Kapitujt

Zanafilla: 22. Flijimi i Izakut

22

1 Pas kėtyre ngjarjeve Hyji e vuri nė provė Abrahamin e i tha: “Abraham”! Ai iu pėrgjigj: “Tek jam”! 2 I tha: “Merre djalin tėnd tė dėshirit, Izakun, tė cilin e do e shko nė trevėn Moria, e atje ma kushto fli shkrumbimi mbi njėrin ndėr malet qė do tė ta tregoj”.

3 Abrahami u ngrit heret nė mėngjes, e shiloi gomarin e vet, mori me vete dy shėrbėtorė tė vet dhe Izakun, djalin e vet. Pasi mė parė i preu drutė pėr fli shkrumbimi, u nis pėr nė atė vend qė Hyji i kishte treguar. 4 Tė tretėn ditė, pasi Abrahami i lartėsoi sytė, e vėshtroi atė vend prej sė largu. 5 U tha shėrbėtorėve tė vet: “Ju pritni kėtu me gomar. Unė e djali po shkojmė deri atje pėr tė adhuruar dhe do tė kthehemi te ju”.

6 Mori edhe drutė e flisė sė shkrumbimit e ia ngarkoi Izakut, birit tė vet, kurse ai mbante nė dorė zjarrin e thikėn. Ndėrsa tė dy po ecnin sė bashku, 7 Izaku i tha Abrahamit, babait tė vet: “Baba!” Ai u pėrgjigj: “Ēka do, biro? ‑ Qe ‑ tha ‑ zjarri e drutė, po ku ėshtė flia e shkrumbimit”? 8 Abrahami iu pėrgjigj: “Vetė Hyji do ta gjejė flinė e shkrumbimit pėr vete, biri im”!

Dhe tė dy vazhduan udhėn sė bashku.

9 Kur arritėn nė vendin qė Hyji ia kishte dėftuar, Abrahami aty e ndėrtoi lterin dhe mbi tė i renditi drutė. Pastaj e lidhi Izakun, djalin e vet, e vendosi mbi lter mbi turrėn e druve, 10 shtriu dorėn dhe e mori thikėn pėr ta flijuar djalin e vet. 11 Dhe ja, prej qiellit bėrtiti engjėlli i Zotit: “Abraham, Abraham”! Ky iu pėrgjigj: “Urdhėro”! 12 Engjėlli i tha: “Mos e ēo dorėn tėnde mbi fėmijėn tėnd dhe mos i bėj farė dėmi! Tani po e shoh se ia ke drojėn Hyjit dhe pėr shkakun tim nuk e kurseve as djalin tėnd tė dėshirit”.

13 Abrahami i ēoi sytė lart dhe e pa njė dash tė ngatėrruar pėr brirėsh nė njė shkurre. E mori kėtė dhe e kushtoi fli shkrumbimi nė vend tė tė birit. 14 Atė vend e quajti: “Zoti sheh.” Kėndej edhe sot e kėsaj dite thuhet: “Nė malin Zoti shihet”.

15 Engjėlli i Zotit e thirri Abrahamin pėr tė dytėn herė prej qiellit e i tha: 16 “Pasha mua ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ pasi e bėre kėtė gjė dhe nuk t’u dhimbs djali yt i dėshirit,

17 unė po ta fal bekimin tim dhe do tė bėj qė pasardhėsit e tu tė shtohen porsi yjet e qiellit, porsi rėra nė bregun e detit. Ndėrsa pasardhėsit e tu do t’i pushtojnė dyert e armiqve tė vet 18 dhe nė farėn tėnde do tė jenė tė bekuar tė gjithė popujt e tokės pasi ti ma dėgjove fjalėn”. 19 Atėherė Abrahami u kthye te shėrbėtorėt e vet. U ēuan dhe, sė bashku, shkuan nė Bersabč. Abrahami banoi nė Bersabč.

Pasardhėsia e Nahorit

20 Pas kėtyre ngjarjeve e lajmėruan Abrahamin se edhe Melka i kishte lindur Nahorit, vėllait tė tij, disa djem: 21 Husin, tė parėlindurin, Buzin, vėllanė e tij, Kamuelin, trungun e Aramit, 22 Kasedin, Azaun, Feldasin, Jedlafin 23 dhe Batuelin, prej tė cilit lindi Rebeka. Kėta tė tetėt i lindėn prej Melkės, Nahorit, vėllait tė Abrahamit.

24 Kurse gruaja e tij pa kurorė qė quhej Romė, i lindi Tabeen, Gahamin, Tahasin dhe Maahanė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Flijimi i Izakut