Kapitujt

Fjalėt e urta: 5. Tė ikurit e gruas sė huaj dhe dashuria e vėrtetė e tė urtit

5

1 Biri im, vėshtroje urtinė time

dhe prire veshin tėnd nė arsyet e mia,

2 qė ta ruash pamjen e qartė tė tyre

dhe buzėt e tua do ta ruajnė disiplinėn.

3 Hoje mjalti pikojnė buzėt e tė huajės,

mė e pastėr se vaji gusha e saj,

4 porse nė fund ėshtė mė e idhėt se absinti,

e pret mė zi se shpata me dy tehe.

5 Kėmbėt e saja nė vdekje zbresin,

gjurmėt e saja ēojnė nė Nėntokė.

6 Ajo s’ėshtė nė kujdes pėr udhėn e jetės,

hapat e saj enden pa e ditur se nga.

7 Tani pra, mė dėgjo, o bir,

mos u shmang nga fjalėt e gojės sime!

8 Larg saj kije udhėn tėnde

e mos u afro derės sė shtėpisė sė saj,

9 qė tė mos ua japėsh tė tjerėve nderin tėnd

vitet e tua njeriut mizor,

10 qė kamja jote tė mos pasurojė tė huajt,

mundi yt tė hyjė nė shtėpi tė tė huajit;

11 qė tė mos dėnesėsh pastaj nė fund

kur tė shkatėrrohet mishi e trupi yt

12 e tė thuash: “Pse e urreva disiplinėn,

zemra ime pse i pėrbuzi qortimet?

13 Pse s’e dėgjova zėrin e mėsuesve tė mi,

pse s’u vura vesh atyre qė mė mėsonin?

14 Pėr pak s’rashė nė ēdo tė keqe

nė mes tė mbledhjes e tė bashkėsisė”!

15 Pi ujė prej ublės sate,

prej burimeve tė pusit tėnd,

16 qė burimet e tua tė mos derdhen pėrjashta

e tė mos rrjedhin rrėke rrugėve!

17 Ruaji vetėm pėr vete

e tė mos bėhen tė huajt pjesėtarėt e tu!

18 Le tė jetė i bekuar burimi yt

e gėzo me gruan e rinisė sate:

19 le tė jetė pėr ty drenushė e dashur,

sorkadhe e hijshme,

pėrkėdheljet e saja le tė gėzojnė pėrherė,

dashuria e saj le tė kėnaqė gjithmonė.

20 Pse, o bir, tė ngashnjehesh nga e huaja,

pėrse tė ngrohėsh nė prehrin e gruas sė huaj?

21 Sepse para syve tė Zotit janė udhėt e njeriut,

ai i vren tė gjitha gjurmėt e tija.

22 Tė ligun do ta zėnė vetė paudhėritė e tija

dhe do tė lidhet me litarėt e mėkateve tė veta.

23 Ai do tė vdesė pse i mungon disiplina,

do tė sharrojė prej marrėzisė sė madhe tė vetes.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Tė ikurit e gruas sė huaj dhe dashuria e...