nga bijat e Labanit, ungjit tėnd. 3 E paē bekimin e Hyjit tė gjithėpushtetshėm dhe bėftė tė trashėgohesh e tė shtohesh qė tė bėhesh shumicė popujsh. 4 Ai tė dhėntė ty e farės sate bekimet e Abrahamit qė ta fitosh pėr pronė tokėn e ēojave tė tua qė Hyji ia premtoi gjyshit tėnd”.

5 Pasi Izaku e dėrgoi, Jakobi u nis pėr Padanaram te Labani, biri i Batuelit aramejas, vėllai i Rebekės, nėnės sė Jakobit dhe tė Ezaut.

Njė martesė tjetėr e Ezaut

6 Duke parė Ezau se i ati i dha bekimin Jakobit dhe se e dėrgoi pėr nė Padanaram pėr t’u martuar andej dhe, ndėrsa po ia jepte bekimin, i urdhėroi me kėto fjalė: “Mos merr grua prej bijave tė Kanaanit”, 7 dhe se ai i dėgjoi prindėrit dhe shkoi nė Padanaram; 8 po edhe pasi e kishte sprovuar se i ati nuk i kishte nė qejf bijat e Kanaanit, 9 shkoi tek Ismaeli dhe mori pėr grua, pėrveē atyre qė kishte, Maheletėn, bijėn e Ismaelit, birit tė Abrahamit, tė motrėn e Nabajotit.

Ėndrra e Jakobit

10 Pasi Jakobi doli prej Bersabesė vazhdoi udhėn pėr Karran.

11 Arriti nė njė farė vendi dhe, pasi dielli perėndoi, u ndal tė kalojė natėn. Mori njė nga gurėt aty pranė, e vuri nėn kokė dhe fjeti nė atė vend. 12 Nė ėndėrr pa njė shkallė qė fundin e kishte nė tokė e maja i prekte qiellin. Engjėjt e Hyjit ngriheshin dhe zbritnin nėpėr tė. 13 Pa edhe Zotin tė mbėshtetur nė shkallė qė po i thoshte: “Unė jam Zoti, Hyji i Abrahamit, atit tėnd, dhe Hyji i Izakut. Tokėn nė tė cilėn fle, unė do ta jap ty dhe farės sate. 14 Trashėgimtarėt e tu do tė jėnė porsi pluhuri i dheut. Do tė shtrihen nė drejtim tė perėndimit, tė lindjes, tė veriut e tė jugut. Nė ty dhe nė farėn tėnde do tė jenė tė bekuar tė gjithė fiset e dheut. 15 Dhe, ja, unė jam me ty. Unė do tė tė ruaj kudo qė tė shkosh. Unė do tė kthej nė kėtė vend, nuk do tė lėshoj dore, por do tė plotėsoj gjithēka qė tė kam thėnė”.

16 Jakobit i doli gjumi dhe tha: “Vėrtet nė kėtė vend qenka Zoti e unė nuk e dija”!

17 E kapi frika dhe tha: “Sa i tmerrshėm ėshte ky vend! Nuk ėshtė kėtu tjetėr, por shtėpia e Zotit dhe dera e qiellit!” 18 Jakobi u ngrit heret nė mėngjes, mori gurin qė e kishte vėnė nėn kokė, e ndreqi nė gurngulur dhe qiti vaj mbi tė. 19 Atė vend e quajti Betel; mė parė qyteti quhej Luzė.

20 Jakobi bėri edhe kėtė kusht: “Nėse Hyji do tė jetė me mua dhe nėse do tė mė ruajė nė kėtė udhėtim qė kam marrė, nėse do tė mė japė bukė pėr tė ngrėnė dhe petka pėr t’u veshur, 21 dhe nėse do tė kthehem shėndosh e mirė nė shtėpinė e tim ati ‑ Zoti do tė jetė Hyji im 22 dhe ky gur qė unė e ngreha nė gurngulur do tė jetė shtėpia e Zotit; dhe prej tė gjithave qė do tė mė dhurosh, unė do tė ta jap tė dhjetėn”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Njė martesė tjetėr e Ezaut