Kapitujt

Fjalėt e urta: 21. Zemra e mbretit si rrėketė e ujėrave ėshtė nė dorė tė Zotit:

21

1 Zemra e mbretit si rrėketė e ujėrave ėshtė nė dorė tė Zotit:

gjithkah tė dojė e sjellė atė.

2 Nė sytė e njeriut tė gjitha udhėt janė tė drejta,

por ai qė i peshon zemrat ėshtė Zoti.

3 Tė zbatohet mėshira dhe e drejta

i pėlqen Zotit mė tepėr se flitė.

4 Sytė madhėshtorė, zemra krenare,

dritėza e tė paudhėve, ja, ēfarė ėshtė mėkati!

5 Synimet e tė kujdesshmit gjithmonė shpien nė mbushulli,

kurse kush ngutet, mbetet nė skamje.

6 Pasuria e fituar nė saje tė rrenave

ėshtė vesė para diellit tė njerėzve qė kėrkojnė vdekjen.

7 Mujshia e mėkatarėve ata vetė i zhduk

sepse s’duan ta bėjnė tė drejtėn.

8 Udha e mbrapshtė e njeriut ėshtė e vėshtirė,

ndėrsa e drejta ėshtė vepra e njeriut tė pastėr.

9 Mė mirė ėshtė tė jetosh nė njė kėnd tė pullazit,

se tė banosh sė bashku nė shtėpi me grua grindavece.

10 Shpirti i keqbėrėsit dėshiron tė keqen,

as i afėrmi i tij nuk gjen mėshirė nė sytė e tij.

11 Kur ndėshkohet pėrqeshėsi edhe i

padijshmi bėhet i menēur,

kur e mėson tė urtin, e shton dijen.

12 I Drejti e vėren shtėpinė e tė paudhit

dhe keqbėrėsit i plandos nė mjerim.

13 Kush i mbyll veshėt nė klithmėn e skamnorit,

edhe ai do tė thėrrasė, por nuk do tė dėgjohet.

14 Dhurata e dhėnė fshehtė pajton zemėrimin,

dhurata e dhėnė nėn dorė edhe zemėrimin.

15 Pėr tė drejtin ėshtė kėnaqėsi tė ushtrojė tė drejtėn,

kurse pėr keqbėrės ėshtė vdekje.

16 Njeriu, qė e lė udhėn e maturisė,

do tė banojė nė bashkėsinė e hijeve.

17 Ai qė i do kėnaqat, do tė mbesė nė skamje,

dhe ai qė i do verėn dhe ushqimet e mira, nuk do tė begatet.

18 Keqbėrėsi do tė jetė shpagim pėr tė drejtin,

i patenzoni pėr njerėzit e drejtė.

19 Mė mirė ėshtė tė banohet nė vend tė shkretė

se me njė grua grindavece e idhnake.

20 Nė banesėn e tė urtit ka visar tė paēmueshėm

dhe tė gjitha tė mirat,

por njeriu i pamatur i shpėrndan.

21 Kush ndjek drejtėsinė e mėshirėn,

do tė gjejė drejtėsi, jetė e nder.

22 I urti e pushton qytezėn e tė fortėve

dhe e rrėnon fuqinė nė tė cilėn shpresonin.

23 Kush e ruan gojėn e gjuhėn e vet,

ruan vetveten nga tė vėshtirat.

24 Krenari dhe i dėrhuzdti quhet pėrqeshės:

ai bėn gjithēka me mujshi tė tepruar.

25 Dėshirat e mbysin pėrtacin,

sepse duart e tija s’duan tė punojnė.

26 Gjithė ditėn dėshiron e lakmon

‑ kurse i drejti jep me dorėdhani.

27 E iritshme ėshtė flia e tė paudhit,

sidomos nėse kushtohet me qėllim tė keq.

28 Dėshmitari i rremė do tė vritet,

kurse njeriu qė dėgjon do tė mund tė flasė gjithmonė.

29 Keqbėrėsi merr nė fytyrė njė hije tė rėndė,

kurse i drejti e ndreq jetėn e vet.

30 Nuk ka as urti, as menēuri as kėshill

qė t’i rrijė pėrballė Zotit.

31 Kali bėhet gati pėr ditėn e luftimit,

por shpėtimin e jep Zoti.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Zemra e mbretit si rrėketė e ujėrave ėsh...